Connect with us

Pinknews

Mozzik pjesë e dokumentarit të Loredanës: Po më bën për të qarë

Që Loredana po sillte një dokumentar e dinim, mirëpo a do ishte Mozzik pjesë e këtij dokumentari, jo.

Vetëm pak orë më parë Loredana i ka dhëmë fund dilemës tonë pasi ka publikuar trailerin dokumentarit.
Dhe pjesë e tij padyshim që do jetë dhe reperi.

Në videon e shpërndarë prej saj në rrjetet sociale shihen disa nga momentet kulminante të dokumentarit  dhe ndër të tjera edhe Mozzik, ku shprehet:

Po më bën për të qarë!

Dokumentar është i ndarë në 4 pjesë dhe pjesa e parë publikohet më 25 nëntor.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pinknews

Françeska nevrikos Romeon: Heidi flet më shumë me Julin se me ty, e çuditshme

Pas një diskutimi që Romeo ka patur pak momente më parë me Françeskën, kjo e fundit ka nisur ta ‘sulmojë’ banorin duke përfshirë partneren e tij.

Siç e kemi parë përgjatë ditëve të mëparshme në qendër të diskutimeve në shtëpi ka qenë çifti Heidi-Romeo, por duke mos mjaftuar kjo ditën e djeshme Egla dhe Heidi u përfshinë në një debat të ashpër saqë gjithë shtëpia nisi të flasë për çështjen e tyre.

Sakaq ditën e sotme Françeska shprehet se fakti që Heidi zgjedh të flasë me Julin për probleme të saj dhe nuk e bën këtë me Françeskën apo me Eglën të cilën e ka ‘konsideruar’ më tepër se banorët e tjerë në shtëpi, i duket tepër e çuditshme.

Continue Reading

Pinknews

“Kjo më bën mua fituese”/ Heidi ngre zërin gjatë debatit me Jul Dedën

Julian Deda dhe Heidi Baci kanë diskutuar sot me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku shkak është bërë krisja e marrëdhënies së kësaj të fundit me Egla Cenon.

Aktori i njohur, i cili po dyshonte në lojën e banores, e pyeti këtë të fundit se pse pikërisht tani ajo i dha fund miqësisë me Eglën, në një kohë që Heidi atij ia ka prerë shkurt muhabetin kur kanë debatuar.

“Unë duroj se s’dua të zihem. Debati ndodh kur unë skam zgjedhje tjetër. Unë jam acaruar me të që kur përdorte Lidin”, tha Baci.

“Çfarë loje po bën Bac?” e pyeti Juli banoren, e cila u shpreh: “Është shumë më e cekët se kaq dhe kjo më bën mua fituese. Jo fituese e ‘Big Brother’ por në debat. Është thjeshtësia dhe cektësia sesi unë i bëj gjërat. Unë eci përpara duke parë e duke bërë”.

Continue Reading

Pinknews

Modelja shqiptare: Më pëlqejnë vetëm veriorët

Konkurrentja e Për’Puthen”, Erika, thotë se i pëlqejnë meshkujt veriorë, ndërsa me jugorët nuk ka dalë kurrë, pasi i duket sikur “takon një kushëri”. Ajo do në krah një mashkull që të “jetë pak toksik dhe xheloz që ta mbajë nën kontroll”.

Erika: Mua më pëlqejnë meshkujt që janë xhentilman. Ata meshkuj që të vijnë me dhurata, me lule, që mundohen të bëjnë maksimumin për ty. Jam e tërhequr edhe nga meshkujt toksikë.

Nuk po them që të kalojnë në ekstrem, por të jenë pak, e bëjnë më adrenalinë njohjen. Kur janë pak xhelozë, që mundohen të të vënë pak në kontroll.

Ronaldo Sharka: Veriorët thonë që janë një çikë si shumë xhelozë.

Erika: Po veriorët ata më ngjisin, nuk kam dalë kurrë me jugorë.

Ronalo Sharka: Po pse, çfarë kanë jugorët?

Erika: Seksi është e para gjë. Më duket sikur po flas me ndonjë nga kushërinjtë e mi, edhe i them jo që në fillim.

Ajo ndërkohë tha se harxhon 5 mijë euro në muaj.

“Shpenzimet e mia, muaji është me minus në fund të muajit. Por ka muaj që kalojnë këto shifra, por mund të jenë  edhe më pak. Muajt e verës edhe më shumë se 5 mijë”-ishte përgjigja e Erikës, kur u pyet sa para harxhon në muaj.

Continue Reading

Pinknews

I doli emri në përgjimet e dosjes kriminale, ekzekutohet ish-Missi

Landy Párraga, ish-Miss Ekuadori dhe modele, u qëllua për vdekje brenda një restoranti në qendrën tregtare La Cuadra.

Párraga ishte duke ngrënë mëngjes kur vrasësit hynë brenda dhe e qëlluan disa herë derisa vdiq. Emri i Landy Párraga u shfaq në rastin “Metastasis”.

Modelja ka qenë duke qëndruar me partnerin e saj e me sa duket do largohej nga restoranti, kur brenda kanë hyrë dy persona, shkruan El Universo.

Njëri prej tyre është afruar dhe ka qëlluar drejtpërsëdrejti modelen, e cila kishte veshur një bluzë blu të hapur dhe pantallona të shkurtra të bardha.

Ai e qëlloi dhe pasi ajo u rrëzua në tokë vijoi ta qëllonte. Ai ka qëlluar më pas edhe shoqëruesin e ish-mbretëreshës së bukurisë që ishte në krah.

Vrasësi i dytë që ishte pranë derës u afrua disa hapa dhe tentoi gjithashtu të qëllonte Parragën. Vrasja është regjistruar në kamerat e sigurisë së biznesit.

Ish-mbretëresha e bukurisë përmendej në bisedat mes trafikantit të drogës Leandro Norero dhe avokatit të tij Helive Angulo, të cilat u publikuan në çështjen “Metastasis”, për të cilën ka disa të arrestuar.

Në ato biseda, avokati i Noreros i tha asaj se gjoja po kontrollohej nga një importues. Norero kishte thënë gjoja se ky importues nuk ishte i saj dhe se ajo nuk mund të shfaqej e lidhur me të.

Më tej, sipas bisedave, ajo e kishte njohur me disa gjeneralë dhe një ish-kryetar të Kuvendit. Tashmë e ndjera banonte në Santo Domingo dhe kishte mbërritur në Quevedo, ku të shtunën mbrëma mori pjesë në martesën e ish-nënprefektit të Los Ríos Jhoa Chon-Qui.

Continue Reading

Pinknews

Kejvina Kthella ngre temperaturat me pozat joshëse nga Dubai

Ish-velina, Kejvina Kthella ka “tërbuar” fansat me fotot e nxehta në rrjetet sociale.

Kejvina ka publikuar disa foto ku shfaqet super bombastike me një fustan të ngushtë pas trupit.

Bukuroshja ka ekspozuar format e saj perfekte, teksa ndodhet në një restorant, duke hipnotizuar ndjekësit.

Këta të fundit kanë shpërthyer në komente, ku e përgëzojnë për trupin perfekt.

FOTOT: Kejvina Kthella ngre temperaturat me pozat joshëse nga Dubai

Continue Reading
Advertisement

TRENDING