Connect with us

Aktualitet

Mbi 5 mijë të prekur në Tiranë, Ministria apel të infektuarve: Mos dilni në rrugë, izolohuni në shtëpi

Në Shqipëri numërohen 11,555 raste aktive të Covid. Nga këto raste të deklaruara gjysma e tyre janë në Tiranë, në metropolin shqiptar ku është e përqendruar edhe pjesa më e madhe e popullsisë.

Sipas shifrave zyrtara në qarkun e Tiranës janë 5682, më pas vijnë qarqet Durrës me 980; Fier me  916 dhe Korça 753 raste të të infektuarve.

Nisur nga kjo situatë, ku Tirana sipas ekspertëve është bërë e pakontrollueshme nga kjo pandemi, ministria e ka lëshuar apelin e fortë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetë karantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

gsh

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *