Connect with us

Aktualitet

Duke filluar që sot, maska në fytyrë me detyrim, përjashtohet një numër i reduktuar personash

ISHP njoftoi se duke filluar nga dita e sotme, datë 15 tetor, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për t’u mbajtur kudo në ambientet jashtë shtëpisë.

Përjashtohen disa kategori të veçanta të qytetarëve, me probleme shëndetësore të konfirmuara nga mjeku dhe fëmijët nën 11 vjeç.

Sipas aktit normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.

Mos zbatimi i kësaj masë do të ketë penalitete.

Sipas Udhëzuesit, parimet e përdorimit të maskës dhe rastet kur duhet të mbahet në ambientet jashtë shtëpisë janë si më poshtë:

 

a.             Sa herë dilni nga shtëpia;
b.            Cdo individ mbi moshën 11 vjeç;
c.             Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.
d.            Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar
e.             Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
f.              Edhe gjatë ecjes në rrugë
g.            Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh
h.            Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj
i.              Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë
j.              Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante
k.            Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes
l.              Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19
m.          Në të gjitha institucionet fetare.
n.            Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.
o.            Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë. Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj.

a.             Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj
b.            Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.
c.             Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.
d.            Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare
e.             Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).
f.              Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli
g.            Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.
h.             Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

Udhëzuesi i miratuar përcakton qartë rastet përjashtimore të përdorimit të barrierës mbrojtjesë (maskës).

a.             Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
b.            Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.
c.             Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.
d.            Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
e.             Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të
f.              Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.
g.            Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Shpërthimi në banesën e gjyqtarit në Shkodër, reagon Manja: Akt burracakësh, drejtësia do triumfojë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar për sulmin ndaj banesës së gjyqtarit në Shkodër, Tonin Sterkaj.

Manja kërkon zbardhjen e plotë të këtij rasti, ndërsa shton se kushdo që synon të intimidojë drejtësinë nuk do t’ja arrijë.

“Me Tonin Sterkajn më ka njohur puna si drejtues i Prokurorisë Shkodër, gjatë viteve 2002-2007 dhe miqësinë tonë të atyre kohëve të vështira e kemi pasurinë tonë më të madhe. Si mik dhe si koleg, sot, i kam shprehur Toninit dhe familjes së tij gjithë mbështetjen time!

Si Ministër i Drejtësisë, kërkoj nga organet kompetente të zbardhin sa më parë këtë akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë, por që nuk do ia arrijnë dot, aq më tepër me Tonin Sterkajn, gjyqtarin më të vjetër e më me përvojë që ka sistemi i drejtësisë sot në juridiksionin e shkallës së parë! Sot jam në krah të Toninit dhe familjes së tij dhe jam i bindur se drejtësia do triumfojë dhe në këtë rast!”, shprehet Manja.

Continue Reading

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Sauk, tre të plagosur

Tre pjesëtarë të një familjeje kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Policia tha se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në një banesë në Sauk.

“Më datë 28.04.2024, në Sauk, në banesën e shtetasit A. D., dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit  A. D., 46 vjeç,  B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

U arrestua për korrupsion/ GJKKO lë në burg zyrtarin e Kadastrës Shtetërore

Gjykata e Posaçme ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg për zyrtarin e Kadastrës Shtetërore Dritan Stoka. Stroka u vu në pranga dy ditë më parë së bashku me Agim Osmanin.

Stoka arrestua për korrupsion në zgjedhje, pasi iu premtonte qytetarëve kryesisht të zonës së Saukut legalizim të banesave në këmbim të votave. Po ashtu GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë dhe për ish-kryeplakun e lagjes së re në Sauk, Agim Osmanin, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

Dritan Stoka dhe Agim Osmani u arrestuan gjatë ditës së premte pas aksionit të policisë me urdhër të SPAK. Ata akuzohen për korrupsion zgjedhor gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2019. Sipas hetimeve të SPAK, në atë kohë rezultoi se Dritan Stoka dhe Agim Osmani, kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Continue Reading

Aktualitet

Shkëmbim kokë më kokë të shënjestrave dhe para/ Pazaret Bajri-Dumani për vrasje

Prishja e pazarit mes të “fortit” të Shkodrës Behar Bajri dhe vrasësit me pagesë nga Sinaballaj, Nuredin Dumani, për ekzekutimin me 1.2 milion euro të Genci Tafilaj dhe Dorian Dulit, ka zhvendosur palët në një marëveshje tjetër.

Ku këtë herë nuk do ishte në lojë vetëm sasia e madhe e parave, por dhe shkëmbimi i hasmëve për tu vrarë, nga secila palë.

Në dosjen me Nr.9 që njihet për publikun si dosja “Metamorfoza”, ku aktualisht të pandehur janë marë 10 persona dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim, tregohet i qartë pazari që kanë bërë dy personazhet e njohur të botës së krimit, për vrasjen e Dorian Dulit dhe Talo Çelës.

Është një pazar, ku shkëmbehen kokë më kokë dy njerëz të planifikuar për tu vrarë nga secili grup kriminal.

Një pjesë të kësaj marëveshje, në dosjen “Metamorfoza” SPAK e ka dokumentuar edhe përmes dëshmisë së bashkëpuntorit dhe vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani.

Sipas rrëfimit të tij në “Metamorfoza”, në momentin kur i ka kërkuar Behar Bajrit 1.2 milion euro për vrasjen e Dorian Dulit dhe Genc Tafilaj, Behari ia ka shfaqur një reagim duke i thënë Dumanit se: “…ça thua mër vlla, unë 1.200.000 euro nuk i jap sikur të më çohen ato që kanë vdek…”.

Për shkak të këtij reagimi, Dumani ka treguar për llogari të dosjes nr.9, se Behar Bajri nuk paguante para për të kryer vrasje dhe nisur nga kjo situatë, ai ka hedhur idenë e një marëveshje tjetër, duke i kërkuar që këtë punë kriminale ta bënin me ndrim, kokë më kokë.

“…unë do të godisja kë donin “Bajrat”, Dorian Dulin, Licin e Tafilin, ndërsa “Bajrat” do më gjenin Talo Çelën.

Këtë kërkesë ja kam bërë pasi kisha informacione që “Bajrat” kishin lidhje me Suel Çelën dhe Talo Çela qëndronte pranë Suelit.

Bajri, pranoi ta bënin me këmbim dhe premtuan që do e gjenin Talon, dhe kërkonin që unë ti vrisja Dorian Dulin…”-ka treguar Nuredin Dumani.

Veë kësaj më tej në rrëfimin e tij për llogari të dosjes “Metamorfoza”, Dumani ka treguar se:
”…Behari më ofroi edhe para që të bëja vrasjen, duke më ofruan 200.000 për të bërë vrasjen, por unë i kam kërkuar që paratë t’ja jepnin djemve, ku me djem i referohesha Henrik Hoxhës dhe Skerdi Tases.

Behari, ra dakord me dhënë 200 mijë euro. Paratë nuk mi solli, por e kemi lënë që për çdo gjë do flisnim në aplikacionin “SkyEË”.

Në këtë kohë, Behari gati përditë më pyeste se çfarë po bëja. Dua të shtoj, se gjatë kohës që flisia me Behar Bajrin, unë kam komunikuar me Aleksandër Bahon në aplikacionin “SkyEË”, kodin nuk ja kujtoj por pseudonimin Sandri, e ka patur “SA”.

Aleksandër Baho, me pati thënë që Genc Tafilin do ma gjente ai. Aleksandri më ka informuar që Genc Tafili lëvizte me një VE “Golf 7 R32”, e cila ishte një makinë e shpejtë.

Duke marrë këtë informacion nga Aleksandri, i kam kërkuar Beharit që të më gjente një makinë të fuqishme dhe ai më ofroi një “Mercedes Benz” 500 kupe, të cilin unë ja kërkova të ma sillte në Milot dhe i kam thënë të rrinte gati e të ma sillte kur ta kërkoja, për dy apo tre ditë.

Aleksandër Baho, gjatë kësaj kohe më ka mbajtur me informacione për Dorian Dulin dhe Genc Tafilin. Goditja e Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, nuk u realizua asnjëherë pasi Aleksandri nuk konfirmoi ditë apo orë takimi të tyre.

Behari sa herë që flisnim intersohej se çfarë po bëhej. Behari ndonjëherë më thoshte që kishte edhe grupe të tjera, por ma kishin dhënë mua si punë.

Ai madje u shprehte se nuk kishte gjë me Dorian Dulin dhe Ibrahim Licin, por kërkonte që tu vrisnin se ata ishin ngatarruar me punët e tyre.

Dua të saktësoj, në një moment të komunikimit në “SkyEË” midis meje dhe përdoruesit të Behar Bajri, unë kam dyshuar që përdoruesi të jetë Behar Bajri nga shkrimi dhe mënyra e komunikimit.

E kam pyetur se kush ishte ai?. Përdoruesi më është përgjigjur që ishte djali xhaxhait së Beharit. Datën nuk e kujtoj…”.

Tashmë SPAK ka finalizuar hetimin dhe çështje ditësh dosjen “Metamorfoza”, do e kalojë për gjykim në gjykatën e posaçme, duke shpalosur 234 prova shkresore, duke përfshirë dhe një seri dëshmitarë, si ish-drejtuesi i komunës Velipojë, Nikoll Marku, e deri tek deklarimet e dy gjyqtarëve të Shkodrës, Besmir Struka dhe Sokol Shehu.

Mes emrave të vënë nën akuzë, është Drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, Drejtuesi i Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltian Bistri, biznesmeni i lojrave të fatit Pëllumb Gjoka, dhe kreu i klanit “Bajri” në Shkodër, Behar Bajri, Nuredin Dumani, ish-zv/drejtori i Policisë Shkodër Ardrit Hasanbegaj, Astmer Bilali, shoferi i Gjokës, Edmond Preka, Nehat Fojleta dhe Sabjan Troshani.

/Ora News

Continue Reading

Aktualitet

Të veshur me të zeza/ Hamasi publikon videon rrëqethëse të dy pengjeve izraelite që po mbahen në Gazë prej 7 tetorit

Hamasi, grupi i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, publikoi një video të shtunën të dy pengjeve izraelite, të cilët është duke i mbajtur në Rripin e Gazës prej 7 tetorit.

Videoja është e xhiruar ngjashëm sikur videot e kaluara të pengjeve që i kishte bërë publike grupi radikal palestinez. Këto video janë dënuar nga Izraeli si “terrorizëm psikologjik”.

Dy burrat, të identifikuar si Keith Siegel 64 vjeç, dhe Omri Miran 47 vjeç, flasin ndaras në këtë video. Ata u shprehën dashuri familjarëve të vet dhe kërkuan të lirohen, sipas REL.

Mirani ishte rrëmbyer nga shtëpia e tij në komunitetin Nahal Oz në sy të bashkëshortes dhe dy fëmijëve të vet të rinj gjatë sulmit vdekjeprurës të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, e cila e nxiti luftën në Gazë.

Siegel, i cili ka shtetësi amerikane dhe izraelite, u rrëmbye bashkë me gruan e vet nga një qytet tjetër kufitar. Bashkëshortja e tij u lirua më vonë gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor.

Videoja e tyre u publikua të shtunën gjatë festës së Pashkëve izraelite.

Për një çast duke folur, Siegel shpërthen në lot duke e kujtuar kremtimin e kësaj feste së bashku me familjen vitin e kaluar dhe duke shpresuar se do të bashkohet me ta.

Rreth 250 izraelitë dhe të huaj u rrëmbyen në jug të Izraelit nga Hamasi dhe u dërguan në Rripin e Gazës.

Gjatë marrëveshjes së nëntorit Hamasi i liroi 105 pengje – shumica e të cilëve gra dhe fëmijë – në shkëmbim të një armëpushimi njëjavor dhe lirimit të 250 të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Besohet se edhe 133 pengje janë duke u mbajtur ende në Gazë, prej të cilët 30 mendohet se kanë vdekur.

Bisedimet indirekte mes Izraelit dhe Hamasit për ta siguruar lirimin e pengjeve të mbetura po vazhdojnë tash e shumë javë.

Hamasi e ka hedhur poshtë propozimin e kaluar për një armëpushim gjashtëjavor në këmbim të lirimit të 40 pengjeve.

Ky grup thotë se marrëveshja duhet të përfshijë armëpushim të përhershëm, tërheqje të plotë të ushtrisë izraelitë nga Gaza dhe kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre.

Por, Izraeli ngul këmbë se do t’i vazhdojë sulmet ushtarake derisa ta mposhtë Hamasin dhe se do ta vazhdojë praninë ushtarake në Gazë edhe pas luftës.

Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit nisi pasi pjesëtarët e këtij grupi i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë gjatë atij sulmi në jug të Izraelit.

Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë, prej të cilëve dy e treta fëmijë dhe gra, si pasojë e luftës izraelite në Gazë prej atëherë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING