Connect with us

Aktualitet

10 Dhjetor dita nderkombetare e te drejtave te njeriut

Data 10 Dhjetor shënon ditën e të drejtave të njeriut.

 

72 vite më parë, në dt. 10 Dhjetor të vitit të vitit 1948 u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut. Deklarata lindi si përgjigje ndaj tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe përfaqëson përpjekjen e parë globale për mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë njerëz besonin se ishin të drejta themelore që i takojnë të gjitha qënieve njerëzore.

Edhe pse kanë kaluar rreth 72 vite nga miratimi i kësaj deklarate, mos respektimi i të drejtave të njeriut vazhdon të jetë një problem me përhapje të gjerë në disa vende të ndryshme të Botës, duke përfshirë dhe vendin tonë.

Në këto 30 vite të veprimtarisë së tij, Komitet Shqiptar i Helsinkit vëren se shtetasit nuk gëzojnë mjaftueshëm informacion për të drejtat dhe liritë e tyre si dhe mjetet ligjore se si t’i ushtrojnë këto të drejta por gjithashtu nuk kanë dhe mundësitë financiare për të patur shërbim ligjor cilësor për të kërkuar ligjërisht të drejtat e shkelura.

Përgjatë këtij viti, situata e pandemisë dhe masat me natyrë kufizuese ndikuan në përkeqësimin e situatës së të drejtave dhe lirive të njeriut pothuajse në çdo vend të botës, ndërkohë që niveli apo proporcionaliteti i kufizimeve në raport me nevojën për të parandaluar përhapjen e Pandemisë, kryesisht ishte indikator dhe tregues i nivelit të demokracisë funksionale në shtetet përkatëse.

Në mënyrë të veçantë, pandemia përkeqësoi në vendin tonë aksesin e qytetarëve dhe gazetarëve në të drejtën për informim, aksesin e organizatave të shoqërisë civile në proceset e konsultimit publik të ligjeve të rëndësisë së veçantë dhe aksesin efektiv të tyre në politikbërje, cenoi në disa raste të drejtën për tubim dhe organizim (shpërndarja e disa tubimeve nga policia nuk reflektoi një qasje të unifikuar, ndërkohë që pati edhe procedime penale ndaj protestuesve),  ngadalësoi ritmet e ecurisë së zbatimit të reformës në drejtësi duke sjellë pengesa dhe vonesa të aksesit të qytetarëve në sistemin gjyqësor, vështirësoi kushtet sociale-ekonomike të grupeve të marxhinalizuara të shoqërisë, të cilat u përballën me papunësi, ndikoi në rritjen e numrit të grave dhe vajzave të dhunuara në familje, pamundësoi takimet fizike të shtetasve të privuar nga liria në sistemin e burgjeve me familjarët e tyre, kufizoi lirinë e lëvizjes së shtetasve shqiptarë që kërkonin të riktheheshin pranë familjeve të tyre në periudhën e parë dhe të vështirë të pandemisë, etj.

Personeli shëndetësor dhe veçanërisht bluzat e bardha që u vunë në shërbim të njerëzve që u prekën nga Covid 19 u përballën me një sërë vështirësish dhe sfidash që nga orët e tejzgjatura të punës, duke sjellë privimin e tyre nga jeta familjare, me qëllim që të shpëtoheshin sa më shumë jetë njerëzish të rrezikuara nga virusi vdekje prurës. I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjarëve të mjekëve që sot nuk jetojnë më dhe humbën betejën me Covid 19. Njëkohësisht shprehim mirënjohjen e thellë për të gjithë personelin shëndetësor që u rrjeshtua me përkushtim dhe pasion, në vijën e parë të mbrotjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve nga Covid 19.

Përpjekjet për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, evidentojnë nevojën për të forcuar llogaridhënien, transparencën dhe përgjegjësinë e institucioneve shtetërore në raport me individin dhe interesin publik në tërësi si dhe nevojën për të siguruar më shumë mundësi dhe barazi, për të rinj dhe të reja, vajza dhe gra, persona me aftësi të kufizuara, persona me orientim të ndryshëm seksual, identitet gjinor, personave që i përkasin minorieteteve apo besimeve të ndryshme fetare apo persona të tjerë që i përkasin grupeve të disavantazhuara nga pikëpamja sociale dhe ekonomike në shoqërinë tonë.

Mbrojtjësit e të drejtave dhe lirive të njeriut në vendin tonë japin një kontribut të vyer për të ndërtuar një shoqëri me më shumë përgjegjësi dhe respekt për të drejtat dhe liritë, veçanërisht kur ato u cënohen grupeve apo njerëzve në nevojë. Çdo paragjykim apo sulm ndaj punës dhe veprimtarisë së mbrojtjësve të të drejtave të njeriut, sikurse ka patur raste të shënuara përgjatë këtij viti, është i papranueshëm në një shoqëri demokratike.

Me konsiderate,

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

SPAK kontroll në shtëpinë e Olti Currit (i njohur për lidhjet me çiftin Meta-Kryemadhi)

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve me urdhër të Spak-ut, kanë mësyrë për një kontroll të befasishëm në shtëpinë e blogerit Olti Curri, në lagjen “Kodra e Diellit”.

Kjo bëhet me dije nga gazetari Bledi Mane.

“Kjo banesë ekskluzive dikur në pronësi të vjehrrës së Ilir Metës, ka pak kohë që ka kaluar në emrin e Olti Currit.

Agjentët kanë sekuestruar një kompjuter, një telefon dhe disa sende të tjera personale.

Olti Curri pretendon se këtë shtëpi që kushton 320 mijë euro e ka blerë me kursimet e parave që ka fituar nga shkruajtja e teksteve të këngëve nëpër festivale të ndryshme.

Informohemi se Curri është një nga 10 miqtë e afërt të Monika Kryemadhit, të cilët Prokuroria speciale i ka vënë nën përgjim e nën hetim”, shkruan ai.

TEMA

Continue Reading

Aktualitet

Gazetari vë në siklet Blushin: I the Berishës tradhtar kur i shiti detin Greqisë, tani punon për të. Si u shite?

Gazetari Arbër Hitaj është përplasur mbrëmë në një debat televiziv me Sekretarin e Përgjithshëm të PL së Ilir Metës, Tedi Blushi.

Hitaj i kujtoi Blushit faktin se nga njëra anë pretendon që ka denoncuar Paktin e Detit mes Greqisë dhe Shqipërisë në “Gazetën Shqiptare” disa vite më pare, madje që kishte shkruajtur se “Sali Berisha është tradhtar i kombit”, ndërsa tani po punon për tradhëtarin Berisha, duke i kënduar këngë poshtë dritares.

“Tedi, ti ke zbuluar Paktin e Detit, që Sali Berisha, atëherë kryeministër, bëri me Greqinë, një skandal i madh për kohën. E ke publikuar te Gazeta Shqiptare.

Madje, ka një lajm se informacionin ta ka dhënë Partia Socialiste, se ke qenë shumë afer me PS dhe të furnizonin me lajme.

Tani po punon për tradhëtarin Berisha. Si i bie, je shitur ti te Berisha? Je bërë tradhëtar, se del këndon dhe këngë patriotike?!”, u shpreh Hitaj.
Continue Reading

Aktualitet

Artan Hoxha tregon prapaskenat: Çfarë ndodh brenda dyerve të SPAK dhe kur mbyllet dosja ‘Meta’

Gazetari Artan Hoxha komentoi në studion e “Ekspres” çështjet për të cilat hetohet Kryetari i PL-së Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Gazetari u shpreh se kjo çështje është shumë më e hershme, është një çështje që e ka pasur vetë z. Dumani kur ka qenë prokurorë i thjeshtë.

Çështja CEZ-DIA është një çështje ku hetimet kanë ecur shumë , është dosja numër 55. Pavarësisht se vëmendja është fokusuar te Meta çështja është shumë komplekse dhe janë fokusuar shumë persona të tjerë aty.

Ajo dosje varet deri në çfarë niveli e zgjeron dhe e çon hetimin. Aty ka qenë kryeministër z. Berisha dhe z. Meta ishte ministër. Më pas ka ardhur në qeveri z. Rama dhe ministër z. Gjiknuri. Ishte OSHEE. U privatizua dhe u CEZ ku për shkak të borxheve hyri një kompani DIA që të bënte të mundur mbledhjen e këtij borxhi.

Meta e kishte si strategji të tijën për të pasur vëmendje në rrjetet sociale nisi të godiste SPAK, duke thënë SPAKU-torollaku, duke kërkuar një vëmendje maksimale për të marr.

Kreun e SPAK-ut, tha Hoxha, e kanë goditur dhe të tjerët por z. Meta është i vetmi person që i ka pasur të gjitha funksionet e shtetit shqiptar dhe i rritur në politikë që 22 vjeç, që e njeh shumë mirë funksionimin dhe hierarkinë e shtetit.

Ilir Meta gjithmonë ka njerëz nga pas. Ilir Meta pa skraparllinjtë është i mbaruar.  Meta nuk ka një bosht ideologjik por funksionon me grupime njerëzish. Në mëngjes Ilir Metë mund ta gjesh në Hasa me disa njerëz me influencë në zonë dhe në darkë mund ta gjesh në Konispol duke bërë një tjetër takim atje,” u shpreh Hoxha.

Continue Reading

Aktualitet

1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, si lindi dhe historiku i kësaj dite

1 Maji është dita ndërkombëtare e punëtorëve. Pothuajse në të gjithë botën kjo ditë synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës. Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

Historia e 1 majit

1 Maji lidhet ngushtë me protestat e përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, me 1 maj 1866, ku punëtorët kërkonin të drejtat e tyre në punë. Manifestimi masiv dhe madhështor u bë edhe një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1867.

Në vitin 1886, një demonstratë e madhe ndodhi në Amerikë, ku punëtorët kërkonin tetë orë punë. Megjithatë, shpejt demonstrata doli jashtë kontrollit dhe në Çikago dhe shumë njerëz u lënduan. Ky incident u bë i njohur si Çështja Haymarket dhe shënoi fillimin e Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Mbi 200 000 punëtorë, të mbledhur në sheshin qendror të Çikagos, do të nisnin grevat për të kërkuar të drejtat e tyre. Ndërkohë që gazetat do t’i vlerësonin ato si “absurde”. Vdekja e 7 policëve gjatë protestave, të nisura prej shumë ditësh, ishte shkaku i reagimit të Policisë së Çikagos ndaj lëvizjes së punëtorëve. Si pasojë e një bombe të hedhur nga forcat policore u vranë 8 udhëheqësit kryesorë të federatës së punëtorëve, duke e kthyer kështu majin në muajin e përkujtimit të përpjekjeve të punëtorëve për të fituar të drejtat e tyre.

Në vitin 1889, shumë parti socialiste në Evropë u mblodhën dhe vendosën të festojnë 1 majin si Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Rëndësia e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve

Kjo ditë na ndihmon të njohim kontributin e punëtorëve dhe klasës punëtore në zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit. 1 maji gjithashtu i nxit punëtorët të mësojnë për të drejtat e tyre dhe të ‘luftojnë’ për kushte pune më të mira.

Continue Reading

Aktualitet

Tensionohet situata para bashkisë së Tiranës, protestuesit heqin gardhin metalik dhe përplasen me policinë

Situata para bashkisë së Tiranës është tensionuar pasi protestuesit kanë hequr gardhin metalik, duke u përplasur fizikisht edhe me policinë.

Me thirrjet “poshtë diktatura”, protestuesit janë përleshur me forcat e rendit, të cilët kanë rrethuar godinën e bashkisë.

Për të shpërndarë protestuesit eshte hedhur edhe gaz lotsjellës.

Më herët këshilltarët e opozitës në bashkinë e Tiranës tentuan të çajnë kordonin e policisë me qëllim për të hyrë brenda ambienteve të bashkisë, por nuk janë lejuar.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING