Connect with us

Aktualitet

NanoAlb & Industrial Application

Ky takim i parë me biznesin shqiptar synon të nxjerrë në pah përvojën dhe njohuritë e grupeve kërkimore NanoAlb, që mund të jenë me interes për aplikime industriale. Ky takim do të jetë veçanërisht tërheqës për kompanitë që kanë interes në përdorimin e materialeve dhe teknologjive të reja në lidhje me prodhimin dhe kontrollin e ushqimit, bujqësinë, energjinë, mjedisin dhe mbrojtjen e shëndetit, përveç industrive të tjera. Ne po kërkojmë të krijojmë bashkëpunime të frytshme midis grupeve të ndryshme kërkimore të NanoAlb-it dhe industrive, bazuar në prezantimet e ekspertizës, shprehjen e nevojave/problemeve që kërkojnë zgjidhje, të ndjekura nga diskutime të ideve në tryeza të rrumbullakëta. Takimi do të krijojë bashkëpunime të ardhshme Akademi-Industri me interes të ndërsjellë, për një nxitje më të mirë të aftësive kërkimore dhe zhvilluese (R&D) drejt nevojave të shoqërisë.

Në këtë event, morrën pjesë Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi, Ministri i Mbrojtjes së Sipërmarrjes z. Eduard Shalsi, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptare, z. Nikolin Jaka,  përfaqësues së njësisë kërkimore shkencore të NanoAlb dhe Nanoteknologjisë, përfaqësues nga industritë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Takimi u hap nga akad. Skënder Gjinushi, i cili falenderoi të gjithë të pranishmit në këtë event dhe veçanarisht Ministrin Shalsi dhe z. Jaka për gadishmërinë e tyrë në nxitje të zhvillimit të këtij bashkëpunimi. Veçanarisht falenderimi iu drejtua edhe akad. Arben Merkoçit, koordinator i Nanoalb, duke e cilësuar si një nga asesetet më të rëndësishmë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Në fjalën e tij përshëndetëse akd. Gjinushi përmendi se prej kohësh është ngritur një njësi e kërkim studimit e Nanoalb-it dhe një ndër objektivat kryesorë të NanoAlb-it është të zhvillojë dhe koordinojë kërkimin shkencor në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë në Shqipëri dhe kjo pikërisht në kohën aktuale, ku shkenca moderne ka arritur sukseset më spektakolare.

Më tej ai u shpreh se “Shqipëria, prej kohësh, është pretendente për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, dhe si rrjellojë kërkohet që edhe në prodhimet e saj të arrihen dhe respektohen standartet e caktuara. Për të arritur këto standarte, është e domosdoshme që të kemi prurje të reja teknologjike në prodhim.

Ky bashkëpunim për të qënë i suksesshëm do të arrihet mes tre palëve, kërkuesit shkencor, Ministria e Mbrojtjes të Sipërmarrjes dhe përfaqëuesit e prodhimeve, të cilët duhet theksuar se kanë rol kyç në këtë bashkëpunim. Shpresoj dhe uroj të kemi sa më shpejt rezultate konkrete nga bashkëpunimet potenciale.” përfundoi akad. Gjinushi.

Këtë takim e përshëndeti edhe Ministri Eduard Shalsi, i cili falenderoi Akademinë e Shkencave për ftesën. Ai vlerësoi, që pas një kohe të gjatë, Shqipëria tashmë po shikon një Akademi Shkencash aktive.

“Sot më shumë se sa kurrë, kemi nevojë për shkencë, teknologji dhe inovacion. Po jetojmë në një kohë të ndërlikuar, ku po kërkohet të ndryshohet dhe mënyra e jetesës dhe këndvështrimi po fokusohet tek shkenca dhe teknologjia, ndaj pa kurrfarë hezitimi përgëzoj Akademinë e Shkencave për mbështetjen e kësaj iniciative, dhe përsonalisht hap dyert për propozime të tilla. Unë si ministër, përfshihem me shumë kënaqësi në këtë proces sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi të sipërmarrjes në lidhje me benefitet e përdorimit të nanoteknologjisë.  Ndaj duke ju uruar dhe përgëzuar për këmbënguljen e këtij rrugëtimi jo të lehtë, na takon të gjithëve që të mbështetsim iniciativa të tilla në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit” tha z. Shalsi.

Pjesë e këtij paneli, ishte edhe z. Nikolin Jaka, i cili shprehu kënaqësinë e tij për këtë event të organizuar nga Akademia e Shkencave. Z. Jaka përgëzoi Akademinë për organizimin e dy eventeve brënda një muaji, të cilat kanë fokus sipërmarrjen private dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

Ai u shpreh se ka shumë kompani të cilat përkrahin qasjen e nanoteknologjisë dhe përmirësimin e tyre në infrastrukturën brënda kompanive të tyre.

Më tej ai ftoi Qeverinë Shqiptare për hartimin e politikave të duhura për zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e gjithë procesit teknologjik dhe nanoteknologjik.

“Jam i bindur se e ardhmja është fokusi i hartimit të politikave të duhura, se si sipërmarrja shqiptare të performojë në nivelin e duhur dhe të konkurojë me sipërmarrjen rajonale” përfundoi z. Jaka.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *