Connect with us

Aktualitet

Izolimi çdo darkë deri në 2 dhjetor! 3 javë karantinë! Ata që nuk zbatojnë masat? Manastirliu del me thirrjen e fuqishme: Do jenë të njëjtat si të datës 15 mars (Rikthehet aplikimi për leje tek e-Albania)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, garantoi se vendi ynë ka të gjitha kapacitetet për të përballuar pandeminë Covid-19. Ajo iu përgjigj akuzave të opozitës, duke thënë se nuk mungon as stafi dhe as pajisjet në ndihmë të pacientëve. Lidhur me vendosjen e fashës së orarit kufizues, dhe personat të cilët duhet të lëvizin për punë, ministrja u shpreh se duhet të kenë autorizim nga e-Albania.

“Ata që lëvizin për arsye pune apo për emergjenca duhet të pajisen me leje përmes portalit e-Albania. Kufizimi do të vazhdojë deri në 2 dhjetor”, tha ajo në një konferencë për mediat.

Gjithashtu lidhur me mbylljen e bareve dhe restoranteve gjatë kësaj fashe orare, ministrja sqaron:

“Një nga konkluzionet është se baret, restorantet dhe lokalet e natës janë burim infeksioni sepse të rinjtë, në këto vende, relaksohen dhe bëhen shkaktarë të përhapjes së virusit te grumpmoshat e tjera. Dhe janë më shumë të rinjtë, deri në një moshë 44-45 vjeç, që më pas janë ata që janë infektuar dhe shkaktar të përhapjes së virusit në grupmoshat e tjerat. Në grupmoshën 25-45 vjeç ka pasur më shumë infektime. Në mjediset e mbyllura ulet vigjilenca, maska në ambientet e brendshme nuk mbahet kur konsumohet dhe të themi të vërtetën, në këto ambiente zbatueshmëria e rregullave nuk ka qenë 100%. Ku e përhapin? E përhapin në shtëpi tek prindërit, gjyshërit”.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *