Aktualitet
Assange drejt ekstradimit në SHBA
Julian Assange mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara. Gjykata e Magjistraturës në Londër lëshoi një urdhër zyrtar ekstradimi për themeluesin e WikiLeaks. Assange nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, por u lidh me videokonferencë nga burgu i sigurisë maksimale në Londër, ku ai mbahet prej tre vitesh.
Me përjashtim të një apeli të minutës së fundit në Gjykatën e Lartë, tani i takon Ministres së Brendshme, Priti Patel, të japë dritën jeshile për transferimin e aktivistit australian në Shtetet e Bashkuara, ku rrezikon një denim shumë të rëndë pasi akuzohet për shpërndarjen e dokumenteve të rezervuara për krimet e luftës të kryera nga forcat amerikane në Irak dhe Afganistan.
Miratimi i ministrit – marrë si i mirëqenë – pritet brenda një periudhe maksimale prej 28 ditësh.