Connect with us

Aktualitet

Cila pjesë e Europës është më dyshuese për vaksinën anti Covid?

Europa mund të ndjekë shembullin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të miratojë një vaksinë Covid-19 në javët e ardhshme. Ekspertët thonë se deri 70% e popullsisë duhet të vaksinohet në mënyrë që Covid të vendoset nën kontroll. Por, sa besim kanë europianë te vaksina dhe a do të jenë të gatshëm të vaksinohen kur të kenë  një vaksinë në dispozicion?

Sipas Euronews sondazhe të shumta tregojnë se europianët janë ndër më skeptikët në lidhje me vaksinën e COVID-19. Një sondazh i fundit ku morën pjesë mbi 13 400 njerëz në 19 vende zbuloi se njerëzit në Poloni, për shembull, raportuan përgjigjet më negative nëse do ta bënin ose jo vaksinën. Suedia, Gjermania dhe Spanja gjithashtu treguan më shumë skepticizëm se vendet e tjera të zhvilluara si Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *