Aktualitet
Ndryshon Leja e Qarkullimit: Ja cilat janë detajet mbi dokumentin e ri.
Leja e qarkullimit të automjeteve do të ndryshojë formë dhe përmbajtje së shpejti. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka firmosur një urdhër e cila përcakton ndryshimet e reja.
Sipas vendimit të botuar në fletoret zyrtare leja e re e qarkullimit do të jetë e baras-vlefshme me certifikatën e pronësisë, ndërkohë që aktualisht ka dy kartona të ndryshëm që i dokumentojnë këto dy elementë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit do të bëhet sipas një rregulloreje të hartuar nga DPSHTRR.
Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor“, thuhet në vendim.
Leja e re e qarkullimit të jetë e baras- vlershme me certifikatën e pronësisë.
Pagesa
Leja e re do të futet në përdorim brenda 6-mujorit të parë të vitit 2021.
Mësohet se për lejen e re do të paguhen 2 100 lekë dhe dokumenti nuk do të ketë afat përdorimi pasi mbi të nuk do të stampohen vula të kolaudimit siç ndodh aktualisht.
Po ashtu, leja e re do të zëvendësojë ato që quhen Patenta Ndërkombëtare pasi do të ketë të njëjtën vlerë me të.
Ccdokush që jep mjetin me qira apo në përdorim do t’i deklarojë ato dhe gjithçka do të pasqyrohet online tek të dhënat e mjetit dhe lejes së qarkullimit.