Connect with us

Aktualitet

Ministria publikon shifrat, bilanc dramatik nga COVID në Shqipëri 24 orët e fundit

Bilanc dramatik në Shqipëri! Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit 16 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Aktualisht, numri i vdekjeve nga COVID në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë, është 787 viktima.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetar? nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.”, njofton ministria.

545 të infektuar, 397 të shëruar

Janë kryer 2.026 testime, prej të cilave 610 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Ministria njofton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë.”

Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë./Gazeta SHQIP

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *