Connect with us

Kronike

Shefi i policisë në terren, zbulon vendimin

Tragjedia në Himarë trondit jo pak opinionin publik, ndërsa solli reagime të forta shoqëruar edhe me protesta.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka pezulluar të gjitha lejet për punonjësit e strukturave të policisë për vijat bregdetare dhe zonat turistike, deri në përfundimin e sezonit turistik me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe dhe vendosjen e policisë në dispozicion të plotë.

Për pasojë Nano ka kërkuar që strukturat përgjegjëse të policisë të jenë në gatishmëri dhe në dispozicion të plotë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Drejtori i Policisë së Shtetit, ka zbritur në terren duke kryer kontrolle të imtësishme dhe vëzhguar punën e strukturave të policisë.

Advertisement