Connect with us

Aktualitet

Kali i qyqes dhe helmimi – Puna e organizatës PPNEA

Për më tepër se një dekadë, organizata PPNEA është duke punuar për ruajtjen e popullatës së kalit të qyqes (Neophron percnopterus) në Shqipëri. Gjatë këtyre viteve ne kemi dhënë më të mirën tonë, duke ndërmarrë aktivitete si monitorime në terrenfushata për rritjen e ndërgjegjësimit publikprograme edukimi për fëmijëtndërtimi i një rrjeti mbështetësish në nivel lokal, si dhe aksione parandaluese ndaj rreziqeve që kjo shkabë e mrekullueshme has në zonat e bukura malore të vendit tonë. Puna jonë disa herë është përballur me pengesa, e disa herë të tjera na ka bërë krenarë; Megjithatë, ne kemi akoma shumë për të arritur, siç është adresimi i praktikës së kurtheve me helm.

Helmimi është shkaku kryesor i rënies së numrit të shkabave në botë. Në gadishullin e Ballkanit, ky vrasës i heshtur është duke zhdukur popullatat e shkabave, duke bërë që në vende si Shqipëria, të mbetet vetëm një lloj folezues, krahasuar me katër lloje që kanë ekzistuar më parë. Kjo shkabë e fundit folezuese në vendin tonë është kali i qyqes, një specie tejet e bukur, e ngulitur në folklorin tonë dhe jetën e përditshme të banorëve lokal pranë territoreve të folezimit. Organizata jonë ka ndërmarrë aksione me rëndësi për adresimin e këtij fenomeni, si ndërtimi i dy stacioneve suplementare, krijimi i një rrjeti mbështetësish të quajtur ”Shpëtimtarët e Kalit të Qyqes”, apo shpërndarja e kiteve kundër helmimit. Akoma më tej, PPNEA ka ndërmarrë një studim mbi përdorimin e produkteve mjekësore veterinare në Shqipëri, me qëllim arritjen e një kuptueshmërie më të lartë mbi legjislacionin rregullues, si dhe identifikimin e alternative më pak të dëmshme ndaj ndaj këtyre medikamenteve me rrezik.

Dy stacionet tona suplementare funksionojnë rregullisht duke ofruar ushqim të sigurt për kalin e qyqes pranë territoreve të folezimit. Të dhënat tregojnë se këto stacione kanë mundur të sigurojnë ushqim për 40% të popullatës së kësaj shkabe në Shqipëri. Megjithatë, këto stacione nuk do të ishin të suksesshme nëse nuk do të mirëmbaheshin nga banorët lokal që i furnizojnë në mënyrë periodike me kërma, të cilat shërbejnë si ushqim për kalin e qyqes. Në mënyrë që mbështetësit tanë të kishin mundësi të ruanin këto kërma, ne i dhuruam dy frigoriferë. Një prej frigoriferëve u dhurua në institucionin e AdZM Gjirokastër, ndërsa tjetri te një prej mbështetësve tanë më të mirë, një banor lokal i Kurveleshit me emrin Mujo.

Akoma më tej, ekipi ynë, në mënyrë që të ndihmojë barinjtë dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi praktikën e gabuar të kurtheve me helm, ka shpërndarë 4 kite kundër helmimit në shërbimin veterinar të Gjirokastrës. Këto kite do të ndihmojnë në adresimin e rasteve të helmimit midis qenve të barinjve, të cilët janë tepër të rëndësishëm për arsye se mbrojnë tufat e bagëtive, që përfaqësojnë burimin e vetëm të të ardhurave për familjet e tyre. Qentë, njësoj si shkabat, bien në kurthin e helmeve, të cilat vendosen për të menaxhuar popullatat e ujqërve në zonat rurale. Këto kite do të ndihmojnë edhe në rritjen e ndërgjegjësimit mbi këtë fenomen negativ, duke ndihmuar në uljen e rasteve të përdorimit të kurtheve me helm.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tritol në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon ashpër BE: Ne dënojmë ashpër sulmin

Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë sëfundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Continue Reading

Aktualitet

Skandali tek Magjistratura/ “Fitues” dashnoret e oligarkëve dhe fëmijë gjyqtarësh të shkarkuar

131 kandidatë u futën në date 25 prill për fazën e dytë në provimin e magjistratit të ardhshëm, në sallën e lojrave me dorë “Feti Borova”, pasi u shpallën fitues dhe kaluan fazën e parë. 52 më tepër nga 79 numri fillestar, u përzgjodhën pas korrigjimeve që iu bë testeve me “scan tron”. Kur vetë pajisja scantron u “korrigjua” duke u zëvendësuar me një tjetër.

Arben Rakipi, në një prononcim për median, ngriti një alarm të çuditshëm kur foli “për nivelin e ulët të kandidatëve për në magjistraturë”.

Rakipi pranoi për një gabim teknik në pajisjen e scantron, e cila nuk kishte lexuar 4 pikë nga çelësi me 100 pikë, por nuk tha se si e bëri komisioni një rivlerësim tjetër me një tjetër pajisje scantron, ku e gjeti aq shpejt aparaturën elektronike…apo nëse ishte rezervë pajisja e re.

Rakipi pohoi se korrigjimet u bënë edhe manualisht në prani të kandidatëve dhe se procedura ishte filmuar. Por si u bë korrigjimi në prani të 250 kandidatëve që munguan pasi kishin ikur të dëshpëruar në shtëpitë e tyre?!

Skandali nuk mbaron me kaq. Dhjetra kandidatët humbës sipas aparatit scan tron kanë dërguar ankesa me shkrim, me e-mail, me telefonata në sekretarinë e shkolës, ndërsa 27 bënë peticion ku kërkuan përsëritjen për të gjithë të fazës së parë të testit.

Rakipi nuk mund të kthehej pas, ndaj shtoi te lista me 79 fitues fillestarë edhe 42 emra të tjerë, më pas numri 131 u plotësua edhe me 10 të tjerë. Në listën e “fituesve” që plotësuan 131 kandidatët që u futën në provimin e fazës së dytë, “humbësit” tregojnë për kalimin mbi 60 pikë të emrave të dyshimtë.

E bija e një gjyqtari të shkarkuar pak kohë më parë në vetting, e bija e një avokati të njohur si mik i drejtorit të Shkollës, një punonjëse simpatike e Ministrisë së Drejtësisë, një pedagoge e Universitetit “Pavarësia” të Vlorës me lidhje të forta politike pushteti, një inspektor tatimesh me babain ish vartës të vetë drejtorit të shkollës, një partnere “sexy” e një biznesmeni të fuqishëm e kështu me radhë komentohet lista e shtesave fituese të shpallura pas mesnate, për të plotësuar premtimin e madh por dhe për të fshehur dështimin e turpshëm të rekrutimit të magjistratëve të ardhshëm.

Piruetat dyshe të Arben Rakipit në këtë sezon rekrutimi të magjistratëve të ardhshëm morën vëmendjen e gjithë trupit diplomatik që alarmuan selitë e tyre. Sistemi i Drejtësisë po minohej nga marifetet me “scan tron”. Nga vetë drejtori i shkollës, që përflitej jo pak vitet e fundit për se si fitonin vendet e sistemit të ri të drejtësisë, magjistratët e ardhshëm.

Të huajt raportuan gjithshka. Për dy ditë dolën dy lista me dy palë kandidatë “fitues”. Në dy ditë u përdoren dy aparate “scantron”. Për dy ditë u shty dy herë ora dhe dita e zhvillimit të fazës së dytë të provimit. Në dy ditë u bënë dy mbledhje të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

U kap shifra 131 nga 442 pjesëmarrës kandidatë. Statistika 442 me 79 do ishte e turpshme dhe me shumë gjasa dështuese. Numri i kandidatëve do ishte pothuajse sa numri i vende të hapura për 20 gjyqtarë, 25 prokurorë dhe 15 ndihmësa ligjorë.

Çduhej bërë?

Arben Rakipi, pohoi në intervistën e tij, i shqetësuar se “niveli i fazës së parë ishte te mesatarja dhe kalimi duhej të kapërcente nivelin mesatar…uroj që të prodhohet cilësi dhe të përmbushen kuotat e caktuara nga KLGJ dhe KLP”.

Po kujt ia kërkon cilësinë e kandidatëve për magjistratë Rakipi? A nuk janë të njëjtët pedagogë (ose kolegë të tyre) të Shkollës së Magjistraturës ata që kanë prodhuar studentët konkurrentë, prurje të Fakultetit të Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës apo “Kristaleve” private?

Apo edhe pedagogët kanë dalë nga aparati scan tron?

Vitin paraardhës kuotat e përcaktuara për kandidatë gjyqtarë e prokurorë ishin 80, por konkurrentë fituan vetëm 60 me shumë sforcim.

Zëra që s’duan të identifikohen brenda Shkollës së Magjistraturës, pohuan se edhe ato kuota që u plotësuan, duhej të bëheshin që të mbulohej skandali. Vetëm gjysma e tyre e meritonte të kalonte.

Këtë sezon, u liberalizua mesatarja për të hyrë në provim, por u zvogëlua numri i vendeve pranuese nga 80 (nga të cilët 40 profili gjyqtarë dhe 40 profili prokurorë) në 45, për shkak të frikës nga skandali i dështimit.
Por skandali bashkë me dështimin bënë duet, ashtu si dy aparatet scan tron, që në fazën e parë të provimit të zhvilluar në datën 23.

Vëmendja ndërkombëtare po përqëndrohet tek faza e dytë e provimit, që si asnjëherë tjetër u nda në dy faza, me dy data larg njëra-tjetrës, 25 dhe 29 Prill.

Çfarë do ndodhë nëse kuotat nuk plotësohen as nga 30 kandidatë që fituan direkt apo me shtesat scan tron? Si do të plotësohen vendet e boshatisura nga vettingu?

Mos ndoshta do ishte më mirë të kishim ende gjingjonët dhe gonzhukrët në sallat e gjykatave, se sa “modelet” që u kualifikuan me shtesat që nxorri aparati scan tron?!/ Prapaskena

Continue Reading

Aktualitet

Tritol në banesë/ KLGJ merr vendimin, merr 6 muaj në mbrojtje gjyqtarin Tonin Stërkaj

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vendimin në lidhje me gjyqtarin e Shkodrës Tonin Stërkaj, të cilit iu vu tritol në banesë ditën e djeshme.

Gazetarja Klodiana Lala raporton  se KLGJ mori në mbrojtje gjyqtarin Stërkaj për gjashtë muaj.

Ndërkohë Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë vendosur të marrin në ruajtje banesën e gjyqtarit.

Continue Reading

Aktualitet

Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e reportazhit për Shqipërinë në RAI 3

Drejtori i Report në RAI 3, Sigfrido Ranucci ka reaguar pas komenteve të shumta se përse nuk u shfaq mbrëmë dokumentari për Shqipërinë.

Vetë Ranucci dhe drejtuesit e RAI-t kishin lajmëruar se do të shfaqej pjesa tjetër e dokumentarit për Shqipërinë.

Por të dielën kjo gjë nuk ndodhi, duke nxitur spekulime të shumta online.

Ranucci iu përgjigj një komenti për këtë çështje, duke thënë se dokumentari do të transmetohet.

“Do ta transmetojmë. Po presim që të arrijmë një akord për intervistën e Ramës,” shkruan ai.

 

"Po presim Ramën"- Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e

Continue Reading

Aktualitet

Alfred Cako vjen me një parashikim: Ja bombat e frikshme që do godasin popullatën, do zhduket uji

Alfred Cako tregoi se ekziston një rrezik që të fillojë një lloj lufte jo bërthamore, por me bomba me neutron, të cilat nuk shkaktojnë dëme, por ndryshojnë formulën e ujit në trup dhe që të bëjnë të vdesësh Brenda pak kohësh.

Alfred Cako: Nuk do të ketë luftë me bomba bërthamore, por do të ketë luftra me bomba me neutron. Bombat me neutron janë bombat më të rrezikshme që nuk lënë pasoja afatgjata, që nuk shkatërrojnë, që nuk kanë valë goditëse, por në zonën që ato veprojnë, e kthejnë ujin e trupit të njeriut nga H2O në H2O2. I ndryshojnë formulën kimike ujit dhe njeriu nuk rron, vdes për një kohë të shkurtër. Objektet nuk shkatërrohen, nuk shuhen. Për bombat me neutron, këto bunkerët e Enver Hoxhës për shembull janë të mira, por për goditje nukleare nuk të shpëtojnë sepse bombat nukleare lënë pasoja afatgjata dhe ka nevojë për filtra, ka nevojë për ujë, për banjo etj. Të paktën duhet të qëndrosh për 90 ditë brenda dhe ato lloj bunkerësh nuk mund të rrish i mbyllur pa ajër dhe nuk të shpëtojnë nga goditjet nukleare.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING