Connect with us

Aktualitet

I vodhën Facebook, kryebashkiaku i Gramshit: Kam qenë drejtor i uzinës

Kryebashkiaku i Gramshit, Klodian Taçe të cilit i hakëruan llogarinë e Facebook është shprehur se nuk mendon që ky incident të ketë pasur lidhje me sulmin e rusëve në Uzinën e Gramshit. Taçe thotë se nuk preferon të drejtojë gishtin pa përfunduar hetimet. Ai ka shtuar se në fakt, më parë ka qenë drejtori i uzinës mekanike të armëve që u sulmua nga rusët.

Prononcimi i Klodian Taçe për Gazetën Express

Po qarkullon lajmi se është hakuar faqja juaj zyrtare në rrjete sociale? A është i vërtetë?

Taçe: E vërtetë është që faqja ime është hakuar por nuk kam ndonjë deklaratë për të bërë. I gjithë stafi është vënë në dispozicion për ta kthyer pas.

Vjedhja e adresës është bërë sot apo ditë më parë?

Taçe: Hakimi i faqes është bërë që mbrëmë.

A keni arritur që ta rimerrni?

Taçe: Ende nuk e kemi rimarrë, po punon stafi për ta rikthyer.

Kush dyshoni se e ka hakuar?

Taçe: Nuk kam diçka tjetër për të thënë. Nuk mund t’ju them diçka derisa të rikthehet faqja. Nuk mund të shpreh dyshimet pa e vërtetuar.

A mendoni se kjo ka lidhje me ngjarjen e ndodhur të shtunën ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas tentuan të hyjnë në uzinën e armëve në Gramsh?

Taçe: Nuk besoj se vjedhja e profilit tim në rrjete sociale ka lidhje me sulmin në uzinë. Pavarësisht se duhet të them se unë kam qenë drejtori i uzinës mekanike e armëve në Çekin por nuk kam diçka për të thënë derisa të rikthehet faqja. Nuk mund të flas pa përfunduar hetimet.

Në një postim në rrjetet sociale, Taçe bëri me dije se i ishte hakuar llogaria në Facebook.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *