Connect with us

Bota

Lufta në Ukrainë ndryshon Bashkimin Europian

Lufta në Ukrainë ndryshon Bashkimin Europian

 Brukseli festoi dje Ditën e Pavarësisë së Ukrainës me një shfaqje të jashtëzakonshme në mbështetje për vendin viktimë të luftës.

Edhe Statuja e famshme ndërkombëtarisht ishte veshur me ngjyrat kombëtare të Ukrainës dhe një flamur gjigant ukrainas u shfaq në Grand Place.

Ambasadori ukrainas tha se mbështetja e Bashkimit Evropian e befasoi Rusinë agresore dhe shtoi se: Unioni ka treguar mundësinë për të qenë së bashku, për të qëndruar të bashkuar dhe për të ecur përpara”.

Evropa ka qenë në anën e Ukrainës që nga dita e parë e luftës, duke ndërmarrë hapa të paprecedentë për të ndihmuar Kievin, hapa që kanë përfshirë pranimin e refugjatëve, ndihmat financiare dhe humanitare, financimin për furnizimet me armë, ndëshkimin e Rusisë me sanksione financiare, bankare dhe teknologjike, si dhe ndalimin e importit të naftës ruse.

Presidentja e Komisionit Evropian u dërgoi një video-mesazh ukrainasve, në të cilën premtoi mbështetje të vazhdueshme nga Unioni.

Nga ana tjetër, BE-ja është e ndarë në politika të tilla si importimi i energjisë nga Rusia, dhe ndërsa shumë vende anëtare po shkojnë drejt një recesioni ekonomik, Rusia po ushtron presion mbi Bashkimin për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë.

Aktualisht po zhvillohen diskutime mbi objektivat dhe strategjitë e Bashkimit Evropian.

Sipas ekspertve, lufta tashmë ka ndryshuar dukshëm Evropën, shembull është anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, por dilema e madhe mbetet…Si do të jenë marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë në terma afatgjatë?

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *