Connect with us

Politike

Fatkeqësisht, numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq

Konsultimi me mjekët ka qenë dhe mbetet një konstante e përpjekjeve që po bëjmë për të gjetur rrugët për tejkalimin e situatës kritike të krijuar nga pandemia dhe keqmenaxhimi i saj. Zëri dhe qëndrimi i mjekëve duhet të jetë i pari që duhet dëgjuar siç është e para dhe e vetmja përpjekja dhe ndihma që mjekët po u japin qytetarëve sot.
Ekspertët e shëndetësisë, me të cilët zhvillova një takim të frytshëm, kërkojnë testimin masiv dhe gjurmimin e kontakteve, rimbursimin e ilaçeve, hapjen e spitaleve rajonale, mbrojtjen e mjekëve dhe infermierëve dhe mbështetjen financiare të tyre. Mjekët folën pa doreza edhe për skemën e manipulimit të të vërtetës me njerëzit që humbin jetën nga COVID.
Edhe sa jetë shqiptarësh duhet të humbim që Edi Rama të ndalë fajësimin dhe përbaltjen e mjekëve dhe të marrë përsipër përgjegjësinë që i ngarkon ligji?
Shqipëria kërkon një shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj – që mposht pandeminë dhe ringjall ekonominë.
Ne do ta shërojmë Shqipërinë dhe do ta sjellim këtë shpresë të re për vendin.
U takova sot me një grup nga mjekët tanë të mrekullueshëm. Ata janë në vijën e parë të luftës me COVID. I përgëzova për përpjekjen e tyre për të shpëtuar jetë. Mjekët tanë përballen heroikisht në këtë betejë, edhe pse nuk marrin thuajse asnjë ndihmë nga qeveria.
Ata më përshkruan një realitet shumë shqetësues. Sot, një numër rekord vdekjesh janë regjistruar në Shqipëri që nga marsi. Fatkeqësisht, numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq.
Shqipëria hyri në krizën e COVID në një situatë të vështirë, pas 7 vitesh përgjatë të cilave Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe kujdeset për ta. Është në dorën tonë ta bëjmë realitet këtë.
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Frikësohet Veliaj/ Opozitës i kërkohet të shtyjë protestën: Mbajeni pas…

Anëtarja e Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Joleza Koka i është drejtuar me një email anëtarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak, ku iu kërkon që të shtyjnë orarin e protestës, e cila është planifikuar të mbahet ditën e nesërme në orën 16:30, në të njëjtin orar me mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

“Nëse kolegët e opozitës do të të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit do duhet të shtyjnë orarin e protestës pas mbledhjes së Këshillit duke mos vënë në rrezik fizik apo psikologjik asnjë njeri. Në të kundërt, propozoj të mos i jepet leje opozitës të mbajë protestën në orarin e caktuar për të diskutuar mbi tema me rëndësi për qytetin brenda në sallën e Këshillit Bashkiak.” – thekson Joleza Koka në email-in e saj.

Pra, socialistët e Veliaj në Këshillin Bashkiak frikësohen prej protestës së qytetarëve, e cila është e drejta e tyre se kur dhe ku do e mbajnë, teksa harrojnë se prej javësh kanë dalë në mbrojtje të Erion Veliaj duke i refuzuar kërkesat e opozitës për mbledhje urgjente ku Erion Veliaj të jepte shpjegime për aferën korruptive të dosjes “5D”, si dhe për një audit të jashtëm nga ekspertë të pavarur të Bashkisë së Tiranës.

Email i Jpoleza Kokës është publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili në një postim në rrjetet sociale thekson se edhe “Shoqja Lenka” kishte më shumë dinjitet se kjo “Shoqja Rilindase” e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që keqpërdoret nga Erion Veliaj dhe Edi Rama.

“Protesta është e drejtë kushtetuese dhe qytetare! Pikë!

Nuk ka forcë që t’i mohojë popullit këtë të drejtë dhe as t’i përcaktojë ku, kur dhe për çfarë të protestojë!
Populli është sovrani në Republikën e Shqipërisë!

“Rilindja” mund të ndalë SPAK-un të arrestojë pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës dhe kryetarin e organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, por nuk mundet kurrë të ndalë zemëratën e popullit të vjedhur dhe të dhunuar prej tij për të protestuar në mbrojtje të lirive dhe të drejtave.

Edhe “Shoqja Lenka” kishte më shumë dinjitet se kjo “Shoqja Rilindase” e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që keqpërdoret nga Erion Veliaj dhe Edi Rama duke kërkuar të mos i jepet leje popullit për të protestuar!
Veliaj dhe Rama nuk mund të fshihen pas fustaneve! Ata do të japin llogari para popullit shqiptar!

Ftojmë çdo qytetar nesër në ora 16:30, para Bashkisë së Tiranës, në protestë kundër hajdutërisë dhe korrupsionit, për të shpëtuar kryeqytetin nga mafia e inceneratorëve dhe organizata kriminale 5D!” – shkruan Blushi.

Continue Reading

Politike

‘Histori të jashtëzakonshme suksesi’/ Veliaj: Ne shqiptarët, kur e kemi mendjen te puna dhe jo te dhuna…

Tetë shtetas të rinj u betuan sot para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Në ceremoninë e betimit, kryebashkiaku përgëzoi shtetasit e rinj shqiptarë të cilët u bënë pjesë e skuadrës, e një flamuri, që kanë si mission ta çojnë Tiranën dhe Shqipërinë përpara. Duke vënë në dukje zhvillimin e kryeqytetit dhe arritjet e deritanishme, Veliaj u shpreh se fokusi te puna dhe refuzimi i dhunës është çelësi për të krijuar histori suksesi.

“Jetojmë në Ballkan dhe këtu suksesin nuk ta falin kollaj. Edhe pemës me kokrra i gjuhet, jo vetëm me gurë, por edhe me molotov. Megjithatë, shpresoj të mos dekurajoheni sepse nuk është ‘çmendur’ vetëm Ballkani, por e gjithë bota jeton me debatet e populizmit, me debatet e lajmit të rremë dhe sulmit të atij që do t’i çojë gjërat përpara. Kur mendoj se sa kemi mbërritur falë punës në Tiranë dhe kur mendoj që ky qytet sot është hapësira më e vizituar dhe pas Covid-it – Tirana dhe Shqipëria po shkojnë drejt një turizmi 365 ditë – dhe kur shoh se sa shumë ekonomi po vjen dhe sa zhvillim ka Tirana, besoj se ne shqiptarët kur bëhemi bashkë, kur e kemi mendjen te puna dhe jo te dhuna, krijojmë histori të jashtëzakonshme suksesi”, u shpreh ai.

Sipas kryebashkiakut, Tirana e sotme është një qytet ndryshe nga ai i disa viteve më parë. Ai ftoi shtetasit e rinj që, përmes eksperiencës dhe fjalës së tyre, të përçojnë mesazhet pozitive që ata kanë gjetur në kryeqytetin shqiptar, duke u kthyer kështu në promovues të vlerave shqiptare, por edhe për ta kthyer Tiranën në një epiqendër të vëmendjes, të ekonomisë dhe kuriozitetit të atyre që e vizitojnë.

“Vetëm qendra e Tiranës është mbushur sot me një pafundësi numrash turistësh, të cilët e kanë bërë qytetin tonë, krejt papritur, një epiqendër të vëmendjes, të ekonomisë dhe të kuriozitetit të atyre që vijnë dhe vizitojnë Tiranën tonë. Shpresoj shumë që secili prej jush do jetë gjithashtu një agjent marketing, duke folur mirë për njëri-tjetrin, për vendin. Nga sot, pas betimit, jeni zyrtarisht shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe kam shumë shpresë që secili prej jush, edhe me fjalën që thotë, me mënyrën se si tregon këtë eksperiencë apo flet për Shqipërinë e Tiranën, do të kthehet në një agjent marketingu, por edhe në agjent ndryshimi”, tha Veliaj.

Në fund, kryebashkiaku shprehu bindjen se të tetë shtetasit e rinj do të jenë një vlerë e shtuar për Tiranën dhe për Shqipërinë.

Continue Reading

Politike

‘Rama po turpëron shqiptarët’/ Bardhi për investigimin e Rai 3: Kryeministri fshihet

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, gjatë seancës së sotme plenare deklaroi se kreu i qeverisë, Edi Rama sa herë që duhet të përballet me opozitën fshihet. Bardhi tha se investigimi i emisionit “Report” në median italiane Rai 3, nuk treggon imazhin e Shqipërisë, por imazhin e qeverisjes së Edi Ramës, i cili ka fuqizuar krimin e organizuar.

Bardhi: Ky Kuvend sot, edhe në emër të qytetarëve që përfaqësojmë në këtë sallë, duhet të distancohet nga sjellja e Edi Ramës ndaj medias shtetërore italiane Rai 3, por mbi të gjitha duhet të distancohen nga modeli qeverisës që ka ndërtuar Edi Rama, model që turpëron shqipërinë.

Ish këshilltari i Edi Ramës, ish magjistrati i njohur italian Mandoi, na ripohoi atë që kemi thënë si opozitë cdo ditë, që anëtarët e mafias shqiptare, të krimit të organizuar apo narkotrafikantët kanë përfaqësuesit e tyre brenda institucioneve dhe kanë mundësi perfekte për të kushtëzuar veprimet e qeverisë

E vërteta nuk turpëron Shqipërinë të nderuar kolegë, por sigurisht turpëron Edi Ramën, prandaj është fshehur ka një muaj.

Të thuash të vërtetat lidhur me Edi Ramës, nuk ka aspak të bëjë me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të shumtë të Edi Ramës, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm të këtij vendi, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri, pavarësisht vështirësive që i krijon keqqeverisja jote 11 vjeçare, që shkëlqejnë në çdo sektor në Itali dhe çdo vend të botës.

-Çfarë konsiderohet qeveria e një shteti që të dënuarit për trafik droge në Itali, i bëri deputetë, kryetar bashkie dhe drejtues të lartë në administratën publike?

-Cfarë konsiderohet qeveria e një shteti që Ministrin e Brendshëm e ka të dënuar për shpërdorim detyre se në vend që të luftonte, mbështeti familjarët e tij të përfshirë në trafik droge?

-Çfarë konsiderohet qeveria e një shteti ku Prokuroria e Posaçme pohon se nuk bashkëpunon dot me Policinë e Shtetit gjatë aksioneve kundër krimit të organizuar, sepse i rezulton që drejtues të lartë të Policisë bashkëpunojnë me krimin e organizuar?

-Çfarë konsiderohet qeveria e një shteti që Kryeministri i vendit sipas medias shtetërore belge përmendet në dosjen e trafikantëve ndërkombëtar të drogës që po hetohen në Bruksel si pjesë e përgjimeve SKY ECC?

-Çfarë konsiderohet qeveria e një shteti ku vëllai i Kryeministrit përdor të njëjtin automjet që përdorin krerët e organizatës së ndërtimit të laboratorit të Xibrakës, i pari laborator kokaine në vend dhe më i madhi në Ballkan?

Përgjigjen e ka dhënë me guxim, profesionalizëm dhe fakte investigimi i televizionit shtetëror italian “Rai 3”. Ky investigim në asnjë rast nuk sulmon Shqipërinë, por nxjerr të vërtetat lidhur me Qeverinë e Edi Ramës, që ka treguar në këto 11 vjet se ka fuqizuar krimin e organizuar dhe dobësuar qytetarin e ndershëm.

Nicola Gratteri, prokuror i Antimafias në Napoli na konfirmoi se: Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga shtet ku ka një korrupsion të përhapur. Kështu organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë menjëherë të pasura, të forta dhe të pushtetshme. Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me N’Drangheta. Ka disa vite që e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë që edhe në mënyrë të pavarur të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokaine.

Prandaj dhe shqetësimi kryesor i qytetarëve është rikthimi i qeverisjes në shërbimin e tyre.

Edi Rama mund ti fshihet Kuvendit, por kërkesës së qytetarëve që qeverisja të jetë në shërbim të tyre, nuk i fshihet dot për gjatë.

Continue Reading

Politike

Dokumentari i “Report”/ Spiropali ironizon opozitën: E bleu dhe RAI-n ky diktator i Tiranës

Ministrja Elisa Spiropali foli sot nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë lidhur me debatin publik për dokumentarin e RAI 3, i cili hodhi akuza mbi qeverinë shqiptare për marrëveshjen që Rama nënshkroi me Melonin për strehimin e emigrantëve në Shqipëri.

Që prej transmetimit të parë të emisionionit të RAI 3, kryeministri Rama ka mohuar të dhënat e emisionit ndërsa ka akuzuar RAI 3 për shpifje, ndërsa ka thënë se pas kësaj fshihet opozita

Lidhur me këtë çështje foli sot Spiropali e cila doli në mbrotje të Ramës akuzoi opozitën.

Elisa Spiropali: E bleu dhe RAI-n ky diktator i Tiranës, siç ka blerë departamentin e shtetit, opinionin publik në Europë, Këshillin e Europës.,..ky diktatori i Tiarëns që ka blerë nënët fitore dhe që do fitojë edhe tjetrën mund ti ketë çuar Rait nga 30 a 70 mln euro, nga ato që i tepruan pasi bleu Melonin. Nuk iu ndahet dora nga guri, si shpirti nga vesi.  Me atë teknologjinë e djegies së shqipërisë për hir të djegies së pleshtave. Nuk ka rëndësi përbaltja e vendit por shpresa që nga ajo pak baltë e Tiranës të paketohet në Itali. Marrëzi e atyre që kanë humbur fillin. Sipas atyre (Sipas drejtorisë së përgjithshme të KUZM, kanalizimet e ujërave të zeza mediatike ) edhe RAI qenka shitur te Rama, meqë episodi i mbrëmshëm i RAI nuk dha mbrëmë emision mbi fytyrën e Shqipërisë për t’i derdhur në shtëpitë e italianëve siç derdhen në shtëpitë e shqiptarëve.

Continue Reading

Politike

“Në burgje ka më shumë anëtarë të PS, nuk e godasim SPAK”/ Majko shpërthen ndaj opozitës

Deputeti socialist Pandeli Majko gjatë seancës së sotme ka replikuar me deputetët e opozitës në lidhje me punën e reformës në drejtësi dhe SPAK-ut.

Majko iu drejtua me një pyetje ligjvënësve në anën e majtë të sallës, duke u thënë se do të zgjedhin të respektojnë institucionet apo do të dalin te rruga për të bërë të ashtuquajturin revolucion.

Ai theksoi se ajo që opozita po bën sot duke goditur SPAK është një lëvizje anti sistem.

Majko shtoi më tej se sot në burgjet e vendit janë më shumë anëtarë të PS, ama deputetët socialistë nuk kanë zgjedhur të godasin SPAK apo reformën në drejtësi.

 

 

“Unë e përsëris, do qëndroni brenda sistemit, do respektoni institucionet apo do dilni te rruga për të bërë të ashtuquajturin revolucion. Duhet të kuptoni se nëse sot rënkoni pse u tërhoqët nga zgjedhjet ajo ishte një lëvizje anti sistem, Kjo që po bëni sot me drejtësinë është sërish e tillë, Të gjithë lëvizjet anti sistem ju kanë nxjerrë nga sistemi, Pikët i keni humbur çdo ditë ndaj një publiku që nuk do të shohë aventurierë në krye të shtetit, dinë vetëm se duan t’i hypin kalit të pushtetit nesër që të bëjnë atë që kanë bërë. Sot në burgjet e Shqipërisë, në organet e drejtësisë më shumë janë anëtarë të PS sesa nga krahu juaj, Asnjë nga ne nuk është ngritur të godasë SPAK, reformën në drejtësi. Sepse ne respektojmë sistemin legal në vend, e kemi bërë dhe në opozitë, por ju keni vendosur të punoni jashtë sistemit. Aty nuk keni të ardhme”, u shpreh ai.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING