Aktualitet
Finalizohet operacioni policor i koduar “Akciza”
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë
Ekzekutohen 6 masa sigurimi si dhe shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë
Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune intensive hetimore disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Akciza”
Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar, pas një pune disa mujore nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka caktuar masë sigurimi ndaj 6 personave nën hetim, konkretisht
Masën “Arrest në burg“ ndaj 5 shtetasve:
D.D., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
Q.H., 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”
S.M., 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”
A.D., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.
N.K., 53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”
Masën “Arrest në shtëpi” ndaj 1 shtetaseje:
R.S(Q), 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Po në vijim të operacionit u shpallën në kërkim shtetasit K.G. ,dhe I.B
Aktualitet
Bomba: Rusët porosi për sulmet në burgun e Reçit në Shkodër
Ervin Karamuço, profesor i kriminalistikës ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes kriminale të ndodhur në Shkodër, ku banesa e gjyqtarit Tonin Sterkaj u sulmua me tritol.
Karamuço tha se vështirësia më e madhe me të cilën përballen gjyqtarët në këto zona, është ajo e mbijetesës, pasi shpesh herë atyre u kërkohet o të “shiten” o të përballen me kërcënime të tilla.
“Vështirësia më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve në këto zona është të mbijetojnë ndaj këtyre njerëzve që duan ti mbajnë të kapur. Se qëllimi kryesor i këtyre organizatave kriminale është të kapin institucione. Disa i kanë kapur, edhe në prokurorinë e Shkodrës ka të kapur edhe në polici. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që ka një rrezik potencial që qytete të tilla të dalin jashtë kontrollit”,-tha Karamuça.
“Po them një rast, na është kapur në Han të Hotit, një rus. Ishte pjesëtar i organizatave kriminale “bradva”, vëllazëri ruse. U kap rastësisht në Han të Hotit, u çua në burgun e Reçit, ju dha afati për procedurat e ekstradimit, brenda natës vjen informacioni se do sulmohet burgu i Reçit në Shkodër.
Aktualitet
Rai 3 nuk transmeton dokumentarin e paralajmëruar
Radiotelevizioni Italian Rai 3 pa asnjë njoftim ka anuluar transemtimin e një emisioni për Shqipërinë, sic e paralëjrmoroi gjithë javën gazetari Sigfrido Ranucci.
Autori i emisionit investigativ Report ne Rai 3, Sigfrido Ranucci ka paralajmeruar gjatë gjithë javës Ramën dhe Melonin duke thënë se të dielën do të ketë gjëra të reja pasi do te ishte pjesa e dyte e reportazhit per Shqiperine.
Mënyra se si ai ka paralajëmruar pjesën e dytë linte të kuptohej se ajo ishte gati për trasnmetim.
Sot, Rai 3 nuk e transmetoi pjesen e dyte. Sigfrido Ranucci nuk ka dal në ekran por në facebook dhe ka njftuar se po pëpriqet ti marrë një intervistë kryeminstrit Edi Rama.
Sidoqoftë bashkë me të janë nauluar dhe disa emicione në ekranet e Shqipërisë që prisnin të komentonin pjesën e dytë të emisionit.
Aktualitet
Shpërthimi në banesën e gjyqtarit në Shkodër, reagon Manja: Akt burracakësh, drejtësia do triumfojë
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar për sulmin ndaj banesës së gjyqtarit në Shkodër, Tonin Sterkaj.
Manja kërkon zbardhjen e plotë të këtij rasti, ndërsa shton se kushdo që synon të intimidojë drejtësinë nuk do t’ja arrijë.
“Me Tonin Sterkajn më ka njohur puna si drejtues i Prokurorisë Shkodër, gjatë viteve 2002-2007 dhe miqësinë tonë të atyre kohëve të vështira e kemi pasurinë tonë më të madhe. Si mik dhe si koleg, sot, i kam shprehur Toninit dhe familjes së tij gjithë mbështetjen time!
Si Ministër i Drejtësisë, kërkoj nga organet kompetente të zbardhin sa më parë këtë akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë, por që nuk do ia arrijnë dot, aq më tepër me Tonin Sterkajn, gjyqtarin më të vjetër e më me përvojë që ka sistemi i drejtësisë sot në juridiksionin e shkallës së parë! Sot jam në krah të Toninit dhe familjes së tij dhe jam i bindur se drejtësia do triumfojë dhe në këtë rast!”, shprehet Manja.
Aktualitet
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Sauk, tre të plagosur
Tre pjesëtarë të një familjeje kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Policia tha se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në një banesë në Sauk.
“Më datë 28.04.2024, në Sauk, në banesën e shtetasit A. D., dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. D., 46 vjeç, B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Aktualitet
U arrestua për korrupsion/ GJKKO lë në burg zyrtarin e Kadastrës Shtetërore
Gjykata e Posaçme ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg për zyrtarin e Kadastrës Shtetërore Dritan Stoka. Stroka u vu në pranga dy ditë më parë së bashku me Agim Osmanin.
Stoka arrestua për korrupsion në zgjedhje, pasi iu premtonte qytetarëve kryesisht të zonës së Saukut legalizim të banesave në këmbim të votave. Po ashtu GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë dhe për ish-kryeplakun e lagjes së re në Sauk, Agim Osmanin, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.
Dritan Stoka dhe Agim Osmani u arrestuan gjatë ditës së premte pas aksionit të policisë me urdhër të SPAK. Ata akuzohen për korrupsion zgjedhor gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2019. Sipas hetimeve të SPAK, në atë kohë rezultoi se Dritan Stoka dhe Agim Osmani, kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
-
Pinknews17 hours ago
Vjen në jetë vajza? Luizi dhe Kiara ndajnë lajmin e shumëpritur
-
Pinknews21 hours ago
U eleminua nga shtëpia/ Liam Osmani zbulon fituesin e “BBVIP3”
-
Pinknews23 hours ago
Akuzat ndaj Romeos dhe lidhja me Beatrixën, reagon Donaldi: Komente të tilla…
-
Pinknews22 hours ago
‘Ke mërzitur një princeshë…’/ Krisje në romancën e Heidit dhe Romeos
-
Pinknews22 hours ago
Plas debati mes Orit dhe Arbrit në studio: Sa i vëmendshëm je si plakat e këqija
-
Aktualitet20 hours ago
Të mërkurën rikthehet shiu dhe vazhdon disa ditë, si pritet të jetë moti javën e ardhshme
-
Bota17 hours ago
“Territoret që ka uzurpuar Ukraina nuk i dorëzojmë kurrë”, Rusia e kërcënon Perëndimin se do të përgjigjet “ashpër”
-
Pinknews21 hours ago
Meritoni betohet për djalin, Erjola: Je i shpifur, po e përdor për lojë