Connect with us

Aktualitet

Imuniteti i tufës/ Mjeku imunolog: Ja mënyrat se si mund t´i shmangeni virusit…

Janë të shumta mënyrat që qarkullojnë në opinion dhe në internet në lidhje me format e mjekimit apo të mbrojtjes nga koronavirusi, por specialistët dhe shkencëtarët janë gjithmonë të mendimit se për këtë sëmundje duhen dëgjuar më shumë mjekët.

Të këtij mendimi janë edhe specialsitët shqiptarë që kanë vijuar të bëjnë apel për popullatën, që të dëgjojë sa më pak pseudo-ekspertët dhe të bëjnë kujdes me përdorimin e antibiotikëve.

Imunologu Genc Sulçebe, tha mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” se, ai që njihet si “imuniteti i tufës” nuk mund të arrihet pa ndihmën e një vaksine.

Mjeku Sulçebe, tha se, jemi ende larg asaj që mund të konsiderohet si “imuniteti i tufës”, por i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse anti-Covid.

“Mirë është që qytetarët të ruhen, t’i shmangen virusit. Virusi nuk rri në ajër, ndaj dhe ne duhet të konsiderojmë çdo person si një potencial që mund të na infektojë.

Shmangni grumbullimet, baret dhe restorantet, që janë edhe vatrat kryesore të përhapjes së virusit. Qëndroni në distancë 2 metra, mbani maskën në ambientet e punës, apo në ato ambiente ku për shkak të një takimi pune, apo punës që kryeni, jeni të detyruar të qëndroni”,- tha imunologu Sulçebe.

Ai kërkoi nga qytetarët që, të jenë të vëmendshëm, mos futen në panik, pasi trupi ka format e veta imune për të luftuar këtë virus, sidomos kur ai shfaqet në forma të lehta si një grip i zakonshëm.

“Personat që preken nga koronavirusi kanë antitrupa që mund t`i mbrojnë për disa vjet, si në rastin e viruseve të tjerë”,- tha Sulçebe.

/GazetaReforma.com/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *