Connect with us

Aktualitet

Mësimi online – Ekspertja e ISHP-së: Nuk do jetë për gjithë popullatën, vetëm në zonat ku ka dyndje

Shqipëria nga java në javë po shënon raste në rritje të infektimeve të reja, fatkeqësisht të shoqëruara këto dhe me një numër të konsiderueshëm të humbjeve të jetës.

E teksa situata mbetet kritike për një vend të vogël si Shqipëria, Komiteti Teknik i Ekspertëve nga java në javë po del me masa edhe më shtrënguese.

Ditën e djeshme është vendosur që mësimi në sistemin parauniversitar që prej datës 1 dhjetor të zhvillohet i alternuar, në shkolla dhe online.

Ndërkohë që kujtojmë se vazhdon ora policore që prej fashës 22.00 të mbrëmjes deri në 06.00 të mëngjesit, vendosja e maskës sapo del nga shtëpia si dhe evitimi i të gjitha ambienteve ku ka më shumë se 10 persona.

Në një lidhje ‘Skype’ për ‘Wake Up’, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini tha se është propozuar mësim i alternuar, duke shpjeguar si do veprohet në zonat që nuk kanë shpërthim të Covid-19.

“Duke parë edhe sezonin që është sezoni i festave, sezoni i grumbullime, u pa e arsyeshme që t’i rekomandojmë Ministrisë së Arsimit, në bazë të skenarëve që ajo ka përgatitur për vjeshtë-dimrin, kalimi i alternuar i mësimit online dhe me prezencë fizike.

Nuk do jetë për gjithë popullatën dhe Shqipërinë. Do bëhet kombinim veprimesh duke parë incidencën në bazë të qarqeve dhe njësive vendore. Nëse për shembull në Tropojë kemi një situatë të qetë me raste sporadike, sigurisht që mësimi atje do vijojnë normalisht, me prezencë në klasë.

Në zonat ku ka dyndje, do jetë mësimi i alternuar. Duke filluar nga dhjetori mësimi të bëhet edhe online edhe me prani fizike, në varësi të situatës epidemiologjike në rajon”, tha Tomini.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *