Connect with us

Politike

GËNJESHTRA E KA HUNDËN E GJATË PO KËMBËT E SHKURTRA.

🤥 GËNJESHTRA E KA HUNDËN E GJATË PO KËMBËT E SHKURTRA

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Meta e sulmoi nga Konventa/ Basha qesh: Unë jam modeli i ri, ai kasta e vjetër

Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha, tha ditën e sotme se qeshi me sulmet e presidentit të PL-së Ilir Meta, në Konventën e 27 Prillit.

Basha u shpreh fillimisht se nuk i ka parë fare sulmet, ndërsa pak më vonë la të kuptohet se i ka ndjekur deklaratat e Metës, teksa tha se së bashku me disa miq “qeshëm me performancën e mjerueshme”.

Më tej ai e cilësoi Metën si një kastë e vjetër, ndërsa veten si një model i ri.

Basha: “Sulmet e Metës? As nuk i pashë fare. Miqtë dhe unë që ishim në Itali, qeshëm me performancën e mjerueshme.

Nuk presim as nga ai dhe as nga zëdhënësit e të cilëve bën. Kjo kastë nuk e ka me Bashën por modelin që përfaqësojmë që është fillimi i një politike njerëzore me njerëzit dhe për njerëzit” tha ai.

 “Ju bëj një thirrje pa dallim politik, të mbështesin amendamentet e propozuara nga PD të cilat bëjnë të mundur që SPAK-u, BKH dhe të gjitha institucionet e drejtësisë të kenë resurse të mjaftueshme dhe kuadrin ligjor të ngarkuar nga republika, aq më tepër tani që bota po tregon me gisht korrupsionin në Shqipëri”.

Continue Reading

Politike

Pas Konventës, Meta mbledh Kryesinë e PL: Kush nuk lëviz ndryshket

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbledhur sot Kryesinë e PL, ku deklaroi se programi i kësaj force politike është një program që ndihmon shqiptarët.

Meta u shpreh se PL duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimin, ndërsa shtoi se duhet të kemi parasysh shprehjen “kush nuk lëviz, ndryshket”.

“Duhet të kalojmë në veprime”- tha Meta, duke njoftuar gjithashtu se nesër do mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë.

Meta: Të gjithë e ndoqën konventën tonë, na vjen keq për ata që u zhgënjyen nga mbarëvajtja e mrekullueshme. Shqiptarët panë një parti që ofron vetëm transparencë.

Ne kemi një program të shkëlqyer, që ndihmon shumë qytetarë të këtij vendi që të ketë standarde. Shqipëria ka diell për të gjithë, por kaq nuk mjafton. Kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimi”.

Continue Reading

Politike

Frikësohet Veliaj/ Opozitës i kërkohet të shtyjë protestën: Mbajeni pas…

Anëtarja e Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Joleza Koka i është drejtuar me një email anëtarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak, ku iu kërkon që të shtyjnë orarin e protestës, e cila është planifikuar të mbahet ditën e nesërme në orën 16:30, në të njëjtin orar me mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

“Nëse kolegët e opozitës do të të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit do duhet të shtyjnë orarin e protestës pas mbledhjes së Këshillit duke mos vënë në rrezik fizik apo psikologjik asnjë njeri. Në të kundërt, propozoj të mos i jepet leje opozitës të mbajë protestën në orarin e caktuar për të diskutuar mbi tema me rëndësi për qytetin brenda në sallën e Këshillit Bashkiak.” – thekson Joleza Koka në email-in e saj.

Pra, socialistët e Veliaj në Këshillin Bashkiak frikësohen prej protestës së qytetarëve, e cila është e drejta e tyre se kur dhe ku do e mbajnë, teksa harrojnë se prej javësh kanë dalë në mbrojtje të Erion Veliaj duke i refuzuar kërkesat e opozitës për mbledhje urgjente ku Erion Veliaj të jepte shpjegime për aferën korruptive të dosjes “5D”, si dhe për një audit të jashtëm nga ekspertë të pavarur të Bashkisë së Tiranës.

Email i Jpoleza Kokës është publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili në një postim në rrjetet sociale thekson se edhe “Shoqja Lenka” kishte më shumë dinjitet se kjo “Shoqja Rilindase” e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që keqpërdoret nga Erion Veliaj dhe Edi Rama.

“Protesta është e drejtë kushtetuese dhe qytetare! Pikë!

Nuk ka forcë që t’i mohojë popullit këtë të drejtë dhe as t’i përcaktojë ku, kur dhe për çfarë të protestojë!
Populli është sovrani në Republikën e Shqipërisë!

“Rilindja” mund të ndalë SPAK-un të arrestojë pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës dhe kryetarin e organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, por nuk mundet kurrë të ndalë zemëratën e popullit të vjedhur dhe të dhunuar prej tij për të protestuar në mbrojtje të lirive dhe të drejtave.

Edhe “Shoqja Lenka” kishte më shumë dinjitet se kjo “Shoqja Rilindase” e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që keqpërdoret nga Erion Veliaj dhe Edi Rama duke kërkuar të mos i jepet leje popullit për të protestuar!
Veliaj dhe Rama nuk mund të fshihen pas fustaneve! Ata do të japin llogari para popullit shqiptar!

Ftojmë çdo qytetar nesër në ora 16:30, para Bashkisë së Tiranës, në protestë kundër hajdutërisë dhe korrupsionit, për të shpëtuar kryeqytetin nga mafia e inceneratorëve dhe organizata kriminale 5D!” – shkruan Blushi.

Continue Reading

Politike

‘Histori të jashtëzakonshme suksesi’/ Veliaj: Ne shqiptarët, kur e kemi mendjen te puna dhe jo te dhuna…

Tetë shtetas të rinj u betuan sot para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Në ceremoninë e betimit, kryebashkiaku përgëzoi shtetasit e rinj shqiptarë të cilët u bënë pjesë e skuadrës, e një flamuri, që kanë si mission ta çojnë Tiranën dhe Shqipërinë përpara. Duke vënë në dukje zhvillimin e kryeqytetit dhe arritjet e deritanishme, Veliaj u shpreh se fokusi te puna dhe refuzimi i dhunës është çelësi për të krijuar histori suksesi.

“Jetojmë në Ballkan dhe këtu suksesin nuk ta falin kollaj. Edhe pemës me kokrra i gjuhet, jo vetëm me gurë, por edhe me molotov. Megjithatë, shpresoj të mos dekurajoheni sepse nuk është ‘çmendur’ vetëm Ballkani, por e gjithë bota jeton me debatet e populizmit, me debatet e lajmit të rremë dhe sulmit të atij që do t’i çojë gjërat përpara. Kur mendoj se sa kemi mbërritur falë punës në Tiranë dhe kur mendoj që ky qytet sot është hapësira më e vizituar dhe pas Covid-it – Tirana dhe Shqipëria po shkojnë drejt një turizmi 365 ditë – dhe kur shoh se sa shumë ekonomi po vjen dhe sa zhvillim ka Tirana, besoj se ne shqiptarët kur bëhemi bashkë, kur e kemi mendjen te puna dhe jo te dhuna, krijojmë histori të jashtëzakonshme suksesi”, u shpreh ai.

Sipas kryebashkiakut, Tirana e sotme është një qytet ndryshe nga ai i disa viteve më parë. Ai ftoi shtetasit e rinj që, përmes eksperiencës dhe fjalës së tyre, të përçojnë mesazhet pozitive që ata kanë gjetur në kryeqytetin shqiptar, duke u kthyer kështu në promovues të vlerave shqiptare, por edhe për ta kthyer Tiranën në një epiqendër të vëmendjes, të ekonomisë dhe kuriozitetit të atyre që e vizitojnë.

“Vetëm qendra e Tiranës është mbushur sot me një pafundësi numrash turistësh, të cilët e kanë bërë qytetin tonë, krejt papritur, një epiqendër të vëmendjes, të ekonomisë dhe të kuriozitetit të atyre që vijnë dhe vizitojnë Tiranën tonë. Shpresoj shumë që secili prej jush do jetë gjithashtu një agjent marketing, duke folur mirë për njëri-tjetrin, për vendin. Nga sot, pas betimit, jeni zyrtarisht shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe kam shumë shpresë që secili prej jush, edhe me fjalën që thotë, me mënyrën se si tregon këtë eksperiencë apo flet për Shqipërinë e Tiranën, do të kthehet në një agjent marketingu, por edhe në agjent ndryshimi”, tha Veliaj.

Në fund, kryebashkiaku shprehu bindjen se të tetë shtetasit e rinj do të jenë një vlerë e shtuar për Tiranën dhe për Shqipërinë.

Continue Reading

Politike

‘Rama po turpëron shqiptarët’/ Bardhi për investigimin e Rai 3: Kryeministri fshihet

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, gjatë seancës së sotme plenare deklaroi se kreu i qeverisë, Edi Rama sa herë që duhet të përballet me opozitën fshihet. Bardhi tha se investigimi i emisionit “Report” në median italiane Rai 3, nuk treggon imazhin e Shqipërisë, por imazhin e qeverisjes së Edi Ramës, i cili ka fuqizuar krimin e organizuar.

Bardhi: Ky Kuvend sot, edhe në emër të qytetarëve që përfaqësojmë në këtë sallë, duhet të distancohet nga sjellja e Edi Ramës ndaj medias shtetërore italiane Rai 3, por mbi të gjitha duhet të distancohen nga modeli qeverisës që ka ndërtuar Edi Rama, model që turpëron shqipërinë.

Ish këshilltari i Edi Ramës, ish magjistrati i njohur italian Mandoi, na ripohoi atë që kemi thënë si opozitë cdo ditë, që anëtarët e mafias shqiptare, të krimit të organizuar apo narkotrafikantët kanë përfaqësuesit e tyre brenda institucioneve dhe kanë mundësi perfekte për të kushtëzuar veprimet e qeverisë

E vërteta nuk turpëron Shqipërinë të nderuar kolegë, por sigurisht turpëron Edi Ramën, prandaj është fshehur ka një muaj.

Të thuash të vërtetat lidhur me Edi Ramës, nuk ka aspak të bëjë me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të shumtë të Edi Ramës, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm të këtij vendi, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri, pavarësisht vështirësive që i krijon keqqeverisja jote 11 vjeçare, që shkëlqejnë në çdo sektor në Itali dhe çdo vend të botës.

-Çfarë konsiderohet qeveria e një shteti që të dënuarit për trafik droge në Itali, i bëri deputetë, kryetar bashkie dhe drejtues të lartë në administratën publike?

-Cfarë konsiderohet qeveria e një shteti që Ministrin e Brendshëm e ka të dënuar për shpërdorim detyre se në vend që të luftonte, mbështeti familjarët e tij të përfshirë në trafik droge?

-Çfarë konsiderohet qeveria e një shteti ku Prokuroria e Posaçme pohon se nuk bashkëpunon dot me Policinë e Shtetit gjatë aksioneve kundër krimit të organizuar, sepse i rezulton që drejtues të lartë të Policisë bashkëpunojnë me krimin e organizuar?

-Çfarë konsiderohet qeveria e një shteti që Kryeministri i vendit sipas medias shtetërore belge përmendet në dosjen e trafikantëve ndërkombëtar të drogës që po hetohen në Bruksel si pjesë e përgjimeve SKY ECC?

-Çfarë konsiderohet qeveria e një shteti ku vëllai i Kryeministrit përdor të njëjtin automjet që përdorin krerët e organizatës së ndërtimit të laboratorit të Xibrakës, i pari laborator kokaine në vend dhe më i madhi në Ballkan?

Përgjigjen e ka dhënë me guxim, profesionalizëm dhe fakte investigimi i televizionit shtetëror italian “Rai 3”. Ky investigim në asnjë rast nuk sulmon Shqipërinë, por nxjerr të vërtetat lidhur me Qeverinë e Edi Ramës, që ka treguar në këto 11 vjet se ka fuqizuar krimin e organizuar dhe dobësuar qytetarin e ndershëm.

Nicola Gratteri, prokuror i Antimafias në Napoli na konfirmoi se: Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga shtet ku ka një korrupsion të përhapur. Kështu organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë menjëherë të pasura, të forta dhe të pushtetshme. Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me N’Drangheta. Ka disa vite që e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë që edhe në mënyrë të pavarur të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokaine.

Prandaj dhe shqetësimi kryesor i qytetarëve është rikthimi i qeverisjes në shërbimin e tyre.

Edi Rama mund ti fshihet Kuvendit, por kërkesës së qytetarëve që qeverisja të jetë në shërbim të tyre, nuk i fshihet dot për gjatë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING