Connect with us

Kronike

Lëvizte me ‘Toyota’ të blinduar, si e theu masën e arrestit Nikoll Sherniku

Nikoll Sherniku dhe shtetasja Flutura Berisha 34 vjeçe, janë vënë në pranga gjatë një aksioni të përbashkët të policisë së Lezhës dhe FNSH-së së Shkodrës.

Policia sqaroi se 28-vjeçari dhe gruaja me të cilën shoqërohej po lëviznin me një automjet tip “Toyota” të blinduar në zonën e Kunes, pranë Shëngjinit, kur janë neutralizuar nën dyshimin se ishin nisur për të kryer një vepër kriminale.

Dy të arrestuarit kishin në automjet edhe një të mitur 15 vjeç, por kjo nuk i ka ndaluar që të mbanin me vete një armë kallashnikov plot me fishekë dhe radiomarrëse si ato të policisë.

Sherniku dhe Berisha sapo kanë parë uniformat blu kanë dalë nga makina dhe kanë tentuar të largohen me vrap, me 34-vjeçaren që ka provuar edhe të fshehë kallashnikovin.

Por ajo çka merr vëmendje është fakti se Nikoll Sherniku duhet të ishte në banesën e tij dhe jo të lëvizte i lirë në Shëngjin. Kjo pasi, ndaj tij gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, në përfundim të çështjes gjyqësore që lidhet me vrasjen e ish-punonjësit të policisë Xhulio Prela.

Fillimisht Sherniku u arrestua si person që kishte dijeni dhe ishte implikuar në ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2020 në Gajush të Lezhës, duke u akuzuar për “Moskallëzim të krimi, por u la në “arrest në shtëpi”.

Gjykata asokohe arriti në konkluzionin se ishte Redion Hysa autori i vrasjes së ish-efektivit  të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, duke kryer 3 qitje me pistoletë në drejtim të tij.

Vrasja e Xhulio Prelës dy vite më parë dyshohet se nisi pas një sherri për dritat e gjata të makinës, pasiish-efektivi i FNSH, teksa kthehej nga fshati Kosmaç i Shkodrës ndaloi kur autorët i sinjalizuan me drita dhe elektrik dore.

Sipas dosjes hetimore, Prela ka ndaluar duke menduar se personat që e sinjalizuan mund të kishin nevojë për ndihmë, por në atë moment mbi të u shkrep një pistoletë TT.

Kronike

Përplasen dy automjete në Pogradec, ndërron jetë një prej pasagjerëve

Një aksident i rëndë ka ndodhur, në të gdhirë të së hënës, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht.

Një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin 58 vjeç.

Për pasojë ka ndërruar jetë Fillim Zeka 80 vjeç, pasagjer i automjetit tip “Citroen”.

Ndërkohë është dëmtuar edhe drejtuesi i mjetit, 58-vjeçari i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Continue Reading

Kronike

Shqiptari qëllon për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në Duseldorf.

Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova.

Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Pak më vonë, policia ka mundur të arrestojë pa rezistencë një person të armatosur me armë zjarri para lokalit. Sipas policisë, personi i arrestuar është një kosovar 52 vjeçar me banim në Gjermani.

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Continue Reading

Kronike

E rëndë/ Hidhet nga kati i tretë i pallatit, ndërron jetë 67-vjeçarja

Gjatë natës, në Spitalin Rajonal Berat, është dërguar pa shenja jete, shtetasja F. M., 67-vjeçe, banuese në Kuçovë.

Dyshohet se shtetasja F. M., në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Gjatë natës, në Spitalin Rajonal Berat, është dërguar pa shenja jete, shtetasja F. M., 67 vjeçe, banuese në Kuçovë.

Në bazë të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe të informacioneve të marra, dyshohet se shtetasja F. M., në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Materialet procedurale për rastin i kaluan për vlerësim, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Continue Reading

Kronike

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i mbajtjes së armëve, pa leje.

Qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, vihet në pranga 30 vjeçari.

Policia sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me armë në qytet, kanë ngritur pika kontrolli, dhe kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e tij.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën atij dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Kronike

Vrasjet pa autor/ Nga 192 krime brenda 4 viteve, 62 mbeten të pazbuluara

Në 4 vitet e fundit në Shqipëri janë regjistruar 192 vrasje, ndërsa 62 krime mafioze vijojnë të mbetën ende të pazbardhura. Ekzekutime me snajper, krime në familje, vrasje grash, hakmarrje apo dhe larje e hesapeve të drogës, janë vetëm disa nga kategoritë e vrasjeve në Shqipëri.

Një pjesë e ngjarjeve janë zbardhur, por vrasjet pa autor vijojnë të jenë ato të përplasjes mes bandave e për të cilat policia nuk ka arritur të vendosë pranga. Edhe kur është vepruar ndaj tyre, të dyshuarit janë liruar për mungesë provash.

I fundit ishte ekzekutimi i Gentian Bejtjas në mars të këtij viti në fshatin Larushk të Krujës. Ish-polici i burgjeve 43-vjeçar, i kishte shpëtuar tre atentateve të mëparshme ndërsa atentatorët iu futën brenda në banesë dhe e ekzekutuan.

Që prej vitit 2020 dy nga krimet e rënda që mbeten ende të arkivuara janë ekzekutimi me snajper i Kastriot Reçit në qendër të Rrëshenit, por edhe rrëmbimi e zhdukja e Jan Prengës. Ndonëse për drejtësinë ngjarja u zbardh, në burg mbeti vetëm një kopshtar. Edhe ekzekutimi i dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia vijon të mbetet pa autor, ndonëse për këtë ngjarje kërkohet Talo Çela.

Veç qyteteve të tjera, edhe në Tiranë, vrasja e Hekuran Billës do të çonte në pranga disa të rinj, por që më pas u liruan për mungesë provash.

Viti 2020 në total numëroi 12 krime të pazbardhura. Viti 2021 numëron gjithsej 21 ekzekutime pa autor. Dy për të cilat policia dyshon se vijnë si pasojë e grupeve kriminale janë ato të vrasjes së Bardhok Pllanajt në Shkodër dhe Edmond Çekiçit në Durrës.

E njëjta histori e ekzekutimeve mafioze edhe në Vlorë, ku persona të armatosur qëlluan për vdekje Bledar Birçajn. Në Elbasan vrasjet e Everest CakësLulzim Bitrit e Ardian Çollakut vijojnë të jenë pa autor.

2022, edhe pse me një numër më të ulët të vrasjeve pa autor, me 12 të tilla, sërish krimet mafioze do të tronditnin kryeqytetin, kur në rrugën Tiranë-Elbasan u hodh në erë makina e Aleksandër Sadikajt. I riu humbi jetën nga plagët, ndërsa policia ende nuk ka një person të akuzuar, por veç dyshime.

Nuk do të kalonte shumë dhe në gusht tre të rinj u ekzekutuan në mbikalimin e Fushë-Krujës. Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha u ekzekutuan në një pritë ndërsa automjeti i viktimave u dogj. Ngjarja e rëndë për policinë në pikun e sezonit turistik vijon të jetë e pazbardhur.

Për vitin 2023, janë ende 13 krime të pazbardhura. Më i rëndi prej tyre ishte vrasja e punonjëses së barit në zonën e Don Boskos, Mimoza Paja, por edhe e vrasjes së rojës së sigurisë Pal Kola në televizionin Top Channel. Sot e kësaj dite autorët janë në arrati. Ajo që dihet është se dy të pafajshëm humbën jetën.

Nga janari e deri më sot, për vitin 2024 regjistrohen 7 krime me 8 viktima në Shqipëri, ndërsa ekzekutimet mafioze janë ato për të cilat policia nuk ka asnjë autor./A2 CNN

Continue Reading
Advertisement

TRENDING