Connect with us

Kosova

Kosovë/ Vizita e emisarëve, mundësia e fundit

Kosovë/ Vizita e emisarëve, mundësia e fundit për marrëveshje

Si mundësi e fundit për të arritur një marrëveshje mes palëve para 1 shtatorit. E tillë po vlerësohet vizita në Kosovë e dy emisarëve për dialogun, amerikanit Gabriel Escobar dhe europianit Miroslav Lajçak. Njohës të fushës, e shohin si pozitive edhe përfshirjen e opozitës në këtë proces nga dy ndërmjetësuesit.

Gabriel Escobar, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së për bisedimet, sipas analistëve, po e shtojnë presionin që palët të merren vesh dhe të mos ketë eskalim të situatës së sigurisë javën që vjen.

Sipas tyre, është reale mundësia që të shtyhet përpara një marrëveshje përfundimtare mes palëve, shkaku edhe i përfshirjes së opozitës në takimet e tyre.

Analistët politikë shprehen se Qeveria e Kosovës deri më tani ka çaluar në dialog dhe s’ka treguar. Takimet e Escobar dhe Lajcak me partitë opozitare në Kosovë, është shenjë se duhet një spektër më i gjerë për një marrëveshje në dialog. Ardhja e tyre po shihet si një vazhdimësi e përpjekjeve për të stabilizuar situatën në Veri, për të ofruar një klimë minimale të mirëbesimit mes palëve dhe për të marrë një konsensus më të gjerë.

Dje Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, pritën në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në takim, Kurti tha se “Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për tu angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë drejt një marrëveshje që në qendër ka njohjen reciproke”

Ai gjithashtu falënderoi Escobar dhe Lajçak për angazhimin e tyre në shmangien e tensioneve të krijuar artificialisht nga ana e Serbisë dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Dy emisarët e SHBA-BE të dialogut vizituan Kosovën, vetëm 5 ditë pas takimit në Bruksel ku të dy ishin gjithashtu prezentë por nuk u arrit asnjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

 

 

Advertisement

TRENDING