Connect with us

Aktualitet

Horoskopi ditor 12 gusht 2022

Dashi

Tre ditët e ardhshme janë për t’iu kushtuar miqësisë, jetës shoqërore dhe realizimit të një projekti të shkëlqyer. Nëse jeni në çift do të keni mundësi të kuptoni aspektet më të mira të marrëdhënies, mund të jeni tolerant dhe mirëkuptues me partnerin. Nëse jetoni jetën ashtu siç dëshironi do merrni shpërblime të konsiderueshme. Ju mund të keni vëmendjen e atyre që ju pëlqen pa u munduar shumë.

Demi

Marrëdhënia në çift mund të arrijë nivele të larta erotike, të kënaqshëm dhe intrigues. Ndikimet e yjeve ju ngarkojnë me energji pozitive dhe do jeni vigjilent në çdo gjë që bëni. Fryma e iniciativës, dëshira për t’u dashuruar i bëjnë pushtimet tuaja të veçanta.

Binjakët

Do krijoni kontakte interesante në biznes. Edhe pse jeni në kohë pushimesh, do jetë një periudhë plot ide dhe mundësi të mira profesionale për ju. Ditë ideale për të bashkëvepruar me jashtë dhe me njerëz që jetojnë larg vendbanimit tuaj. Do keni një dozë të mirë kreativitetit për tu kanalizuar aty ku ju duket e nevojshme.

Gaforrja

Kjo do jetë një ditë e mirë për shenjën tuaj. Nuk ka asnjë pengesë nëse keni vendosur ta kaloni atë me njerëzit që doni. Nëse dëshironi të fantazoni dhe argëtoheni, kërkoni për dikë që i përket shënjës së Demit tërheqës, Akrepit sensual ose shënjës së Peshqëve të ëmbël. Një nga këta mund të jenë partneri ideal për të kaluar ditën.

Luani

Tri ditët e ardhshme janë të veçanta për miqësi, për projekte dhe eksperimente të të gjitha llojeve. Yjet ju japin një besim të veçantë brenda vetes tuaj dhe ndjeshmëri për ta përdorur atë. Ju keni sasinë e duhur të sigurisë në organizimin dhe funksionimin. Do keni sukses në sport: energjia është me të vërtetë e madhe!

Virgjëresha

Dashuria dhe rastet me fat do jenë në plan të parë ditën e sotme. Ata që kanë vendosur të qëndrojnë me njerëz rreth e rrotull, do përballen me aventura momentale dhe kënaqësi. Ju do e dini se si të përfitoni nga mundësitë falë një ndjeshmërie të veçantë dhe mundësive. Në çift, partneri beson tek bashkëpunimi mes njëri-tjetrit. Nëse dëshironi pushime, çfarë po prisni? Merreni të dashurin tuaj përdore dhe bëni udhëtimin tuaj të ëndrrave.

Peshorja

Mendja e qartë, perspektiva, intuita dhe krijimtaria ekspresive janë disa nga cilësitë që yjet i ju ofrojnë në këto ditë të gushtit. Në sektorin e dashurisë do keni marrëveshje të mira me partnerin. Do keni mundësi të zgjeroni rrethin e njohurive dhe të përmirësoni aktivitetet në kohën e lirë. Thjesht guxoni pak më tepër për të përfituar sa më shumë nga rrethanat.

Akrepi

Sot do keni ndikime ideale për të bërë një ndryshim vendimtar dhe për të zgjidhur çështje që lidhen me një trashëgimi. Do jeni në gjendje të rifreskoni veten fizikisht dhe shpirtërisht dhe të jeni të gatshëm të përballeni me provat e ndryshme ditore, me aftësi dhe shkathtësi.

Shigjetari

Pavarësisht nëse jeni në punë ose në pushime do keni energji edhe për t’i kursyer. Pa dembelizëm: punoni shumë për të qenë në rregull. Ju mund të bëni atë që dëshironi pa asnjë problem dhe pengesë. Nëse ka ndonjë mosmarrëveshje, ndoshta për shkak të një ndryshimi të planeve gjatë ditës, bëni kujdes me fjalët që nxirrni nga goja.

Bricjapi

Ende është një ditë pozitive, në të cilën ju mund të kanalizoni energjitë tuaja në të gjithë sektorët ekzistencialë që dëshironi, por ajo sentimentale është ajo që merr mbështetjen më të mirë. Këto ditë ju rrezatoni një bukuri të pagabueshme dhe mund të lini shenjën tuaj kudo.

Ujori

Nga sot deri të premten, do jetë koha ideale për të shprehur dëshirat që keni në lidhje me partnerin që dashuroni. Energji e mirë për të rigjallëruar një marrëdhënie në çift të mbuluar nga rutina ose keqkuptimet do krijohen në dy ditët e para të javës. Yjet do ju japin fat në një dashuri që po lulëzon.

Peshqit

Periudha e artë për shenjën tuaj vazhdon. Do jetë një ditë e gëzueshme, do zgjedhjet tuaja do jenë të duhurat. Kudo që të jeni, me pushime, në udhëtime apo brenda në qytet, ju do takoni një person që do ju rrahë zemra fort.

Aktualitet

VIDEO/ Momentet e fundit të dy viktimave në Kurbin, zetori rrokulliset dhe…

Pamjet e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në 10 Prill në Fushë-Kuqe të Kurbinit janë publikuar duke shfaqur momentet e fundit të dy personave që mbetën të vrarë pas incidentit.

Siç duket edhe në video, zetori me të cilin udhëtonin 60-vjeçari Ismajl Ismaili dhe 21-vjeçari Gjin Muhaj, të dy banues në Mirditë, përmbyset dhe bie në kanal.

Nuk është e qartë se përse zetori ku ndodheshin dy viktimat është përmbysur duke sjellë edhe vdekjen e tyre, por dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin për një moment.

 

 

Të dy ishin nisur për të punuar tokën e 60-vjeçarit, i cili kishte punësuar të riun, por të dy humbën jetën pasi nuk kanë arritur të shpëtojnë pasi zetori i ka zënë poshtë.

Continue Reading

Aktualitet

Vrau një shqiptar në Gjermani dhe rrëmbeu një tjetër në Belgjikë, Interpol në kërkim të vrasësit turk me “armë të artë”

Gjermania në bashkëpunim me agjencinë ndërkombëtare të policisë Interpol, kanë shpallur në kërkim një vrasës 30-vjeçar të quajtur, Ferhat K. Ky i fundit është cilësuar si vrasësi me “armë të artë”, pasi përdor një pistoletë ari për vrasjet e tij. Ferhat K., i cili dyshohet se ishte vrasës i bandave të drogës dhe i qëllon viktimat e tij në kokë dhe penis, mendohet se është arratisur në Turqi.

Autoritetet gjermane pas nisjes së hetimeve për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar Alonso Hysneli alias Reols Hysneli, trupi i të cilit u gjet pesë muaj më parë pranë qytetit Utersen, u vunë në ndjekje të Ferhat K. si autori kryesor i dyshuar

Shqiptari u qëllua me plumb në kokë dhe u ekzekutua si pasojë e një mosmarrëveshjeje për shpërndarjen e drogës në një bar nargjilesh të pashfrytëzuar. Raportohet se Ferhat K. ka rrëmbyer për herë të fundit një shqiptar në Belgjikë duke e qëlluar më pas, ndërkohë që viktima mezi ka shpëtuar pas disa operacioneve.

Në vitin 2016, ndërsa Ferhat K. donte të merrte të fejuarën e tij Aline P. nga një diskotekë, se ai ka plagosur lojtarin e skuadrës St. Paul, Armin B., duke e qëlluar në penis. Vrasësi me “armë të artë” të cilit në dosje i gjenden edhe precedentët penalë, është dënuar me 5.5 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë para vendimit ai u largua drejt Turqisë.

Continue Reading

Aktualitet

Anglia nis aksionin për arrestimin e emigrantëve të paligjshëm që do çojë në Ruanda

Autoritetet britanike po punojnë me ritëm të shtuar për të arrestuar sa më shpejt personat që pritet të zhvendosen në Ruanda si pjesë e marrëveshjes së Britanisë së Madhe për menaxhimin e fluksit të emigrantëve që mbërrijnë në vend.

Aksioni i policisë, është pjesë kyçe e planit për fluturimet që do të kryhen në Ruanda në 9 deri 11 javët e ardhshme duke përbërë një moment historic në planin e qeverisë për ndalimin e kalimeve me gomone në kanalin La Mansh.

Synohet që kjo politikë, t’i pengojë emigrantët të ndërmarrin udhëtime me gomone në kanalin e La Mansh duke dhënë mesazhin se ata të cilët mbërrijnë ilegalisht në vend, nuk mund të qëndrojnë.

Sekretari i Brendshëm James Cleverly u shpreh se po punohet me ritme të shpejta për të mposhtur kontrabandën me emigrantët e paligjshëm. Ai dha urdhër që në kuadër të aksionit në shkallë të gjerë, të arrestohen personat të cilët nuk kanë të drejtë të jenë në Britaninë e Madhe si rezidentë.

Transportimi i emgrantëve të paligjshëm drejt Ruandas do të bëhet me anë të avionëve. Mësohet se edhe shqiptarët që kanë mbërritur ilegalisht në Britani dhe nuk kanë dokumente qëndrimi, do të dërgohen në Ruanda.

Continue Reading

Aktualitet

Begaj takon arbëreshët në Itali: Ruajtja e identitetit shqiptar një vlerë e jashtëzakonshme, të forcojmë bashkëpunimin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kalabri u ndal në komunat e Acquaformosës dhe Lungros në provincën e Kozencës.

Në Acquaformosa është hera e parë që një Presidenti i Shqipërisë zhvillon një vizitë dhe, për këtë arsye, drejtuesit vendor dhe komuniteti e konsideruan ardhjen e Presidentit Begaj një nderim të veçantë. Kreu i Shtetit shprehu falënderime për mikpritjen arbëreshe dhe përpjekjet e bëra ndër shekuj për të ruajtur si pasuri të paprekshme trashëgiminë, ndërsa përcolli mesazhin e bashkëpunimit mes Shqipërisë, Kalabrisë dhe Italisë.

“Unë jam këtu për të ofruar mbështetjen time si President i Republikës së Shqipërisë, për të bërë detyrën time kushtetuese, për të mbrojtur e për t’ju gjendur të gjithë shqiptarëve kudo ata janë, jetojnë e punojnë. Është kënaqësi e madhe që gjej një mirëkuptim të jashtëzakonshëm nga presidenti i rajonit të Kalabrisë, nga Presidenti i Italisë, Matarella, dhe të gjithë zyrtarët e tjerë italianë, të cilët shprehin mirënjohjen e jashtëzakonshme për vlerat e shtuara të komunitetit arbëresh dhe shqiptar, të cilët kanë ndërtuar jetën dhe janë integruar shumë mirë në shoqërinë italiane”.

Në qendër të qytetit, ku ngrihet dhe busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, Kreu i Shtetit u prit nga kryetari i bashkisë dhe arbëreshët e Acquaformosës. Ai vizitoi dhe kishën San Giovanni Bttista, e ndërtuar në vitin 1500, një ndër më të rrallat në rajonin e Kalabrisë.

 

 

Ndërsa nga Ungra, ndalesa e radhës e kësaj vizite, Presidenti Begaj bëri thirrje për bashkim, sipas porosisë së Gjergj Kastriotit, siç u shpreh ai: “Po te jemi bashkë, asgjë nuk na thyen. Po të jemi të ndarë, edhe një fëmijë na mund”. Presidenti Begaj vizitoi Eparkinë e Lungros, ku bisedoi me ipeshkvpin, Imzot Donato Oliverio të cilit i shprehu vlerësimin për rolin e jashëtzakonshëm që ka luajtur kisha në mbrojtjen e vlerave tona identitare.

Gjatë takimeve me drejtuesit vendor, komunitetin arbëresh dhe klerikët e komunave të provincës së Kozencës, Kreu i Shtetit theksoi nevojën e  intensifikimit të marrëdhënieve, shkëmbimit të vizitave mes Shqipërisë dhe Kalabrisë, si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.

“Së pari, është detyrimi im si President i Republikës së Shqipërisë për t’ju shprehur mirënjohjen time dhe të të gjithë popullit shqiptar për atë çka bëni për ruajtjen e identitetit tuaj. Të parët tuaj, pasardhës të Skënderbeut, ikën nga viset shqiptare jo për shkak të dëshirës për t’u larguar nga atdheu, u larguan nga atdheu i tyre për shkak të pushtuesit dhe erdhën dhe gjetën një derë të hapur këtu në Italinë mike”.

Kreu i Shtetit premtoi vijimin e angazhimit të përbashkët për ruajtur dhe promovuar atë çfarë është përcjellë deri tani nga arbëreshët, gjuhën në veçanti.

Begaj2
Begaj3
Begaj4
Begaj5
Continue Reading

Aktualitet

Denoncimi/ Mbahet e fshehtë revolta në burgun e Fierit, oficeri përfundoi rëndë në spital

Një efektiv i burgut të Fierit është plagosur pasi është goditur me sende të forta. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 ndërsa 64-vjeçari është goditur me një send të fortë nga person i paidentifikuar.

Policia ka bërë me dije se 64-vjeçari ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasin N. D., 64 vjeç (efektiv i IEVP Fier), duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Në përputhje me standarded JTI

Continue Reading
Advertisement

TRENDING