Connect with us

Kronike

Goditën me thikë, në kërkim dy adoleshentë

Dy të mitur janë shpallur në kërkim në Vlorë pasi kanë goditur me thikë një 21-vjeçar. Në kërkim janë shpallur shtetasit A. Q., 16 vjeç dhe M. M., 15 vjeç.

Të miturit gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin K. M., 21 vjeç, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në spital, u largua në banesë.
‘Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit e mitur A. Q., 16 vjeç dhe M. M., 15 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin K. M., 21 vjeç, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në spital, u largua në banesë.’- njofton policia.

 

Advertisement

TRENDING