Connect with us

Pinknews

Edhe pse janë shumë të dashuruar me njëri- tjetrin, Miriam Cani zbulon arsyen përse zihet gjithmonë me Albanin- (VIDEO)

Këngëtarja Miriam Cani e ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’ foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien që ka me bashkëshortin e saj Alban Skënderajn.

Miriami zbuloi tha se ajo zihet shumë herë me Albanin dhe se shkaku kryesor janë fëmijët.

Ajo shtoi më tej se Albani është me idenë që fëmijës t’i japësh të hajë kur kërkon, por vetë Miriami ka rregulla të tjera. Këngëtarja shtoi në fund se Albani është një njeri shumë familjar dhe kujdeset shumë për fëmijët.

Pjesë nga biseda

Rudina Magjistari: Miriam a ziheni ndonjëherë ju të dy sepse dukeni shumë të dashuruar e çdo gjë perfekte mes jush?

Miriam Cani: Natyrisht që po dhe zihemi më shumë për fëmijët. Fëmijët janë tema numër 1 si për çdo çift. Kemi ato kontradiktat tona, por gjithmonë për mirë. Natyrisht edhe në momentin kur bëhesh prind dhe nga pa siguria krijohen më pas ato debatet për fëmijë, jo pse e bëre kështu, jo pse e more kështu, jo pse e ushqen Amelinë gjithë kohës edhe kur nuk do të hajë. Baballarët janë të idesë që nëse do të hajë, do kërkojë, por që ndodh që edhe nuk kërkon dhe çfarë të bësh më pas si nënë?

Rudina Magjistari: Albani duket shumë romantik si natyrë me gjithë këto surpriza që të ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve.

Miriam Cani: Po natyrisht duke qenë se është artist prej vërteti, krijon shumë emocione dhe me gjithçka që ai krijon, edhe këto krijimet frymëzohen nga diçka nga jeta e tij. Është një njeri shumë i ndjeshëm mbi të gjitha, është një njeri shumë i kujdesshëm dhe shumë familjar, shumë i dedikuar familjes, fëmijëve kështu që të gjitha këto bashkë e bëjnë një njeri shumë të mirë, një bashkëshort shumë të mirë dhe një baba shumë të mirë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pinknews

Hapet KUTIA E PANDORËS/ Cili banor do bëjë kthesën e madhe në lojë?

Pas zgjedhjes së finalistit të parë shtëpia nuk është më e njëjta. Debatet mes banorëve këtë javë kanë qenë të shumta. Ama prime i sotëm premton shumë surpriza për shikuesit dhe për banorët. Një disa javësh një Kuti Pandore do të hapet nga njëri prej banorëve. Cili do të jetë ai? Çfarë vendimi do të marrë?

Disa ditë më parë, Egla Cenos iu dha mundësia për të nxjerrë në nominim kokë më kokë dy nga banorët, megjithatë jo për atë çfarë aktorja priste por për të dërguar një prej tyre në finale.

Kështu, ajo zgjodhi çiftin Heidi-Romeo, ndërsa ky i fundit më pas u zgjodh si finalisti i parë.

Mirëpo duket se zgjedhja nuk qenka bërë nga Egla por ka qenë një ‘urdhër’ nga “Vëllai i madh”, siç e ka konfirmuar vetë aktorja në një debat me Romeon.

Continue Reading

Pinknews

‘Ta kam përcjellë të dashurën’/ Egla i ngul ‘thikën’ në plagë Meritonit

Një debat mes Egla Cenos dhe Meriton Mjekiqit ka ndodhur pasditen e sotme në shtëpinë e Big Borther Vip.

 

Meritoni e ka paralajmëruar se do ta nxjerrë jashtë, por Egla i përgjigjet duke i thënë ‘deri tani të kam përcjellë të dashurën, do të të përcjell dhe ty.’

Debati:

Egla: Jeni ndyraveca fare

Meritoni: Ka qenë një gazetare dhe ka shkuar për të kërkuar Hasanin. A e di këtë barsoletë apo të ta tregoj

Egla: Hahaha, zëre se e dëgjova. Ik vazhdo

Meritoni:Ta kisha treguar unë barsoletën e Hasanit, por…

Egla: Po ik o grisu, o ti ça e ke emrin, o Meriton

Meritoni: Palaço

Egla: Ik ore grisu, budalla, ik ore se je i fikur te unë. S’e ke marrë vesh akoma.

Meritoni: Ti nuk ekziston për mua

Egla: Po pra, ca do që flet o burrë. O zemra ik

Meriton: O top sheqerja

Egla: O të kripsha trutë, vazhdo punë

Meriton: Ik

Egla: Unë nuk do iki, do rri këtu

Meriton: Do të përcjell

Egla: Ti nga ata që përcjell je. Me atë surrat që ke. Ke nja dy muaj që ma ke bërë gati limuzinën.

Meriton: Gati e ke

Egla: Deri tani të kam përcjellë të dashurën, do të të përcjell dhe ty

Meriton: Aaaa. Ti e pranove grackën më në fund

Egla; E dashura jote është grackë. Do të nxjerr dhe ty sic nxorra të dashurën tënde

Meriton: Faleminderit që e pranove grackën tënde me viktimizimin që ke bërë

Egla: E pranova, hajde grisu tani

Continue Reading

Pinknews

“Mbylle se nuk ke tru ti”/ Pas Erjolës, Egla ‘shënjestron’ Gracianon

Egla ka qenë në qendër të debateve me banorët ditët e sotme. Pas përplasjes me ofendime me Erjolën, e njëjta situatë është parë edhe me Gracianon. Teksa po qëndronin në oborr, dy banorët janë përplasur me njëri-tjetrin, teksa nuk i kanë kursyer aspak ofendimet. Debati ka vijuar në prani të banorëve të tjerë të cilët nuk kanë ndërhyrë.

Pjesë nga biseda:

Graciano: Ti je dritë dielli, ti je me të ngrënë syrin, ta kam thënë.

Egla: Ma hangsh syrin.

Graciano: Do ta ha, por po mbytesh (për bananen që po konsumon Egla).

Egla: Tani mbylle.

Graciano: Kujdes se po mbytesh (për bananen që po konsumon Egla). Pse je kështu moj Egla? Tu prish magjia moj zemër dhe më vjen shumë inat se unë vdes për ty, aq e mirë je.

Egla: Zemra më ke parë në këtë soj magjie sepse jam këtu, kështu siç është. Mbylle gojën sepse nuk ke tru. Do më çikë më shumë kohë.

Graciano: Po të bëjë robi këtë lojë… Unë nuk merrem me ty sepse duhet të bie në nivelin e debateve që ti bën dhe unë nuk jam i tillë.

Egla: Qetësohu zemra.

Graciano: Unë i qetë jam, nuk jam Erjola që del nga vetja në sekonda.

Egla: Erjolën e kam merak se mi dalin hemorroidet.

Erjola: Graciano mos më zër në gojë te ajo.

Continue Reading

Pinknews

Debate të ashpra në ‘BBV’/ Egla në gjendje të rënduar, qan teksa qëndron e vetme

Dita e sotme nuk ka nisur mirë për Egla Cenon. Banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ është përfshirë në debate me shumicën e personave të tjerë që gjenden në shtëpi. Duke nisur nga Erjola, Romeo, Juli e deri tek Graciano, Egla u përball me ofendime mirëpo në fund ‘shpërtheu’ në lot.

Duket se nuk ka mundur të mbajë veten pas debateve të njëpasnjëshme, saqë në fund ka qarë.

E vetme, në një cep në oborr, Egla shihet e përlotur e pranë saj nuk qëndron asnjë prej banorëve.

Shikoni momentin këtu:

Continue Reading

Pinknews

Vetëvrasja e nënës me 3 fëmijët në lumin Bunë, Luiz Ejlli reagon pas ngjarjes së rëndë

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrën, ku Alma Arrazin vendosi që të mbytej së bashku me tre fëmijët e saj të mitur mbrëmjen e 2 majit në lumin Bunë.

Dyshohet se 39-vjeçarja ka vendosur që të flijohet së bashkun me 3 të vegjlit e saj për shkak të dhunës dhe tradhtisë bashkëshortore të partnerit të saj, Erdgys Arrazi.

Rreth kësaj ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik, ka reaguar edhe këngëtari i njohur shkodran Luiz Ejlli.

Përmes një postimi në InstaStory, ai iu ka shprehur ngbushëllimet familjes së viktimave, ndërsa tha që organet kopetente do të pubojnë për të zbardhur asryet që një nënë kreu vetevrasje së bashku me 3 fëmijët e saj.

E gjithë Shqipëria por sidomos shkodranët jemi të tronditur nga ngjarja e rëndë ku një nënë dhe 3 fëmijët e saj humbën jetën. Jam pyetur nga media të ndryshme për rastin në fjalë dhe përgjigja ime është kjo: ‘Organet kompetente janë ato që do të zbardhin arsyet dhe motivet që çuan atë grua deri në atë pikë sat i jepte fund jetës, duke marrë me vete edhe 3 fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët e tyre.”– ka shkruar Luizi

Continue Reading
Advertisement

TRENDING