Connect with us

Aktualitet

Lihet në burg Agim Gjini, bashkëpunëtori i Dumanit

Agim Gjini, bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës për grabitjet me armë në Shijak është lënë në burg nga gjykata. 49-vjeçari u arrestua në Durrës dy ditë më parë dhe akuzohet për grabitje, armëmbajtje e grup kriminal.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhune” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Emri i Gjinit doli gjatë operacionit “Plumbi i artë” u lëshuan 32 masa sigurie, ku 9 prej tyre u ekzekutuan në burgje, 9 persona u arrestuan ndërsa 14 të tjerë u shpallën në kërkim. Tashmë me arrestimin e Gjinit, numri i të shumëkërkuarve që janë ende në arrati shkon në 13.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *