Connect with us

Bota

Japonia fton të rinjtë e saj të konsumojnë më shumë Sake

Japonia fton të rinjtë e saj të pinë më shumë: Rroftë Sake

Operacioni “Rroftë Sake!” Në Japoni, autoritetet tatimore kanë nisur një fushatë që synon të nxisë të rinjtë japonezë të pinë më shumë alkool, sepse sa më pak të pinë, aq më pak fiton shteti.

Sipas Bankës Botërore, pandemia dhe demografia janë dy shkaqet kryesore të rënies së konsumit. 29 për qind e popullsisë është mbi 65 vjeç, me një lindje shumë të ulët në krahasim me mesataren.

Në të njëjtën kohë, disa parashikime thonë se popullsia e Japonisë mund të tkurret me 30 për qind dhe të arrijë në 90 milionë (krahasuar me 130 aktualisht).

Në lagjen e modës së Tokios, baret janë plot por gotat e alkoolit janë bosh. Për këtë arsye ka nisur edhe fushata për ta bërë alkoolin më tërheqës për të rinjtë nga 20 deri në 39 vjeç, në një vend ku reklamat e pijeve alkoolike tashmë janë të pranishme kudo.

Qeveria ka nevojë për promovime, njohuri, ide të reja. Gjithçka vlen për fushatën konkurs ‘Rroftë Sake’.

Pjesëmarrësit kanë afat deri më 9 shtator për të prezantuar projektet e tyre që synojnë të bindin brezin e ri për të ngritur bërrylin drejt gojës…

Në nëntor do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve, pra një grant nga zyra e taksave për projektin më të mirë

Për të dhënë një ide të rënies së të ardhurave, në vitin 1995, një japonez pinte mesatarisht rreth 100 litra alkool në vit, krahasuar me 75 litra për të rritur në vitin 2020. Për autoritetet tatimore, të ardhurat nga taksat nga alkooli kanë rënë nga 5% në vitin 1980 në 1.7% në vitin 2020. Sipas “Japan Times”, ulja e të ardhurave nga taksat e alkoolit midis viteve 2020 dhe 2021 ishte më e madhja në 31 vitet e fundit.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *