Aktualitet
Gent Cakaj /Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ,zhvilloi një takim me studentët e Luginës së Preshevës që studiojnë në Shqipëri
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim studentët e Luginës së Preshevës që studiojnë në Shqipëri.
“Mbështetja e Shqipërisë është e një rëndësie të patjetërsueshme për ngritjen shoqërore dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët e Luginës së Preshevës.Kjo kauzë na detyron të gjithëve.”- u shpreh Cakaj në një reagim në facebook lidhur me takimin.
Në takim u diskutua edhe për përgatitjet që po bën qeveria shqiptare për të filluar me projektin e trajnimit të mësuesve shqiptarë dhe plotësimin me tituj bashkëkohorë e shkencorë të librarive të Luginës së Preshevës.
“Edhe me masa të tjera mbështetëse së shpejti…”- lajmëroi kryediplomati në postim.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës