Connect with us

Aktualitet

Mjeku shqiptar në Angli – “Nisja e vaksinimit nuk është fundi i pandemisë” ja se kur mund t’i rikthehemi normalitetit

Në një lidhje ‘Skype’ për ‘Wake Up’, mjeku Baki Ejupi, i cili punon në Britaninë e Madhe tha se na pret një dimër i vështirë.

Ai apeloi që të respektohen masat anti-Covid, pasi sipas tij nisja e vaksinimit nuk është fundi i pandemisë.

Mjeku bëri të ditur se nëse gjithçka shkon mirë, në verë mund t’i rikthehemi normalitetit.

“Vaksinimi nuk parandalon gjithçka. Është më rëndësi që edhe më tej njerëzit të marrin masat , me distancim social, kujdesin për shëndetin, ushqimin, në mënyrë që të shmangin rrezikun.

Është shumë me rëndësi që si stafi mjekësor, politikanët, posaçërisht ju mediat që unë e di se ju keni kujdes të veçantë, të influenconi popullatën e gjerë që të mos mendojnë se sa të fillojnë vaksinimi, këtu është fundi i pandemisë.

Ky është një fillim dhe një prej gjërave qe ne na thuhet. Unë po besoj, natyrisht që mund të jem gabim, por besoj se deri nga fundi i pranverës ne do të vaksinojmë shumicën e popullsisë.

Unë po shpresoj që e njëjta gjë të ndodhë edhe në Shqipëri. Nëse kjo ndodh, diku nga vera e ardhshme ne do të kthehemi te një normaliteti, apo në një normalitet të afërt.

Por deri atëherë ne duhet të jemi vigjilent dhe të jemi të përgatitur, sepse ka për të qenë një dimër i vështirë”, deklaroi mjeku shqiptar.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *