Connect with us

Pinknews

Aktori i ‘Portokallis’ mesazh prekës për vdekjen e shqiptarit në New York

Shumë miq të aktorit shqiptar Florind Belliu i cili humbi jetën bashkë me bashkëshorten e tij pasi u hodhën nga kati i gjashtë i pallatit në Bronx, shprehën ngushëllimet me mesazhe prekëse lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në New York.

Një nga këta miq është edhe aktori i njohur i humorit Irgen Çela, i cili në një postim në Instagram shfaqet i pikëlluar dhe shkruan se nuk do t’i harrojë kurrë kujtimet që ka me 35-vjeçarin dhe pasionin që ndanin për aktrimin.

“Ma copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë. Nuk e besoj që ike kështu bashkë me Ornelën. Nuk më besohet që po bëj këtë status për ty. Je i ngulitur në mendjen time dhe zemrën time për gjithë ato kujtime të bukura që kemi bashkë dhe pasionin që ndanim për aktrimin. Ju shkoftë Shpirti në paqe të dyve shoku im i shtrenjtë dhe Zoti i dhëntë forcë familjes tënde në këto momente të vështira”, shkruan Çela.

Pinknews

Modelja shqiptare: Më pëlqejnë vetëm veriorët

Konkurrentja e Për’Puthen”, Erika, thotë se i pëlqejnë meshkujt veriorë, ndërsa me jugorët nuk ka dalë kurrë, pasi i duket sikur “takon një kushëri”. Ajo do në krah një mashkull që të “jetë pak toksik dhe xheloz që ta mbajë nën kontroll”.

Erika: Mua më pëlqejnë meshkujt që janë xhentilman. Ata meshkuj që të vijnë me dhurata, me lule, që mundohen të bëjnë maksimumin për ty. Jam e tërhequr edhe nga meshkujt toksikë.

Nuk po them që të kalojnë në ekstrem, por të jenë pak, e bëjnë më adrenalinë njohjen. Kur janë pak xhelozë, që mundohen të të vënë pak në kontroll.

Ronaldo Sharka: Veriorët thonë që janë një çikë si shumë xhelozë.

Erika: Po veriorët ata më ngjisin, nuk kam dalë kurrë me jugorë.

Ronalo Sharka: Po pse, çfarë kanë jugorët?

Erika: Seksi është e para gjë. Më duket sikur po flas me ndonjë nga kushërinjtë e mi, edhe i them jo që në fillim.

Ajo ndërkohë tha se harxhon 5 mijë euro në muaj.

“Shpenzimet e mia, muaji është me minus në fund të muajit. Por ka muaj që kalojnë këto shifra, por mund të jenë  edhe më pak. Muajt e verës edhe më shumë se 5 mijë”-ishte përgjigja e Erikës, kur u pyet sa para harxhon në muaj.

Continue Reading

Pinknews

I doli emri në përgjimet e dosjes kriminale, ekzekutohet ish-Missi

Landy Párraga, ish-Miss Ekuadori dhe modele, u qëllua për vdekje brenda një restoranti në qendrën tregtare La Cuadra.

Párraga ishte duke ngrënë mëngjes kur vrasësit hynë brenda dhe e qëlluan disa herë derisa vdiq. Emri i Landy Párraga u shfaq në rastin “Metastasis”.

Modelja ka qenë duke qëndruar me partnerin e saj e me sa duket do largohej nga restoranti, kur brenda kanë hyrë dy persona, shkruan El Universo.

Njëri prej tyre është afruar dhe ka qëlluar drejtpërsëdrejti modelen, e cila kishte veshur një bluzë blu të hapur dhe pantallona të shkurtra të bardha.

Ai e qëlloi dhe pasi ajo u rrëzua në tokë vijoi ta qëllonte. Ai ka qëlluar më pas edhe shoqëruesin e ish-mbretëreshës së bukurisë që ishte në krah.

Vrasësi i dytë që ishte pranë derës u afrua disa hapa dhe tentoi gjithashtu të qëllonte Parragën. Vrasja është regjistruar në kamerat e sigurisë së biznesit.

Ish-mbretëresha e bukurisë përmendej në bisedat mes trafikantit të drogës Leandro Norero dhe avokatit të tij Helive Angulo, të cilat u publikuan në çështjen “Metastasis”, për të cilën ka disa të arrestuar.

Në ato biseda, avokati i Noreros i tha asaj se gjoja po kontrollohej nga një importues. Norero kishte thënë gjoja se ky importues nuk ishte i saj dhe se ajo nuk mund të shfaqej e lidhur me të.

Më tej, sipas bisedave, ajo e kishte njohur me disa gjeneralë dhe një ish-kryetar të Kuvendit. Tashmë e ndjera banonte në Santo Domingo dhe kishte mbërritur në Quevedo, ku të shtunën mbrëma mori pjesë në martesën e ish-nënprefektit të Los Ríos Jhoa Chon-Qui.

Continue Reading

Pinknews

Kejvina Kthella ngre temperaturat me pozat joshëse nga Dubai

Ish-velina, Kejvina Kthella ka “tërbuar” fansat me fotot e nxehta në rrjetet sociale.

Kejvina ka publikuar disa foto ku shfaqet super bombastike me një fustan të ngushtë pas trupit.

Bukuroshja ka ekspozuar format e saj perfekte, teksa ndodhet në një restorant, duke hipnotizuar ndjekësit.

Këta të fundit kanë shpërthyer në komente, ku e përgëzojnë për trupin perfekt.

FOTOT: Kejvina Kthella ngre temperaturat me pozat joshëse nga Dubai

Continue Reading

Pinknews

“Është maskilist”/ Deklarata e Heidit në dhomën e rrëfimit për Romeon

Ditën e sotme në ‘Big Brother Fan Club’ u diskutua sërish vërtetësia e lidhjes së Romeos dhe Heidit.

Aty u zbulua edhe videon e plotë me deklaratën e plotë të Heidit të bërë në dhomën e rrëfimit lidhur me mos qëndrimin e Romeos në suitën e dhuruar nga Vëllai i Madh për çiftin

Heidi thotë se në mesazhin e dronit, thuhej që Romeo është maskilist dhe fallco

Unë e kisha mendjen me bë qef, me ndejt te ai ambjenti dhe ai ishte jashtë t`u pi cigare, t`u shfry nervat. Si të vjen ty me ndejt jashtë, kur kemi një super ambjent të ri, aty prisja të shifja vaskën bashkë me Romeon, por aty kisha Gracianon, Julin dhe Eglën, dhe ai i fut një të qeshme që është shenjë nervozizmi dhe ikën.

Ata që e kanë çuar dronin, janë ata që mendojnë se Romeo po luan dhe më paralajmërojnë mua që të hap sytë. Dhe në mesazh thuhet që ai është maskilist dhe fallco, kjo i bie me i hedh poshtë të gjitha, por gjithsesi unë qëndrimin tim do mbaj,” tha Heid

Continue Reading

Pinknews

Vjen në jetë vajza? Luizi dhe Kiara ndajnë lajmin e shumëpritur

Ҫifti më i komentuar i momentit, Luizi dhe Kiara, kanë publikuar disa imazhe të reja.

Të përqafuar dhe të lumtur përkrah njëri-tjetrit, Luizi jep lajmin e shumëpritur për ndjekësit.

Ai ka shkruar poshtë fotos: “Edhe pak…”.

Si duket pritjes së ëmbël po i vjen fundi….

Continue Reading
Advertisement

TRENDING