Connect with us

Aktualitet

Fuqia e gjuhes dhe imazheve ne media – WEBINAR

Tema si gjuha e urrejtjes ne media, stereotipet dhe urdheri i gazetareve do te trajtohen nga gazetarja italiane

Marina Cosi, me eksperience 41-vjeçare si redaktore ne media te ndryshme dhe themeluese e GIULIA

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ngacmoi seksualisht 27-vjeçaren në lokalin ku ishte kamarier, arrestohet shkodrani

Ngacmoi seksualisht një 27-vjeçare, në lokalin ku ishte kamerier, arrestohet menjëherë pas kallëzimit, 31-vjeçari.

Mesnatën e mbrëmshme, një 27-vjeçare ka kallëzuar se në një lokal në lagjen “Perlat Rexhepi”, ishte ngacmuar seksualisht, nga kamerieri.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas kallzimit të 27 vjeçares, kapën dhe vunë në pranga, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Gj. D., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Dëmtimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë/ Ambasada shqiptare në Zvicër: Akti mund të jetë me sfond antishqiptar

Ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano ka reaguar në lidhje me dëmtimin e bustit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Nano shprehet se duhet të presim për një përgjigje nga ana e hetuesve për atë që ka ndodhur me bustin e heroit. Nano shton më tej se nga ambasada shqiptare në Zvicë urohet që gjesti të jetë thjesht një vandalizëm urban, duke shtuar se nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të fshehë një sfond nacionalist antishqiptar.

Reagimi i Ambasadorit të RSH-së në Zvicër, z.Mustafa Nano për dëmtimin e bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeu

Në mbrëmjen e së premtes së kaluar, në Gjenevë është dëmtuar busti i heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, çfarë të bën të mendosh se në Zvicër ka njerëz që shqetësohen prej atij busti e prej simboleve kombëtare shqiptare të eskpozuara në publik. Kryetari i Bashkisë së Gjenevës ka reaguar sakaq, duke shfaqur kështu ndjeshmërinë e vet ndaj provokimeve që synojnë të nxisin tensione mes grupeve e pakicave etnike në qytetin e tij, dhe ky është një sinjal i mirë që u dërgohet shqiptarëve të fyer prej këtij gjesti.

 

 

Nga ana tjetër, policia ka filluar hetimet, dhe ne duhet të presim përfundimin e këtyre hetimeve, me shpresën se akti në fjalë është thjesht një vandalizëm urban, sidoqë është vështirë ta heqësh mendjen prej skenareve të tjera me sfond nacionalist e antishqiptar. Lëri të tjerat, por akti është i përsëritur.

Nëse është ky rasti, atëherë është për të ardhur keq që ngjarje të tilla ndodhin në Zvicër, vendin e bashkëjetesës në diversitet par excellence. Është për ardhur keq gjithashtu që ka njerëz, të cilët nuk kanë ardhur në Zvicër për të nxënë e përfituar prej modelit të saj, por për të shpalosur e nxitur paragjykime, mllefe e animozitete, me të cilat janë mbrujtur në vendin e tyre të origjinës.

Në këtë kuptim, Ambasada e Shqipërisë e dënon aktin në fjalë jo thjesht se ai ka synuar të lëndojë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, por edhe se e sheh këtë si një akt jomiqësor ndaj Zvicrës, që me modelin e vet rreket të përcjellë mesazhin e harmonisë, e jo të përplasjes, ndëretnike.

Ne ju bëjmë thirrje shqiptarëve me banim në Zvicër të kenë besim te puna e autoriteteve zvicerane për ta zbardhur e ndriçuar ngjarjen.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohen 5 zyrtarë në Lezhë, mes tyre edhe ish kreu i PS, ja për çfarë akuzohen (EMRAT)

Policia e Lezhës, me urdhër të gjykatës, ka arrestuar sot 5 zyrtarë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Në pranga kanë rënë Jetmir Mzhika, Rivelioni Ismalaj, Shan Preci dhe Artur Përdoda të gjithë me detyrë pranë IMT-së në Bashkinë e Kurbinit

Ndërsa për Flori Gjini aktualisht drejtor i Postës Lezhë, ish kryetar i PS është caktuar masa e arretit në shtëpi.

“Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal në kuadër të një hetimi të kryer nga Prokuroria e Lezhës, për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në Patok”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Aktualitet

Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, gjykata jep dënimin për autorin dhe bashkëpunëtorët e tij

Gjykata ka dhënë dënimin për katër të rinjtë cilët akuzohen për vrasjen e bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, Fatjon Bicit.

Ergi Karaj Është dënuar me 12 vite burg për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese, 10 vite burg për veprën penale plagosje dhe 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe 5.5 vite për armë mbajtje. Në total, Karaj dënua me 27 vite  burg, por me gjykim të shkurtuar Gjykata vendosi përfundimisht 18 vite burg.

Autori i dyshuar i vrasjes, Orgito Çarçiu është dënuar për katër vepra penale me 21 vite burg, por me gjykim të shkurtuar ai do të vuajë 14 vite burg. Xhonatan Çekrezi është dënuar nga gjykata për katër vepra penale me 12 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 8 vite burg. Ndërsa Stiven Murati u dënua nga gjykata me 10 vite burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Si ndodhi ngjarja?

Më 16 maj 2023, 16-vjeçari Fatjon Bici u vra me thikë pas një sherri me 4 bashkëmoshatarë të tij. Ai ka qenë në shkollë atë ditë dhe pasi përfundoi mësimin pa kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur. Mirëpo, si pasojë e goditjeve me thikë, Fatjoni humbi jetën , ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur. 4 të rinjtë, pas arrestimit nga policia ditën e ngjarjes, në prani edhe të psikologut, rrëfyen se sherri me Marko Bicin kishte nisur rreth 2 muaj më parë, mirëpo vijoi edhe më tej në rrjetet sociale. Në dosjen e prokurorisë, citohen edhe mesazhe të shkëmbyera mes djemve në konflikt në platformën sociale “snapchat” ku i dërgonin njëri tjetrit thika dhe përforcues grushti e duke thënë se këto mjete do t’i përdornin ndaj njëri-tjetrit dhe për fat të keq kështu ndodhi duke përfunduar në një tragjedi.

Continue Reading

Aktualitet

Rrëmbehet nga banda kriminale? Zhduket pa gjurmë 40 vjeçari, mister fati i tij

Një 40 vjeçar me iniciale F.D është shpallur i zhdukur në qytetin e Vlorës.

Kanë qënë familjarët ata që kanë bërë denoncimin në polici se kanë humbur kontaktet me të. Ata kanë thënë se para tre ditësh 40 vjeçari ka dalë nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Nuk ka ende asnjë gjurmë nga 40 vjeçari, ndërsa policia ka nisur punën për gjetjen e tij.

Më datë 28.04.2024, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasja N. J., se prej datës 26.04.2024, është larguar nga banesa nipi i saj, shtetasi F. D., 40 vjeç, me të cilin ka humbur kontaktet. Punohet për gjetjen e tij.”, njofton policia.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING