Connect with us

Aktualitet

Aksidenti i zyrtarit të lartë në Kashar, që policia heshti

Një automjet VIP është aksidentuar në dalje të Tiranës, në Kashar, por ngjarja ka kaluar pa u raportuar pasi të gjithë kanë mbyllur sytë. Ishte gazetarja Klodiana Lala, ajo që një natë më parë vendosi të hapte një QUIZ në Facebook, duke dhënë kështu sinjalin për mjetin e aksidentuar.

“Quiz Cila eshte makina VIP qe eshte perplasur te Mbikalimi i Kasharit dhe te gjithe kane mbyllur syte?”– shkruante Lala.

MISTERI/ Aksidentohet mjeti VIP në Kashar, lëvizte familjen e zyrtarit

Mjeti në fjalë i përket një zyrtari me rëndësi në qeverinë shqiptare. Makina e aksidentuar ishte caktuar për të lëvizur familjen e tij, por që fatkeqësisht janë aksidentuar mëngjesin e pak ditëve më parë në Kashar.

PSH ka vendosur ta lërë ‘mister’ këtë ngjarje, por kush udhëtonte në mjetin e Ministrisë? Cili ishte shkaku i aksidentit? Përse po mbahet e fshehtë ngjarja? Çfarë ka që nuk shkon?

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *