Connect with us

Aktualitet

COVID-19 i merr jetën aktorit të njohur shqiptar, Petrit Malaj rrëqeth me dedikim e tij prekës: Shpirti im dhemb për të!

Një lajm i trishtë erdhi mëngjesin e sotëm për gjithë shqiptarët. Aktori i madh Valter Gjoni mbylli sot sytë përgjithmonë pasi humbi betejën me COVID-19.

Miku dhe kolegu i tij, Petrit Malaj ka bërë një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të Valterit, një artist i kompletuar në të gjitha dimensionet e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj shkruan se u ndje shumë keq kur mori vesh për lajmin e ndarjes së tij nga jeta të Valterit dhe po i dhemb shpirti.

Arti në zi/ COVID-19 i merr jetën aktorit dhe zyrtarit të lartë shqiptar, Erion Veliaj jep lajmin e trishtë: Nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë! (FOTO)
“Sa të vështirë na e bëre jetën ……

Mirë që të gjithë presim radhën kur do të kemi mbi shpinë, por kur na shkëput miq e shokë…këtë s’po e mbajmë dot! E fillova aq keq mëngjesin e sotëm sa lotët më rrjedhin e si ndal dot… u nda prej nesh Valter Gjoni, miku im i shkëlqyer, artisti i talentuar, njeriu i pastër e i ndershëm aq i rrallë në këtë vend! Dhe shpirti im dhemb për të!

Do të kujtoj me mall koleg e miku im i shtrenjtë!”, shkruan Malaj.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *