Connect with us

Politike

‘Luftë’ në PD, Berisha rrethon godinën dhe merr katin e parë! Basha mbrohet me të tijtë në të dytin! Ndërhyn policia, merr në kontroll situatën! Ish-Kryeministri ‘strehohet’ në zyrat e FRPD, më pas largohet

Kaos në Selinë e Partisë Demokratike. Militantë të Sali Berishës nuk kanë pritur protestën e orës 12:00 por kanë ‘pushtuar’ katin e parë të godinës, duke shqyer derën kryesore dhe thyer xhama. Ata kanë marrë katin e parë të godinës, ndërkohë që kanë tentuar herë pas herë të shkonin edhe në katin e dytë ku është me të tijtë.

Më parë kanë goditur Sekretarin Për Pushtetin Vendor në PD, Roland Bejko dhe nuk e kanë lejuar të futet në seli.

Berisha ka dalë nga shtëpia e tij dhe ka mohuar ta ketë parë dhunën në seli. Ndërkohë që Partia Demokratike e ka konsideruar si një njeri që do gjak dhe vetë rri fshehur.

Teksa dhuna po intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën. Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka shpërndarë protestuesit.

Në këtë situatë Sali Berisha është ‘strehuar’ në zyrat e FRPD.

….

Sali Berisha ka dalë nga zyrat e FRPD ku qëndroi ndërkohë që situata ishte e tensionuar. Ai është larguar nga ambiente e selisë së PD, ndërsa i është bashkuar protestuesve jashtë.

…..

Pas ndëryrjes së Policisë në selinë e Partisë Demokratike duke shpërndarë protestuesit me gazlotsjellës, militantët e Berishës kanë gjetur ‘strehë’ në lumin e Lanës.

Pasi e goditën për minuta të tërë me leva e shkopinj, militantët e Berishës kanë marrë vare për të shkallmuar derën e blinduar e për t’u futur në selinë e PD.

Një person ka mbetur i plagosur në Partinë Demokratike. Ai është goditur nga brenda godinës me sende të forta teksa po futej në katin e dytë. Ai ka qenë duke tentuar të futet në katin e dytë të godinës me disa të tjerë.

Nga brenda godinës i kanë shtyrë dhe njëri prej tyre është lënduar. Ai është afruar pranë Berishës dhe i ka thënë që e ka rrahur policia e Lulzim Bashës. Ish-Kryeministri tha se i bën thirrje Bashës që të tërhiqet nga dhuna.

Paria Demokratike ka reaguar nëpërmjet një deklarate në lidhje me dhunën në protestën e thirrur nga Sali Berisha. Në reagim, Berisha krahasohet me ‘Ramën e 21 janarit’, ndërsa thuhet se ai po tento të marrë me dhunë selinë e PD me një grusht njerëzish.

Sipas PD, Berisha është braktisur nga demokratët dhe se mundi të mbledhë as 800 mercenarë.

“Për të ardhur keq ku përfundoi Sali Berisha, i njëjtë me Edi Ramën e 21 Janarit! Me një grusht njerëzish kërkon të marrë me dhunë Partinë Demokratike për ta kthyer në një bunker, ku të strehojë veten dhe familjen kundër interesit të demokratëve dhe të shqiptarëve! Ka një lajm të mirë në këtë fatkeqësi për Sali Berishën: Ai është i braktisur nga demokratët. Janë më pak se 800 mercenarë në oborrin e PD, që ushtrojnë dhunë në këtë përpjekje të turpshme kundër demokratëve. Aktet e dhunës së sotme kundër Partisë Demokratike shënojnë izolimin final të Sali Berishës dhe largimin me turp nga skena politike”, thuhet në reagim.

….

Gaz lotsjellës i është hedhur militantëve të Sali Berishës në katin e parë të selisë së PD-së. Gazi është hedhur nga disa vrima të hapura në dyert e blinduara, të cilat militantët e Berishës tentuan t’i hapin me dhunë.

….

Mbështetësit e Berishës që po protestojnë përpara selisë së PD-së kanë arritur të shqyejnë derën nga e cila futen deputetët, por janë përballur me një derë të blinduar të cilën po përpiqen ta hapin.

….

Sali Berisha ka ardhur me plan të mirëorganizuar për të pushtuar PD. Berisha duke qeshur tha se dera u hap vetë si ‘hapu Suzam’.

“Referendarë të lirisë që janë sot më të vendosur se kurrë. Dyert e shtëpisë nuk mbyllën kurrë. Lulzim pengu apo Bash Brava i ka zaptuar këto zyra”, tha Berisha.

….

Militantët e Berishës po tentojnë të hapin me trapan e çekiç derën e blinduar që të çon në katin e dytë të selisë së  PD. Pasi kanë shqyer dyert e tjera, ata synojnë të futen në të gjitha ambientet e selisë.

….

Për mbështësen e Sali Berisha  Albana Vokshi demokratët që kanë hyrë në PD janë duke hyrë në shtëpinë e tyre dhe Lulzim Basha duhet të largohet.

“Po futen në shtëpinë e tyre, Lulzim Basha të dalë dhe t’ia lërë demokratëve. Ky është turpi i Lulzim Bashës”, tha Albana Vokshi.

….

Militantët e Sali Berishës kanë thyer ehe dyert e zyrave të Forumit Rinor të PD, duke arritur të futen brenda.

“Lulzim Basha të iki nga ka ardhur, shtëpia e demokratëve është e jona”, thotë njëri prej protestuesve.

…..

Pasi u futën me dhunë në kati e parë të selisë së PD, duke shqyer derën kryesore, militantët e Berishës nuk ndalen duke thyer çfarë gjejnë përpara në godinë. Ata kanë mundur të hapin me dhunë një tjetër derë në katin e parë të godinës. Po ashtu ata kanë thyer e kanë bllokuar duke i lyer me sprite edhe kamerat e sigurisë të vendosura në murin e jashtëm të selisë.

….

Ndonëse protesta ishte planifikuar të niste në orën 12:00, militantët e Sali Berishës nuk kanë pritur këtë të fundit, por kanë shqyer derën e selisë duke u futur. Për Berishën ata janë futur në shtëpinë e tyre.

“Sot do e shndërrojnë bunkerin e Bashës në shtëpinë e lirisë, të ruajnë gjakftohtësinë të vetëpërmbahen për arritjen e qëllimeve tona. Basha është i shkarkuar. Unë kërkoj vetëpërmbajtje. Nëse ndërhyn policia, ndërhyn Edi Rama. Në shtëpinë e tyre kanë hyrë. Nuk ka të drejtë njeri të mbyllë derën e shtëpisë”, tha ai.

Politike

Operacioni i SPAK/ Balla: Janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Madridi ka komentuar operacionin e SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Balla vlerësoi operacionin dhe tha se ka ardhur koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

“Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit.

Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj”, shkruan Balla.

Continue Reading

Politike

Berisha: Operacioni i fundit i ‘Skrapit’ të partisë u dekonspirua 100%

Përmes një postimi në facebook, Ish kryeministri, Sali Berisha është shprehur në lidhje me operacionin e sotëm të SPAK-ut se operacioni i fundit i ‘Skrapit’ të partisë u dekonspirua 100%.

Postimi i Berishës:

Dekospirohet 100% operacioni i fundit i Skrapit të Partisë!

Të dashur miq, nga 50 urdhër-arreste të lëshuara nga Skrapi i Partisë mbrëmë, në operacionin e ndërmarrë nga Lezha në Vlorë arrestohen pasi u dorëzuan vetë, kriminelët Taulant Palla, Met Katrori, Altin Zumani dhe Alfred Greca.

Ata sapo morën njoftimin u dorëzuan.

Kurse 46 kriminel të tjerë mbasi ishin njoftuar, nuk u gjetën sepse ja kishin mbathur me kohë!
Sukses spektakolar! #sb

operacioni i fundit i ‘Skrapit’ të partisë u dekonspirua 100%

Continue Reading

Politike

Erisa Xhixho feston ditëlindjen, Meta e surprizon/ Ja dhurata që ka zgjedhur për deputeten (VIDEO)

Deputetja e Partisë së Lirisë, Ersa Xhixho feston ditëlindjen, dhe presidenti i kësaj PL-së Ilir Meta ka vendosur që ta urojë publikisht. Nëpërmjet një video mesazhi të cilin e ka publikuar në rrjetet sociale, Meta uron Xhixhon dhe i bën me dije se do ti dhurojë një shall të ekipit skocez Celtics.

‘Shall i Celtics për ty, jo që të ndryshosh skuadër, por janë dy ngjyra që të shkojnë më shumë!’- tha Meta.

Nga ana tjetër Meta ka shkruar edhe një mesazh në rrjetet sociale.

‘Edhe 100  pranvera të reja për Erisa Xhixhon. Shëndet, lumturi në familjen e saj të mrekullueshme dhe Suksese të reja në angazhimet politike dhe profesionale! Ajo gjithmonë na ka bërë krenarë me integritetin, modestinë, energjinë dhe Pozitivitetin e saj! Urime edhe Eneas, Henrit dhe uraganit në rritje Nikolit se ata kanë lindur të gjithë në një javë!  Lule dhe mbarësi gjithmonë!’-shkruan Meta.

Continue Reading

Politike

Berisha nxjerr VIDEO-n: Si gënjeu sot Rama paturpësisht se medemek s’ka sulmuar asnjë gazetar

Kryedemokrati Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se Edi Rama, për të mbrojtur Batonin e tij, gënjeu paturpësisht se medemek ai ska sulmuar asnjë gazetar nominalisht.

Berisha ka publikuar një video ku tregon të kundërtën e asaj ç’ka pretendon Rama.

Ai shton më tej se edhe Erion Veliaj ka ndjekur me fanatizëm ekstrem rrugën e Edi Ramës si organizatë mafioze që janë.

Postimi i Berishës:

Të dashur miq, Edi Rama, për të mbrojtur Batonin e tij, gënjeu sot paturpësisht se medemek ai ska sulmuar asnjë gazetar nominalisht.

Ndiqni videon për të dëgjuar veç një rast që vërteton të kundertën e kësaj që Rama thotë.

E vërteta e madhe është që Edi Rama, mediat e gazetarët i ka sulmuar, ka mbyllur kë ka dashur, i ka tallur, i ka bullizuar, i ka vendosur epitete. Erion Veliaj ka ndjekur me fanatizëm ekstrem rrugën e tij si organizatë mafioze që janë.

Të gjithë janë në garë kush ta kopjojë më mirë.

Elisa mban rekordin në fakt në këtë adhurim ndaj Skënderbuçit të saj, teksa flet jo vetëm me gojën e Ramës, por dhe gjestet e tij.

Continue Reading

Politike

Emiriana Sako del nga SPAK: S’ka lidhje me veprimtarinë time si kryebashkiake

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako doli nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pas gati dy orësh.

Ajo sqaroi paraqitja në SPAK, “nuk ka lidhje me detyrën time si kryetare e bashkisë”. Po  ashtu, ajo mohoi të jetë thirrur për inceneratorin e Tiranës.

Nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar se përse kryebashkiakja e Durrësit doli sot para prokurorëve të posaçëm.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING