Connect with us

Aktualitet

Gjermani/ 16-vjeçarja shqiptare shkruan romanin me 400 faqe në gjuhën angleze

Greta Myftari është 16 vjeç por ka çuditur me librin e saj rrethet letrare në Gjermani e më tej. Myftari e cila prej vitesh jeton në Gjermani ka filluar të shkruajë që në moshë të re dhe të jetë në vëmendjen e medias ndërkombëtare. Ajo ka shkruar një roman kriminalistik me 400 faqe, një zhanër mjaft i vështirë sidomos për një vajzë në moshën e Gertës. “Libri është i shkruar në gjuhën angleze dhe ëndrra ime është ta përkthej në gjuhën shqipe, sepse unë e dua Shqipërinë dhe gjuha shqipe është shumë e bukur’’ tha ajo në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’.

“Cold hearted mafia boss” (Bosi gjakftohtë i mafias) është titulli i librit të Greta Myftarit. “Libri është i shkruar në gjuhën angleze, dhe bëhet fjalë për një vajzë të re e cila detyrohet të martohet me një mafioz, gjatë martesës ajo arrin të mësojë më shumë gjëra mbi jetën e saj’. Librin e kam shkruar në gjuhën angleze, sepse më erdhi shumë natyrshëm duke qenë se lexoj gjithmonë në atë gjuhë. Unë lexoj shumë dhe ky zhaner më tërheq shumë, edhe zhanri i fantazisë më pëlqen shumë.”

Greta Myftari edhe pse është ende nxënëse, është njëkohësisht edhe mësues e disa gjuhëve dhe tregon se nxënësit e saj e kanë pëlqyer shumë librin.

“Nxënësit e mi janë shumë të interesuar për librin tim. Unë jam mësuese e gjuhës angleze, gjermane dhe franceze.”

Edhe pse ka nisur të shkruaj në moshë shumë të re, Greta tregon se në të ardhmen ka dëshirë të bëhet avokate.

“Shkrimi është hobi im, por një ditë dua të bëhen avokate dhe të jap kontributin tim në drejtësi.”

diaspora shqiptare

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *