Aktualitet
Ambasadori Italian Fabrizio Bucci dhe Arben Kraja, Kreu i SPAK, diakutuan rreth situatës së autoriteteve hetimore, sektor shumë I rëndësishëm i rrugëtimit të Shqiperisë drejt anëtarësimit në BE.
Takim i frytshëm mes Ambasadorit të Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, dhe Arben Krajës, Kreu i SPAK – Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar shqiptar dhe korrupsionit – si dhe Aida Hajnaj, Drejtuese e BKH-së – Byroja Kombëtare e Hetimeve.
Një mundësi për të nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit mes forcave përkatëse të Policisë së Shtetit në luftën ndaj krimit të organizuar që paraqet gjithmonë e më shumë karakter transnacional.
Ambasadori vuri në dukje mbështetjen e plotë të Italisë ndaj institucioneve shqiptare, duke shprehur mbështetjen e plotë të veprimtarisë së autoriteteve hetimore, sektor shumë I rëndësishëm i rrugëtimit të Shqiperisë drejt anëtarësimit në BE.