Connect with us

Aktualitet

“Maska është e rrezikshme?”/ Manastirliu publikon videon sqaruese: Një person asimptomatik…

Përmes një video-mesazhi, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu fton qytetarët të besojnë atë çfarë thotë shkenca, duke i mëshuar kështu rëndësisë së maskës, në këtë kohë pandemie.

“Shumë prej jush mund të kenë dilema për kohën e përhapjes së infeksionit apo dobinë e maskës për mbrojtjen e vetes, njësoj si të tjerëve. Ju ftoj të besoni faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve e të ekspertëve të shëndetit publik dhe të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë. Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së COVID19”, shkruan Manastirliu.

Në video gjenden të listuara fakte, përkundrejt teorive të rreme apo miteve.

Fake: Sa kohë ndihem mirë, nuk kam nevojë për maskë

Fakt: Sipas CDC, 40% e transmetimit ndodh para se të ndihesh sëmurë. Një person asimptomatik mund ta përhapë që 48 orë para shfaqjes së simptomave

Fake: Maska mbron të tjerët por nuk më mbron mua

Fakt: Një studim në 198 shtete tregoi se atje ku mbajtja e maskës nga të gjithë ishte kulturë ose detyrim numri i të infektuarve dhe viktimave ishte më i ulët

Fake: Mbajtja e maskës do të rrisë sasinë e dioksidit të karbonit që fus në trup frymëmarrjen

Fakt: Doktorë dhe Infermierë kanë mbajtur prej kohërash maska në punë për orë të tëra dhe nuk pasur pasoja mbi shëndetin

Fake: Nëse mbaj maskë, nuk kam nevojë të ruaj distancimin social

Fakt: Mbajtja e maskës është vetëm njëri hap në ngadalësimin e përhapjes së virusit. Hapat e tjera të domosdoshme janë distancimi social dhe ruajtja e higjienës.

Top Channel

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *