Connect with us

Aktualitet

Aksident në rrugën Shkodër-Velipojë, ‘Range Rover’ me shpejtësi të lartë del nga rruga dhe bie në kanal, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Shkodrës, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në rrugën Shkodrës-Velipojë, ku automjeti tip ‘Range Rover’ doli nga rruga duke rënë në kanalin anësor.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po lëvizte automjeti, ku për pasojë shoferi nuk ka parë kthesën e fortë duke humbur kontrollin e makinës e duke rënë në kanal.

Sikurse mund të shihet edhe nga foto, përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti të shkatërrohet thuajse tërësisht.

Identiteti i viktimës nuk bëhet me dije dhe as të tjera detaje për ngjarjen. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *