Connect with us

Aktualitet

Inxhinierja e njohur, Luljeta Bozo, u shpreh se nuk ka vend për panik në vendin tonë ,është fenomen fizik i cili ka kohën e vet.”, – tha ajo.

Inxhinierja e njohur, Luljeta Bozo tërmetin e ndodhur në Turqi këtë të premte e lidh me një faktor zinxhir efektesh nën tokë. Profesoresha tha për Euronews se nuk ka vend për panik në vendin tonë.

“Është një fenomen periodik që ndodh për shkak të reaksioneve të mëdha që çlirojnë energji në brendësi të rruzullit tonë tokësor dhe që gjejnë momentin për t’u çliruar në periudha të caktuara kohore”, u shpreh inxhinierja.

“Ka 5 vjet që ka filluar të çlirohet kjo energji, që nga jugu i Italisë dhe Spanjë pastaj ka vazhduar në Greqi, erdhi këtu në Shqipëri që morëm goditjen në shtator dhe nëntor, dhe tani vazhdon poshtë në Turqi, aty ku është kufiri ndarës mes pllakës afrikane dhe pllakës euro-aziatike.”, – shtoi znj. Bozo.

Profesoresha theksoi se, qytetarët e vendit tonë nuk duhet të tremben, duke thënë se tërmeti është fenomen gjeofizik dhe jo virus. “Frikë nuk duhet të kenë njerëzit pasi panë këtë ngjarje dhe tërmetin 2.8 magnitudë që kanë parë në vendin tonë. Krijohet ky paniku që meqë ra në Turqi mund të bjerë dhe këtu. Nuk është si COVID-19 që përhapet. Nuk është virus është fenomen fizik i cili ka kohën e vet.”, – tha ajo.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *