Bota
Belgjika futet në karantinë…Megjithatë lejohen deri në dy “partnerë të përqafimit”
Quhet “knuffelcontact” dhe fjalë për fjalë do të thotë “shok i përqafimit”.
Eshtë një nga masat e vendosura nga qeveria belge për bllokimin e ri që do të vendoset për shkak të pandemisë Covid.
Secili mund të ketë një por kush do edhe dy…
Një risi e krijuar për të ndihmuar njerëzit në periudhën e dytë të izolimit, e cila filloi në 2 nëntor dhe do të vazhdojë deri më 13 dhjetor.
Që nga fillimi i epidemisë, Belgjika ka arritur në 500,000 raste dhe vdekjet janë mbi 13,000, por sipas autoriteteve shëndetësore, shtrimet në spital gjatë valës së dytë tashmë kanë arritur kulmin.
Kryeministri Alexander De Croo, duke njoftuar bllokimin e dytë, ishte i qartë në ato që tha: Ne duam mbyllje, jo izolim.
Çdo anëtar i një familje ka të drejtë të ketë një deri në dy shokë përqafimi. Por rregullat janë të qarta…
Përveç njërit partner të përqafimit, ju mund të ftoni edhe një person tjetër, por kurrë në të njëjtën kohë dy…