Connect with us

Aktualitet

Bëhu “mobile journalist!”

Je gazetar apo profesionist i medias që e përdor telefonin celular vetëm për telefonata apo mesazhe? Celulari yt është shumë më shumë se thjesht një pajisje komunikimi – është kamera, regjistrues zëri si edhe pajisje që mund të editojë foto dhe video.

Me aftësitë e duhura, të cilat mund të përvetësohen lehtësisht, telefonat “smart” ofrojnë gjithçka ke nevojë për prodhimin e plotë të historive të fuqishme gazetareske.

“Thomson Media” të fton të bashkohesh në këtë kurs pa pagesë mbi gazetarinë në celular – përmes ushtrimeve praktike, do të mësosh mbi realizimin e fotografive cilësore, regjistrimin e audios dhe videos si edhe montimin e historive gazetareske duke përdorur vetëm telefonin celular.

Do të mësosh të menduarit si një “mobile journalist”, i cili përdor celularin dhe aftësitë e fituara për të krijuar produkte të pavarura me përmbajtje gazetareske të cilësisë së lartë.

Çfarë do të mësoni:
• Bazat dhe avantazhet e gazetarisë në celular
• Si të zotëroni kamerën e celularit tuaj
• Si të regjistroni audio dhe të shkrepni fotografi të cilësisë së lartë nëpërmjet telefonit
• Si të montoni videot/audiot në celular duke përdorur aplikacione pa pagesë

Ky kurs online ju lejon të punoni me ritmin tuaj të zakonshëm, pasi materialet janë të gjitha të disponueshme në çdo kohë, pasi të jeni regjistruar. Koha e nevojshme për të përfunduar kursin e plotë është rreth 4 orë.

Kursi drejtohet nga trajneri kryesor i Thomson Media për rajonin, Aleksandar Manasiev, një gazetar me përvojë dhe redaktor i medias digjitale Vidi Vaka.  Kursi përfshin një prezantim të veçantë nga Glen Mulcahy, pionier i gazetarisë mobile, i cili ka frymëzuar dhe përkrahur rritjen e këtij zhanri të gazetarisë në të gjithë globin.
Regjistrohu tani: Merrni një certifikatë për tu kthyer në një gazetar mobile nën mentorimin tonë!

Faqja online e regjistrimit: “Mobile Journalism – Kurs fillestar”

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *