Aktualitet
“Më foli me gojën e saj”/ Familjarët shpërthejnë në lot pas vdekjes së 20-vjeçares: Duan t’ia vënë fajin Covid-it
Familjarët e 20-vjeçares Klea Muxhaj, e cila ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit në maternitet gjatë lindjes, kanë bërë fajtor mjekët.
Sipas tyre, e reja ka qenë mirë pas lindjes, por në mëngjes janë lajmëruar se ajo ka vdekur. Ata i akuzojnë mjekët për neglizhencë pasi e kanë futur dy herë në sallën e operimit.
“Duan t’ia fusin koronës fajin tani. Por njëri do ta paguajë vdekjen e kësaj vajze!” tha vjehrri i 20-vjeçares.
“Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë. Doktori tha do ta shikojmë nesër dhe gjendja deri tani vijon mirë do ta shikojmë nesër. Gjatë natës kur kemi ikur ne, infermierja na thotë se ka pësuar bllokim në frymëmarrje dhe vdiq.
Lajmëruan doktorin tha dhe se shpëtuam dot. Doktori e kishte futur në sallë të operimit për herë të dytë. Kjo është neglizhencë e doktorit. Na thanë se është rëndë. Njëri thotë se ka hemorragji tjetri nuk e di, tjetri ishte mirë, janë 3 mjekë me ashtu të ndryshme. Nuk e dinë se çfarë duan të mbulojnë ata e dinë, mungesë mjekimesh apo kanë harruar ti bëjnë ndonjë gjë”, theksoi kunati i vajzës.
Ndërsa vjehrra u shpreh: “Më foli nusja jam mirë. Më foli me gojën e saj korba. Të keqen mami i thashë nesër do të vijmë me djalin në duar. Vajti dhe djali e pa dhe tha jam mirë. Në orën 3 më thonë që është përkeqësuar. unë e pashë bebin dy kile e gjysmë.
Më thanë se është përkeqësuar nusja. Vajtja atje s’më lanë të futem, doktori na tha se vajza na iku nëpër duar. Më vonë na thanë jo kishte hemorragji. Unë vajta e pashë me sytë e mi. E kishte lindjen e parë, këta i mbyllën dhe derën dhe s’na lanë të futemi”
gsh/