Connect with us

Kronike

Arrestime dhe sekuestrime, SPAK nxjerr bilancin

Prokuroria e Posaçme SPAK ka bërë bilancin e punës për muajin korrik.

Gjatë këtij muaji janë paraqitur 13 kallëzime penale, nga të cilat për 2 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

Janë regjistruar 15 procedime penale, nga të cilat, 4 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë dërguar për gjykim 3 procedime penale me tre persona të pandehur, nga të cilat, një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 2 procedime me 2 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme janë miratuar nga Gjykata e Posaçme 21 masa sigurimi personale ndaj personave nën hetim.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme janë miratuar caktime të masës së sigurimit pasuror nga Gjykata e Posaçme për 4 pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale prej 66 811 m².

Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 5 vendime themeli, duke deklaruar fajtorë 43 të pandehur.

Bazuar në ligjin Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (të ndryshuar), janë sekuestruar me vendim gjykate 24 pasuri, si më poshtë:

– 7 subjekte tregtare.

– 4 pasuri të luajtshme të llojit automjet.

– 13 pasuri të paluajtshme, nga të cilat, 10 sipërfaqe toke me sipërfaqe totale prej 24 233 m² dhe 3 objekte.

Janë kthyer 62 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

Janë ekzekutuar 5 vendime penale të formës së prerë si dhe janë nxjerrë 25 urdhra ekzekutimi për persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.

Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e 51 pasurive të luajtshme, si më poshtë:

– 3 automjete.

– 48 aparate celulare të markave të ndryshme.

Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e 75 pasurive të paluajtshme, si më poshtë:

– 73 sipërfaqe toke me sipërfaqe totale prej 305 175 m².

–  2 objekte.

Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 20 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 5 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.

Është vënë në ekzekutim një letërporosi e ardhur nga autoritetet e huaja gjyqësore dhe është dërguar një letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.

Është vënë në ekzekutim një kërkesë për ushtrimin e ndjekjes penale në Republikën e Shqipërisë.

Janë mbajtur 2 takime koordinuese, palë e marrëveshjeve në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e huaja. Është dërguar dokumentacioni pranë Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimin e një shtetasi shqiptar nga jashtë vendit në Republikën e Shqipërisë.

Është nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore me autoritetet e huaja.  Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e një shtetasi shqiptar.

U është kthyer përgjigje e plotë 22 kërkesave për informacion.

Kronike

Aksidentohet “Fordi” në Qafë Thanë-Pogradec, raportohet për dy persona të…

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Qafë Thanë – Pogradec.

Një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me murin e një banese pastaj me një shtyllë ndriçimi.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur shoferi i mjetit dhe pasagjeri. Nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tyre, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

Tragjike/ Dy të vdekur nga aksidenti në Suharakë, dyshohet se shoferja kaloi në…

Ditën e djeshme, dy persona kanë humbur jetën në një aksident në Suharekë. Policia përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë aksident tragjik.

Sipas raportit, thuhet se e dyshuara femër kosovare deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e saj, nga pakujdesia kalon në shiritin e kundërt të rrugës dhe goditet me motoçikletën, të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar.

“Si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës si dhe viktima (pasagjeri që gjendej në motoçikletë) mashkull kosovar kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit të mjeku kujdestar, kurse lëndime trupore kishin pësuar dy viktima femra kosovare, pasagjere në veturë”, njofton policia.

Të njëjtat janë dërguar për trajtim mjekësor ku njëra është liruar, ndërsa tjetra është ndalur për trajtim të mëtejshëm.

Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë, janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Viktimat e këtij aksidenti, sipas policisë janë P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993.

Continue Reading

Kronike

Përplasen dy automjete në Pogradec, ndërron jetë një prej pasagjerëve

Një aksident i rëndë ka ndodhur, në të gdhirë të së hënës, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht.

Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin 58 vjeç.

Për pasojë ka ndërruar jetë Fillim Zeka 80 vjeç, pasagjer i automjetit tip “Citroen”.

Ndërkohë është dëmtuar edhe drejtuesi i mjetit, 58-vjeçari i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Continue Reading

Kronike

Shqiptari qëllon për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në Duseldorf.

Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova.

Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Pak më vonë, policia ka mundur të arrestojë pa rezistencë një person të armatosur me armë zjarri para lokalit. Sipas policisë, personi i arrestuar është një kosovar 52 vjeçar me banim në Gjermani.

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Continue Reading

Kronike

E rëndë/ Hidhet nga kati i tretë i pallatit, ndërron jetë 67-vjeçarja

Gjatë natës, në Spitalin Rajonal Berat, është dërguar pa shenja jete, shtetasja F. M., 67-vjeçe, banuese në Kuçovë.

Dyshohet se shtetasja F. M., në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Gjatë natës, në Spitalin Rajonal Berat, është dërguar pa shenja jete, shtetasja F. M., 67 vjeçe, banuese në Kuçovë.

Në bazë të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe të informacioneve të marra, dyshohet se shtetasja F. M., në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Materialet procedurale për rastin i kaluan për vlerësim, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING