Connect with us

Pinknews

“50 hijet” e Aurela Hoxhës në Spanjë, para se të martohet dhe lindë fëmijën e parë (FOTO)

Përmes postimeve të fundit, ajo bëri të ditur se ka bashkëpunuar me “Versacen” për një set të ri, duke shfaqur kështu anën e saj sensuale në lëvizje provokuese.

“Momente nga prapaskenat e Versace. Mezi pres të ndajë gjithçka me ju njerëz,”-ka shoqëruar me këtë mbishkrim postimin e saj.

Në ato skena, modelja shfaqet e veshur me një bodysuit me ngjyrë të kuqe, që ia theksonte linjat trupore asaj. Ndërkohë, ç’po ndodh me jetën private të Aurelës, pasi nuk shihet më në Tiranë dhe është vendosur pranë të dashurit misterioz në Spanjë?

Gjatë një interviste të fundit, modelja e njohur ka treguar se ka zgjedhur të jetojë atje për shkak të punës, ndërsa rrëfeu detaje nga romanca e saj.

“Nuk jam vetëm dhe nuk dua të them që kjo është arsyeja që më mban në Spanjë sepse kudo që të jem do ishim bashkë. Për momentin jemi atje, sepse unë po punoj. Bëra këtë zgjedhje për shumë arsye. Doja të bëja diçka tjetër, në Shqipëri kam filluar punë shumë e vogël dhe i kam provuar pothuajse të gjitha,”- tha Aurela Hoxha.

Ajo gjithashtu foli edhe për planet për martesë, duke thënë se dëshiron të bëjë një dasmë të madhe tradicionale shqiptare. Megjithatë, shtoi se mënyrën e organizmit të dasmës do t’ia lërë në dorë partnerit të saj.

“Në 2020 kemi pasur shumë plane, por nuk u realizuan. Unë vdes për një dasmë të madhe shqiptare. Jam e çuditshme, sepse në të njëjtën kohë dua një dasmë private, në plazh. Kur të vijë momenti, le ta zgjedhë partneri, ta zgjedhë ai më mirë dhe do bie dakord sepse jam femër e bindur,”- shtoi modelja.

Gjithashtu, Aurela Hoxha zbuloi edhe dëshirën për t’u bërë nënë, pasi të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Panorama

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pinknews

Vjen në jetë vajza? Luizi dhe Kiara ndajnë lajmin e shumëpritur

Ҫifti më i komentuar i momentit, Luizi dhe Kiara, kanë publikuar disa imazhe të reja.

Të përqafuar dhe të lumtur përkrah njëri-tjetrit, Luizi jep lajmin e shumëpritur për ndjekësit.

Ai ka shkruar poshtë fotos: “Edhe pak…”.

Si duket pritjes së ëmbël po i vjen fundi….

Continue Reading

Pinknews

“Romeon e përdora”/ Sipas Lisit, këta banorë do jenë finalistët e ‘BBV’

Gazetari Elvis Myrtaj dhe ish-banori i shtëpisë së ‘Big Brother Vip Albania’ ka treguar se dy konkurrentët që ai i sheh në finale janë Egla dhe Romeo. Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Fitstation’, ai u shpreh se Egla këtë kohën e fundit e ka ulur ritmin e lojës.

“Unë them se finalja do diskutohet mes Eglës dhe Romeos, edhe Heidi mund të jetë një ndër banoret që mund ta fitojë, por mbetet për tu parë edhe për shkak të situatave. Unë shikoj Eglën dhe Romeon, por nuk mbeten pas edhe Heidi me Julin”

Ndërsa sa i takon raportet që ai ka pasur me Romeon brenda shtëpisë u shpreh mes batutave u shpreh se “ai më përdori mua, unë e përdora atë, ne u përdorëm të dy, pastaj u puthëm”.

“Unë nuk e kuptoj këtë fjalën të ka përdor apo e kam përdor. Po të shohësh me vëmendje ne të dy jemi përfshirë aty. Kur dolën që bënë atë këngën e 100 ditëshit që banorët dolën jashtë, ai djali e kishte mendjen tek banorët e tjerë dhe komunikonim me sy me njëri tjetrin. Ne thjesht u përfshimë aty. Ne gjetëm një formë të caktuar për tia kaluar mirë me njëri tjetrin. Kështu që ai më përdori mua, unë e përdora atë, ne u përdorëm të dy, pastaj u puthëm”, tha ai.

Continue Reading

Pinknews

“U përjashtova nga gjimnazi”/Egla Ceno:Doja që të hyja në shkollë ushtarake

Egla Ceno ka treguar se kur ka qenë në një moshë të re ka pasur dëshirë që të shkonte në ushtri. Gjatë një bisede me banorin e ri Shkëlqim Bega, Egla tha se nuk e vazhdoi ushtrinë sepse nuk plotësonte kriterin e gjatësisë së duhur.

Aktorja tha që i urren rregullat, duke treguar se është përjashtuar nga gjimnazi.

“Doja shumë ushtrinë, por nuk plotësoja gjatësinë që të hyja në një shkollë ushtarake. E çuditshme, që unë nuk jam e disiplinuar, e urrej disiplinën. S’do e kisha mbaruar dot me të thënë të drejtë. I urrej rregullat se pa disiplinën nuk jetoj dot. Unë jam përjashtuar një ditë nga gjimnazi vetëm që nuk shkoja orët e para, flija gjumë. Sa vuante nëna ime. Shkolla ime ishte 40 hapa larg shtëpisë. Të betohem, e kisha përballë”– tregoi Egla.

Continue Reading

Pinknews

U eleminua nga shtëpia/ Liam Osmani zbulon fituesin e “BBVIP3”

Liam Osmani është konkurrenti që u eleminua nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duke humbur mundësinë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh pas një nominimi të fortë me Julian Dedën, Erjola Doçin, Françeska Muratin, Heidi Baçin, Romeo Veshajn dhe Roza Latin.

Pas daljes nga shtëpia ai u ftua në studio, ku u vu përballë disa pyetjeve nga moderatori, Ledion Liço dhe nga dy opinionistët e “BBV”, Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari.

Një ndër pyetjet që iu drejtua Liamit ishte se kush mendon që do ta fitojë çmimin e madh, ndërsa ish-banori tha se fituesi i “BBV” është Juli.

Biseda:

Ledioni: Pse publiku vendosi të largohesh ti?

Liam: Mendoj se qetësia që unë kërkova, por të mos harrojmë që mua më ndodhi një fatkeqësi dhe të futesh diku e të dalësh nga diku, ana psikologjike… pastaj të vish dhe të futesh sërish në shtëpinë e Big Brother… Realisht…

Ledioni: Po, po. Ku ka realisht më shumë presion?

Liam: Normale që atje.

Ledioni: A kishte aty një mospranim të situatave argëtuese dhe fokusimin vetëm te debatet?

Liam: Është shumë e thjeshtë, aty janë 4 persona që pasojnë njëri-tjetrin dhe bëjnë një teatër që për momentin i tregon ata të ndarë, por po prapë në vëmendje janë ata të 4: Juli, Romeo, Heidi, Egla. Në momentin që ti me zërin e ulët dhe me kulturën tënde mundohesh të shpjegosh diçka, nuk të lejojnë që të flasësh.

Ledioni: A shikon banor tjetër në finale përveç katërshes?

Liam: Erjola dhe Roza kanë nuhatur diçka për veten e tyre, por edhe pse jo të fitojnë Big Brother. Ndërsa Meritoni për mendimin tim po luan shumë keq që i është afruar Romeos. Shoqëria është shoqëri, mund të flasësh, zihesh, por jo të arrish në atë pikë. Graciano flet, por nuk i merret mendimi për bazë.

Ori: Kush mund ta fitojë Big Brotherin?

Liami: Juli.

Continue Reading

Pinknews

Meritoni betohet për djalin, Erjola: Je i shpifur, po e përdor për lojë

Pas Prime, Meriton Mjekiqi dhe Erjola Doçi u përfshinë në një debat të ashpër. Shkak u bë betimi që bëri Meritoni, duke përmendur djalin e tij, si për të theksuar se nuk e konsideron lojtare Erjolën dhe Rozën.
Ishte Erjola ajo e cila u revoltua, duke deklaruar se Meritoni përdor fëmijën për lojë.

‘Betohem për kokën e djalit tim, Loarin, nëse të llogaris si lojtare në këtë shtëpi, ty dhe Roza Latin’- tha Meritoni.

Sa i shpifur, kaq poshtë ke rënë si lojtar’- iu drejtua Erjola.

‘Është e imja, ti flet për fëmijën tim’- iu kthye më pas Meritoni.

Barazon kokën e djalit të tij me mua dhe Rozën. O i vogël, ha fjalët e tua. Djalin e fut në lojë, për ty ka më vlerë mua e Roza se të pëmendësh në emër djalin tënd, për një copë situatë’- vijoi t’i thoshte më pas Erjola.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING