Connect with us

Aktualitet

Basha: Rama do jetë para drejtësisë, jo në bashkëqeverisje

Krydemokrati Lulzim Basha ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk do të bashkqeverisë më PS-në.

I pyetur gjatë bisedës në emisionin Log në ABC Neës se a do pranonte bashkëqeverisje me Edi Ramën, Basha tha prerë: Jo!

“Zero shans që të ketë aleancë me Edi Ramën. Zero shans që Edi Rama të fitojë zgjedhjet. Zero shans që Edi Rama të pengojë opozitën të krijojë qeverinë.”

Sipas kreut të PD, kreu i qeverisë Edi Rama e ka vulosur humbjen e tij në zgjedhje.

“Është zero e mundur sepse me Edi Ramën më 25 prill do merret drejtësia dhe jo koalicioni me Partinë Demokratike. Shifrat e nxjerrin opozitën fituese dyshifrore ndaj Partisë Socialiste. Kjo është e vërtetë dhe mjafton të shihni shifrat e vitit 2017. Me gjithë manipulimin dhe vjedhjen që konstatoi Bildi ai mezi arriti të merrte 48% të votave.

Mos të kishin qenë punët kështu. PD dhe aleatët do t’i fitojnë zgjedhje bindshëm. Zero shans aleancë me Edi Ramën. Në gjendjen ku është vendi dhe me të gjitha matjet e opinionit publik nuk ka asnjë shans që Edi Rama të mos pësojë një disfatë të thellë. Sfida jonë është që plagët e tërmetit dhe pandemisë t’i mbyllim në sa më pak kohë”, u shpreh Basha.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *