Connect with us

Aktualitet

12 profesorë të njohur të shkencave mjekësore në mbarë botën kanë dhënë mendimin e tyre lidhur me pandeminë e koronavirusit

12 profesorë të njohur të shkencave mjekësore në mbarë botën kanë dhënë mendimin e tyre lidhur me pandeminë e koronavirusit të ri që ka goditur mbarë botën.

Ata vijnë nga fusha të ndryshme të shkencave mjekësore dhe japin argumentet respektive për situatën aktuale.

  1. Prof.Dr. Sucharit Bhakdi është ekspert i mikrobiologjisë. Ai ka qenë profesor në Universitetin ‘Johannes Gutenberg’ në Mainz dhe drejtues i Institutit për Mikrobiologji Mjekësore dhe Higjienë dhe një nga shkencëtarët më të cituar në historinë gjermane.

Çfarë thotë ai:

‘Kemi frikë se 1 milion infeksione me koronavirusin e ri do të çojnë në 30 vdekje në ditë gjatë 100 ditëve të ardhshme. Por ne nuk e kuptojmë se 20, 30, 40 ose 100 pacientë pozitivë për koronaviruset normalë tashmë vdesin çdo ditë. Masat anti-COVID-19 të qeverisë janë groteske, absurde dhe shumë të rrezikshme. Jetëgjatësia e miliona njerëzve po shkurtohet. Ndikimi i tmerrshëm në ekonominë botërore kërcënon ekzistencën e njerëzve të panumërt. Pasojat në kujdesin mjekësor janë të thella. Tashmë shërbimet për pacientët në nevojë janë zvogëluar, operacionet janë anuluar, praktikat boshe, personeli spitalor po zvogëlohet. E gjithë kjo do të ndikojë thellësisht në tërë shoqërinë tonë. Të gjitha këto masa po çojnë drejt vetëshkatërrimit dhe vetëvrasjeve kolektive të bazuara në asgjë tjetër veç një hijeje.’

  1. Dr. Wolfgang Wodarg është një mjek gjerman i specializuar në pulmonologji, politikan dhe ish-kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në vitin 2009 ai bëri thirrje për një hetim mbi konfliktet e interesit që kishin lidhje me reagimin e BE-së ndaj pandemisë së Gripit të Derrit.

Çfarë thotë ai:

‘Politikanët janë duke u gjykuar nga shkencëtarët…shkencëtarët që duan të jenë të rëndësishëm për të marrë para për institucionet e tyre. Shkencëtarët që thjesht ndjekin rrjedhën kryesore dhe dëshirojnë pjesën e tyre. Dhe ajo që mungon tani është një mënyrë racionale për të parë gjërat.

Ne duhet të bëjmë pyetje si: Si e kuptove se ky virus ishte i rrezikshëm?, Si ishte më parë?, ‘A nuk kishim të njëjtën gjë vitin e kaluar?, A është edhe diçka e re?. Kjo mungon.’

  1. Joel Kettner, profesor i Shkencave të Shëndetit në Komunitet dhe Kirurgjisë në Universitetin Manitoba, Kanada, ish-zyrtar Kryesor i Shëndetit Publik për provincën Manitoba dhe Drejtor Mjekësor i Qendrës Ndërkombëtare për Sëmundjet Infektive.

Çfarë thotë ai:

‘Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë, asgjëkund tjetër të afërt si kjo. Nuk po flas për pandeminë, sepse kam parë 30 prej tyre, një për çdo vit. Quhet grip. Dhe shumë sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes, ne nuk dimë gjithmonë se cilat janë ato. Por kurrë nuk e kam parë këtë reagim dhe jam duke u përpjekur të kuptoj pse. Unë shqetësohem për mesazhin për publikun, për frikën e kontaktit me njerëzit, të qenurit në të njëjtën hapësirë me njerëzit, të shtrëngojmë duart, të kemi takime me njerëzit. Unë shqetësohem për shumë, shumë pasoja që lidhen me këtë. Në Hubei, në vendin e origjinës, numri aktual i rasteve të raportuara është 1 për 1000 persona dhe shkalla reale e vdekjeve të raportuara është 1 në 20,000. Kështu që mbase kjo do të ndihmonte për t’i parë gjërat në perspektivë.’

  1. Dr. John Ioannidis, Profesor i Mjekësisë, i Kërkimit Shëndetësor dhe i Politikave dhe i Shkencave të të Dhënave Biomjekësore, në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Stanford dhe një Profesor i Statistikave në Stanford University School of Humanities and Science. Ai është drejtor i Qendrës së Hulumtimit të Parandalimit Stanford dhe bashkëdrejtor i Qendrës së Inovacionit Meta-Research në Stanford (METRICS).

Ai është gjithashtu kryeredaktori i Gazetës Evropiane të Hetimeve Klinike. Ai ishte kryetar në Departamentin e Higjienës dhe Epidemiologjisë, Universiteti i Janinës Shkolla e Mjekësisë si dhe profesor ndihmës në Shkollën e Mjekësisë Universitare Tufts.

Si mjek, shkencëtar dhe autor ai ka dhënë kontribute në mjekësinë e bazuar në prova, epidemiologjinë, shkencën e të dhënave dhe kërkimet klinike. Përveç kësaj, ai pionier fushën e meta-kërkimit. Ai ka treguar se shumë nga hulumtimet e publikuara nuk plotësojnë standarde të mira shkencore të provave.

Çfarë thotë ai:

‘Pacientët që janë testuar për SARS-CoV-2 janë në mënyrë disproporcionale ata me simptoma të rënda dhe pritshmëri të këqija. Meqenëse shumica e sistemeve shëndetësore kanë kapacitet të kufizuar të testimit, paragjykimi i përzgjedhjes madje mund të përkeqësohet në të ardhmen e afërt.

Një situatë kur u testua një popullatë e tërë, e mbyllur ishte anija e lundrimit Diamond Princess dhe pasagjerët e saj në karantinë. Shkalla e vdekshmërisë së rasteve ka qenë 1.0%, por kjo ishte një popullsi kryesisht e moshuar, në të cilën shkalla e vdekjes nga Covid-19 është shumë më e lartë.

A mund të jetë shkalla e fatalitetit të rastit Covid-19 kaq e ulët? Jo, thonë disa, duke treguar shkallën e lartë tek të moshuarit. Sidoqoftë, edhe disa të ashtuquajtur koronaviruse të tipit të butë ose që janë njohur me dekada mund të kenë shkallë fataliteti deri në 8% kur ata infektojnë njerëz të moshuar në azil pleqsh.

Nëse nuk do të kishim ditur për një virus të ri atje, dhe nuk do të kishim kontrolluar individë me teste PCR, numri i vdekjeve totale për shkak të ‘sëmundjes së ngjashme me gripin’ nuk do të duket e pazakontë këtë vit. Më së shumti, ne mund të kemi vërejtur rastësisht se gripi këtë sezon duket të jetë pak më i keq se mesatarja.’

  1. Dr Yoram Lass është një mjek, politikan dhe ish-Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Izrael. Ai gjithashtu punoi si Dekan i Asociuar i Shkollës Mjekësore të Universitetit Tel Aviv dhe gjatë viteve 1980 prezantoi punimin me bazë shkencore Tatzpit.
    Çfarë thotë ai:

‘Italia është e njohur për sëmundshmërinë e saj të madhe në problemet e frymëmarrjes, më shumë se tre herë se çdo vend tjetër evropian. Në SHBA rreth 40,000 njerëz vdesin në një sezon të rregullt të gripit dhe deri më tani kanë vdekur persona të moshuar nga koronavirusi, një pjesë e tyre në një azil pleqsh në Kirkland, Uashington.

Në çdo vend, më shumë njerëz vdesin nga gripi i rregullt në krahasim me ata që vdesin nga koronavirusi.

Ka një shembull shumë të mirë që të gjithë e harrojmë: Gripi i Derrave në 2009. Ky ishte një virus që arriti në botë nga Meksika dhe deri më sot nuk ka asnjë vaksinim kundër tij. Por çfarë? Në atë kohë nuk kishte asnjë Facebook ose mbase kishte por ishte akoma në fillimin e tij. Koronavirusi, në të kundërt, është një virus me marrëdhëniet me publikun. Kushdo që mendon se qeveritë i japin fund viruseve është i gabuar.’

  1. Dr. Pietro Vernazza është një mjek zviceran i specializuar për Sëmundjet infektive në Spitalin Kantonal St. Gallen dhe Profesor i Politikës Shëndetësore.

Çfarë thotë ai:
‘Ne kemi figura të besueshme nga Italia dhe një vepër të epidemiologëve, e cila është botuar në revistën e njohur shkencore ‘Science’ që shqyrtoi përhapjen në Kinë. Kjo e bën të qartë se rreth 85 përqind e të gjitha infeksioneve kanë ndodhur pa asnjë person që ta ketë ndjerë atë. 90 përqind e pacientëve të vdekur janë vërtetësisht mbi 70 vjeç, 50 përqind mbi 80 vjeç.

Në Itali, një në dhjetë njerëz të diagnostikuar vdesin, sipas gjetjeve të botimit të revistës, që është statistikisht një në çdo 1.000 njerëz të infektuar. Çdo rast individual është tragjik, por shpesh i ngjashëm me sezonin e gripit – prek njerëzit që janë në fund të jetës së tyre.

Nëse mbyllim shkollat, ne do t’i parandalojmë fëmijët të mos bëhen imunë shpejt. Ne duhet të integrojmë më mirë faktet shkencore në vendimet politike.’

  1. Frank Ulrich Montgomery është radiolog gjerman, ish-President i Shoqatës Mjekësore Gjermane dhe Zëvendës Kryetar i Shoqatës Botërore të Mjekësisë.
    Çfarë thotë ai:

‘Unë nuk jam një tifoz i bllokimit. Kushdo që imponon diçka të tillë duhet të thotë gjithashtu kur dhe si ta zgjedh përsëri. Meqenëse duhet të supozojmë se virusi do të jetë me ne për një kohë të gjatë, pyes veten se kur do të kthehemi në normalitet? Ju nuk mund t’i mbani shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor të mbyllura deri në fund të vitit. Sepse do të duhet të paktën kaq gjatë derisa të kemi një vaksinë. Italia ka imponuar një bllokim dhe ka efektin e kundërt. Ata shpejt arritën kufijtë e tyre të kapacitetit të spitaleve, por nuk ngadalësuan virusin të përhapej pavarësisht bllokimit.’

  1. Prof. Hendrik Streeck është studiues, epidemiolog dhe klinicist gjerman i HIV-it. Ai është profesor i virologjisë, dhe drejtor i Institutit të Virologjisë dhe Kërkimit HIV, në Universitetin e Bonit.

Çfarë thotë ai:

‘Patogjeni i ri nuk është aq i rrezikshëm, është edhe më pak i rrezikshëm se Sars-1. E veçanta është që Sars-CoV-2 replikohet në zonën e sipërme të fytit dhe për këtë arsye është shumë më infektiv sepse virusi hidhet nga fyti në fyt, si të thuash. Por kjo është gjithashtu një avantazh: Sepse Sars-1 përsëritet në mushkëri të thella, nuk është aq infektiv, por patjetër që futet në mushkëri, gjë që e bën atë më të rrezikshëm. Duhet të keni parasysh gjithashtu se vdekjet e Sars-CoV-2 në Gjermani ishin ekskluzivisht njerëz të moshuar. Në Heinsberg, për shembull, një njeri 78-vjeçar me sëmundje të mëparshme vdiq nga dështimi i zemrës, dhe kjo pa prekjen e mushkërive nga Sars-2. Meqenëse ishte infektuar, ai natyrisht paraqitet në statistikat Covid 19. Por pyetja është nëse ai nuk do të vdiste sidoqoftë, edhe pa Sars-2.’

  1. Dr Yanis Roussel – Një ekip studiuesish nga Instituti Spitalor Universitar Infektiv, Marsejë, duke kryer një studim të rishikuar mbi vdekshmërinë e koronavirusit për qeverinë e Francës:
    Çfarë thonë ata:

‘Problemi i SARS-CoV-2 është mbivlerësuar mbase, pasi 2.6 milionë njerëz vdesin nga infeksione të frymëmarrjes çdo vit në krahasim me më pak se 4000 vdekje për SARS-CoV-2 në kohën e shkrimit.

Ky studim krahasoi shkallën e vdekshmërisë së SARS-CoV-2 në vendet e OECD (1.3%) me shkallën e vdekshmërisë së koronavirusëve të zakonshëm të identifikuar në pacientët AP-HM (0.8%) nga 1 janari 2013 deri në 2 mars 2020. Testi Chi-katror ishte kryer, dhe vlera P ishte 0.11 (jo domethënëse).

Duhet të theksohet se studimet sistematike të koronavirusëve të tjerë (por jo ende për SARS-CoV-2) kanë zbuluar që përqindja e bartësve asimptomatikë është e barabartë me ose edhe më e lartë se përqindja e pacientëve simptomatikë. Të njëjtat të dhëna për SARS-CoV-2 së shpejti mund të jenë të disponueshme, gjë që do të zvogëlojë më tej rrezikun relativ që lidhet me këtë patologji specifike.’
10. Dr. David Katz është një mjek amerikan dhe drejtori themelues i Qendrës së Kërkimit Parandalues të Universitetit Yale, SHBA.

Çfarë thotë ai:

‘Jam thellësisht i shqetësuar që pasojat shëndetësore sociale, ekonomike dhe publike të kësaj shkrirjeje të jetës normale – shkollat dhe bizneset e mbyllura, tubimet e ndaluara – do të jenë afatgjata dhe katastrofike, ndoshta më të rënda se sa numri i drejtpërdrejtë i vetë virusit. Tregu i aksioneve do të rikthehet sërish, por shumë biznese nuk do ta bëjnë kurrë. Papunësia, varfëria dhe dëshpërimi që ka të ngjarë të rezultojnë do të jenë skorje të shëndetit publik të rendit të parë.’

  1. Michael T. Osterholm është profesor i regjentëve dhe drejtor i Qendrës për Hulumtim dhe Politikë të Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotas, SHBA.

Çfarë thotë ai:

‘Konsideroni efektin e mbylljes së zyrave, shkollave, sistemeve të transportit, restoranteve, hoteleve, dyqaneve, teatrove, sallave të koncerteve, ngjarjeve sportive dhe ambienteve të tjera në një kohë të pacaktuar dhe duke lënë të gjithë punëtorët e tyre të papunë. Rezultati i mundshëm do të ishte jo vetëm një depresion, por një ndarje e plotë ekonomike, me punë të panumërta të humbura përgjithmonë, shumë kohë përpara se një vaksinë të jetë e gatshme ose imuniteti natyror të reagojë. Alternativa më e mirë ka të ngjarë që të lejojë që personat në rrezik të ulët për sëmundje serioze të vazhdojnë të punojnë, të mbajnë biznesin dhe prodhimtarinë, të funksionojnë dhe të drejtojnë shoqërinë, ndërsa në të njëjtën kohë këshillojnë individët me rrezik më të lartë që të mbrohen nga distanca fizike dhe duke rritur aftësinë tonë të kujdesit shëndetësor sa më agresivisht të jetë e mundur. Me këtë plan beteje, ne mund të ndërtonim gradualisht imunitetin pa shkatërruar strukturën financiare mbi të cilën bazohet jeta jonë.’

  1. Dr.Peter Goetzsche është Profesor i Dizajnit dhe Analizës së Kërkimeve Klinike në Universitetin e Kopenhagenit dhe themelues i Bashkëpunimit Mjekësor Cochrane. Ai ka shkruar disa libra mbi korrupsionin në fushën e mjekësisë dhe fuqinë e kompanive të mëdha farmaceutike.

Çfarë thotë ai:

‘Problemi ynë kryesor është se askush nuk do të futet në telashe për masat që janë shumë drakoniane. Ata do të shqetësohen vetëm nëse bëjnë shumë pak. Pra, politikanët tanë dhe ata që punojnë me shëndetin publik bëjnë shumë më tepër sesa duhet të bëjnë.

Asnjë masë e tillë drakoniane nuk u zbatua gjatë pandemisë së gripit 2009 dhe ato padyshim që nuk mund të zbatohen çdo dimër, i cili është gjatë gjithë vitit, pasi gjithmonë është diku dimër. Ne nuk mund ta mbyllim tërë botën përgjithmonë. Nëse rezulton se epidemia zhduket pas shumë kohësh, do të ketë një radhë të njerëzve që duan të marrin kredi për këtë. Dhe mund të jemi të mallkuar se masat drakoniane do të zbatohen përsëri herën tjetër. Por kujtoni përherë rrëfenjën për tigrat ‘Pse e fryn bririn?’. ‘Për t’i mbajtur larg tigrat’. ‘Por këtu nuk ka tigra.’ ‘Aty do shihni!

******

Marrë nga globalresearch.ca; Përktheu Hashtag.al

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aksion policor/ Zbulohen një “shtëpi bari” dhe pajisje për prodhim kriptovalutash, shoqërohen 4 persona

Policia e Tepelenës ka ndërmarrë ditën e sotme një aksion në zonën e Kurveleshit pas disa informacioneve për prezencë të bimëve narkotike.

Mësohet se autoritetet kanë zbuluar një ambient të mbyllur ku ishin isntaluar drita për rritjen e kanabisit si edhe sende të tjera të përshtatura për rritjen e bimëve.

Raportohet se deri më tani janë zbuluar më shumë se 230 rrënjë kanabisi, ndërsa policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës 4 persona.

Një prej tyre dyshohet se është drejtuesi i veprimtarisë së paligjshme, ndërsa autorietetet vijojnë aksionin për verifikimin e personave të tjerë.

 

 

Gjithashtu gjatë kontrolleve të policisë në një tjetër banesë në Tepelenë janë zbuluar edhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Policia ka evidentuar faktin se në këto tri mjedise ka patur mbifaturim të energjisë elektrike çka ka nxitur dyshimet për përdorimin e tyre për veprimtari të jashtëligjshme.

Continue Reading

Aktualitet

‘Dyshime për pastrim parash’/ Lala: SPAK po heton intensivisht kullën “Mali i Tiranës

Klodiana Lala ka deklaruar se kulla “Mali i Tiranës” është duke u hetuar intensivisht nga SPAK dhe se ka dyshime për pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Kujtojmë se kjo është kulla që ngjalli mjaft debate pak kohë më parë, pasi edhe opozita nuk e denonconce publikisht, ndërkohë gazetari Mero Baze hodhi akuza se pas saj qëndron edhe djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, nëpërmjet një biznesmeni.

“SPAK po heton intensivisht për kullën “Mali i Tiranës”. Kam përgjigje zyrtare, ka hetim për pastirm parash dhe shpërdorim detyre. Shumë çështje që nuk fliten, sepse janë në fillime, edhe unë has vështirësi për ti raportuar. Të kesh fakte duhet punë titanike, e dini sa çështje mbulojmë. Kjo është një nga rastet që SPAK të na tregojë, nëse nuk është i ngecur në atë rrjetën e politikës dhe biznesit”, tha Lala.

Gazetarja foli edhe për disa çështje të lidhura me politikën që SPAK po heton aktualisht.

“Kemi hetimet për koncesionet në Shëndetësi. Janë 300 dëshmitarë vetëm te koncesioni i Check Up. Duhet një vit vetëm për të pyetur dëshmitarët.

Kemi një zv.kryeministër në arrati. Kemi kryetar bashkie në detyrë të thirrur. Nuk dua ta ndaj është Berisha, Meta apo Veliaj, por kur SPAK siguron prova, nuk duhet ndarë e majtë apo e djathtë. Nëse ka prova që i mbërthen, për mua janë në rregull.

Tjetra, kemi hetim të çelur ndaj Ilir Beqajt, zoti Beqaj ka patur ndikim shumë të madh brenda prokurorisë së posaçme. Ka patur grupime që kanë tentuar ta shpëtojnë. Ai ka dyshime për abuzime me fondet e SASPAK. Por ka edhe një çështje të re për zotin Beqaj. Ndërkohë, sot që flasim ke hetime pafund që përfshin zyrtarë të lartë. Nëse ndalemi te inceneratorët, SPAK duhet të hetonte si grup të strukturuar kriminal. Duhet të thërriste kryeministrin e vendit zotin Rama.

Por, sido që të shkojë, fakti që prokuroria edhe pse me vonesë po thërret njerëz që deri dje, edhe ne mediat, e mban mend kur bëra një kronikë per Veliajn, që mora sistemin TIMS dhe u ula, për të bërë një analizim? Veliaj më diltë duke mbjellë pemë dhe pastaj më rezultonte në Hollandë dhe Vienë. Ajo që më ka trishtuar shumë, nuk ishte problemi që po flitej për Erion Veliaj, nuk thoshte njeri kanë dalë këto të dhëna, nuk shqetësohej njeri , por thoshin qenka kujtuar një gazetare”, tha Lala.

Continue Reading

Aktualitet

Dosja e mashtrimit/ Si u zhyt Banka e Shqipërisë në skandalin e kredive

Nga Klodian Tomorri

Në 18 gusht të vitit 2015, një shoqëri e quajtur Micro Credit Albania bleu 22 milionë euro kredi të këqija nga banka Procredit. Çmimi i blerjes ishte sa 2.7 për qind e vlerës së kredive. Një muaj më vonë, e njëjta shoqëri bleu dhe 540 mijë euro të tjera kredi të këqija nga subjekti Vision Fund. Por të gjitha këto operacione zhvilloheshin në fshehtësi të plotë dhe aryeja për këtë ishte shumë e fortë. Micro Credit Albania nuk kishte liçencë për të blerë kredi, ndërsa Shqipëria nuk kishte ligj, që lejonte shitjen e kredive të këqija.

Micro Credit Albania ishte një kompani e licencuar nga Banka e Shqipërisë në 27 shkurt të vitit 2015 si institucion financiar mikrokredie. Baza ligjore për veprimtarinë e këtyre institucioneve qe miratuar me një rregullore të posaçme të Këshillit Mbikqyrës të BSH që në janar të vitit 2013 me firmën e ish guvernatorit Adrian Fullani. Në rregullore thuhej shprehimisht; “Institucionet financiare të mikrokredisë kanë si objekt të tyre vetëm kredidhënien dhe shërbimet këshilluese për veprimtarinë e kredidhënies.”

Pra sipas ligjit të asaj kohe, institucioneve të mikrokreditit u lejohej vetëm dhënia e mikrokredive deri në shumën maksimale 600 mijë lekë dhe asnjë aktivitet tjetër, aq më tepër blerja e kredive të këqija. Me pak fjalë, të gjitha transaksionet e shitblerjeve të kredive të këqija ishin një veprimtari në kundërshtim me ligjin, e cila vazhdoi për muaj të tërë.

Por në vend që të bllokonte veprimtarinë e paligjshme dhe të kallëzonte personat përgjegjës për ndjekje penale, Banka e Shqipërisë ndryshoi ligjin post factum duke tërhequr edhe Këshillin Mbikqyrës në paligjshmëri.

Implikimi i Këshillit Mbikqyrës

Në 30 mars të vitit 2016, kur kishin kaluar mbi 6 muaj nga koha që Micro Credit kishte blerë kreditë e para të këqija, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ndryshoi rregulloren “Për liçencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga instititucionet financiare jobanka”. Në pikën 2 të kësaj rregullore u shtua fjalia se “blerja e kredisë do të konsiderohet si një nga format e kredidhënies”.

Edhe pse kjo ishte vetëm një fjali e shkurtër, shndërrimi i saj në ligj i hapi rrugën një prej mashtrimeve më të mëdha financiare në historinë e Shqipërisë. Atë të zhvatjes së 100 mijë qytetarëve shqiptarë me kredi grabitqare dhe tjetërsimit të pronave për dhjetra mijë familje anembanë Shqipërisë. Një skemë grabitje, e cila vlerësohet se arrin në mbi 200 milionë euro.

Nuk dihet nëse Këshilli Mbikqyrës i kohës ishte në dijeni se në treg kishin ndodhur sakaq blerje masive të kredive të këqija nga shoqëria Micro Credit Albania apo u shty në ligjërimin e krimit nga krahu ekzekutiv i Bankës pa patur informacion të plotë se çfarë po votonte. Këtë me shumë gjasa do ta zbulojnë hetimet e SPAK. Megjithatë edhe me ndryshimin e rregullores paligjshmëria nuk ishte mbuluar tamam. Duhej edhe një lëvizje tjetër, tashmë për të ligjëruar MCA-në,e cila nuk vonoi.

Në 9 maj të vitit 2016 Banka e Shqipërisë revokoi liçencën e Micro Credit Albania si institucion financiar mikrokrediti dhe po në të njëjtën ditë e liçencoi atë si subjekt financiar jobankë. Kjo liçencë i jepte ligjërisht të drejtën Micro Credit Albanias që të blinte kredi të këqija edhe pse kompania kishte mbi 6 muaj që e bëntë këtë veprimtari në paligjshmëri.

Krimi pjell krim

Një aferë e nisur në mënyrë të paligjshme nuk mund të prodhojë gjë tjetër përveçse krim. Menjëherë pas liçencimit nga BSH, Micro Credit Albania bleu edhe 80 milionë euro të tjera kredi të këqija nga bankat private duke e çuar shumë totale në plot 100 milionë euro.

Por ndërsa Banka e Shqipërisë lëvdohej se masat e saj po ulnin kreditë e këqija në sistemin banker, mbi 100 mijë familje shqiptare u hodhën në kthetrat e një skeme kriminale mashtrimi. Nuk kaloi shumë dhe në ministrinë e Drejtësisë mbërritën me qindra ankesa nga qytetarë, të cilët ishin mashtruar dhe zhvatur në mënyrë të pamëshirshme nga Micro Credit Albania deri në rrënimin e familjeve të tyre.

Teksa ankesat nga qytetarët sa vinin e shtoheshin, ministria e Drejtësisë u detyrua të hapte një hetim mbi atë se çfarë po ndodhte. Hetimi gjeti fakte tronditëse të një skeme të mirëfilltë kriminale. Pas tij, Etilda Gjoni përpiloi një kallëzim penal prej 700 faqesh, të cilin e dorëzoi në prokurori dhe në Bankën e Shqipërisë.

Por pavarësisht gjetjeve tronditëse, as prokuroria dhe as Banka e Shqipërisë nuk vepruan duke i hapur rrugën skemës më të madhe të mashtrimit dhe tjetërimit të pronave në historinë e tregut financiar në Shqipëri, përjashto piramidat e vitit 1997.

Hezitimi i Bankës së Shqipërisë për të vepruar sipas prokurorisë së Tiranës dhe ligjerimi nga ajo i veprimtarise se paligjshme te Micro Credit Albania krijon dyshime të forta për shpërdorim detyre në nivelet më të larta drejtuese të Autoritetit Qëndror Monetar të vendit. Për këtë arsye prokuroria e Tiranës i kërkoi zyrtarisht SPAK të marrë nën hetim guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko./ Kapitali.al

Continue Reading

Aktualitet

Turistja gjermane humb jetën në Vlorë, ja çfarë dyshohet

Një 41-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në Zvërnec të Vlorës.

Policia bën me dije se turistja gjermane ishte duke pushuar në një kamping në Zvërnec dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Rreth orës 14:00, në spitalin rajonal të Vlorës, është dërguar pa shenja jete shtetasja gjermane L. K., 41 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia e Vlorës.

Continue Reading

Aktualitet

‘Korrupsioni është i llahtarshëm’/ Lubonja: Rama donte të mbulonte ‘diellin me shoshë’

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar mbledhjen e PS-së të kryeministrit Edi Rama.

Lubonja theksoi se kryeministri donte të mbulonte diellin me shoshë. Sipas tij, Rama në mbledhjen e PS-së ndau veten nga të tjerët, duke vijuar narrativën sikur i miri është vetë dhe të këqinjtë janë “të tjerët”.

Rama ndau veten nga të tjerët. Edi Rama dikur tha se është sistemi e jo punë individësh, por duket se kjo nuk del se është e vërtetë. Ishte përsëritje e asaj që thotë se ne do të ndërtojmë shtet. Kryeministri donte të mbulonte diellin me shoshë, por shosha është hapur shumë dhe duket. Edhe Veliaj është si ana tjetër e medaljes së Ramës, sepse Tiranën e kanë qeveritur të dy.

Grabitja e hapësirave publike që iu bëhet qytetarëve është bërë nga bashkia në Tiranë dhe qeveria. Kullat në Tiranë dalin nga thasët e krimit të organizuar. Bashkëpunimi i Edi Ramës me Erion Veliaj për mua është evidente. Rama donte të binddte të tjerët se unë jam i pastër. Korrupsioni tani është i llahtarshëm”, tha Fatos Lubonja.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING