Connect with us

Aktualitet

Dita Ndërkombëtare e Maleve – Ta ruajmë biodiversitetin malor

Dita Ndërkombëtare e Maleve është themeluar në 2002, në mënyrë
që të theksohet rëndësia e tyre për natyrën dhe njerëzit. Malet sigurojnë sasinë më të madhe të
ujit të freskët, rregullojnë klimën dhe cilësinë e ajrit, përfaqësojnë habitatin për një të katërtën e
specieve bimore dhe shtazore, ndërsa 15% e popullsisë së botës jeton në zona malore.
Sidoqoftë, biodiversiteti i tyre kërcënohet nga ndryshimi i klimës, bujqësia e paqëndrueshme,
shfrytëzimi i burimeve minerale, shpyllëzimi, gjuetia ilegale, shndërrimi i tokës dhe ndërtimi i
tepërt. Së bashku me fatkeqësitë natyrore, e gjithë kjo çon në një mjedis të brishtë dhe të
paqëndrueshëm për komunitetet lokale.


“Shumë nga këta faktorë jo vetëm që kërcënojnë vlerat unike natyrore të maleve, por gjithashtu
rrezikojnë mbijetesën e komuniteteve lokale në zonat malore. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm
se aktivitetet e paqëndrueshme në natyrë në fund të fundit gjithmonë do të prekin njerëzit, dhe
jo më shpesh ata që kryejnë ato aktivitete. Grupet e margjinalizuara vuajnë pasojat më të
mëdha, siç janë komunitetet në zonat malore rurale, të cilët shpesh largohen nga shtëpitë e tyre
për shkak të mungesës së mundësive për zhvillim ekonomik. Kjo është arsyeja pse një nga
rekomandimet është përfshirja e politikave specifike malore në strategjitë kombëtare të zhvillimit
të qëndrueshëm” tha Marko Pećarević, Menaxher i Programit WWF për Zonat e Mbrojtura.
Malet përbëjnë shumicën e zonave të mbrojtura në rajonin tonë. Një konferencë e fundit mbi
ndikimin e pandemisë Covid-19 në zonat e mbrojtura, organizuar nga WWF dhe Parqet
Dinaride, nxori në pah ndjeshmërinë e zonave të mbrojtura në situata ku turizmi nuk është i
mundur. Ndërsa disa zona, kryesisht parqe kombëtare, kanë arritur të rikuperojnë të ardhurat
për shkak të vizitave masive pas heqjes së masave dhe pamundësisë për të udhëtuar jashtë
vendit, një numër i zonave më të vogla të mbrojtura kanë mbetur në mangësi nga buxheti i
planifikuar. Duke anuluar vizitat në grup dhe aktivitetet rekreative, menaxherët dhe komunitetet
lokale mbetën pa të ardhura nga shitja e biletave dhe akomodimi.
“Është ende e pasigurt se sa do të zgjasë pandemia dhe sa kohë do të duhet që situata në
zonat e mbrojtura të normalizohet. Para parqeve, por edhe Qeverive është tani një sfidë e
madhe, për të gjetur mekanizma dhe mënyra që do të ndihmojnë në kapërcimin e krizës së
shkaktuar nga pandemia sa më lehtë të jetë e mundur. Në këtë kuptim, malet si atraksione të
rëndësishme turistike, të cilat ofrojnë habitate për speciet e mbrojtura, me vlerësimin e tyre të
qëndrueshëm mund të jenë një nga levat që do të aktivizojnë turizmin, vizitorë të përgjegjshëm
dhe të gjenerojnë të ardhurat e nevojshme për zonat e mbrojtura dhe komunitetin lokal, “tha
Zoran Mrdak, Drejtori Ekzekutiv i Parqeve Dinaride.

Janë pikërisht malet, të cilat janë simbol i Harkut Dinarik, përveç që kanë pasuri të
jashtëzakonshme ujore, pyjore dhe peizazhore dhe habitatet janë shumë specie të mbrojtura,
ato ofrojnë potencial të konsiderueshëm për krijimin e aktiviteteve të ndryshme ekonomike për
parqet, përmes turizmit të qëndrueshëm dhe bujqësisë, zanateve dhe mund të përmirësohen
modelet e zhvillimit të zonave të mbrojtura të rajonit tonë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *