Connect with us

Bota

Më 10 dhe 17 dhjetor jepen autorizimet për dy vaksinat kundër Covid

Autoritetet në SHBA kanë caktuar datat e mbledhjeve për të shqyrtuar aplikimet për vaksinat, të cilat synojnë të ‘zhdukin’ Covid-19.

Më datë 10 dhjetor Administrata e SHBA-ve për Drogërat dhe Ushqimet do të mblidhet për të shqyrtuar aplikimin e Pfizer, që e ka depozituar më herët.

Ndërsa më datë 17 dhjetor, FDA do të mblidhet për të shqyrtuar aplikimin e kompanisë Moderna për vaksinën e saj ndaj Covid-19.

Një ditë më parë Moderna lëshoi një kërkesë për autorizim emergjent të përdorimit të vaksinës së saj.

Sipas kompanisë në fjalë, faza e tretë e ka nxjerrë këtë vaksinë 94.1% efektive.

Deri tani Kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë kanë deklaruar se kanë prodhuar disa vaksina anti-Covid me efikasitet të lartë. Vaksinat anti-Covid që janë krijuar kanë efiksasitet nga 92% që është ajo ruse, ndërsa ajo e BioNTech dhe Pfizer ka 95% efikasitet. Ajo e AstraZenca ka 90% efikasitet.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *