Connect with us

Aktualitet

Në port nuk ndihet kur nis dhe përfundon dita apo java, pasi përpunimi nuk ndalet në asnjë moment.

Mirëmëngjes nga Porti i Durrësit🤩
Në port nuk ndihet kur nis dhe përfundon dita apo java, pasi përpunimi nuk ndalet në asnjë moment. Panorama e kësaj të hëne, sipas të dhënave nga Dispeçeria e APD-së, tregon për mbërritjen në orar të trageteve, rifillimin e përpunimit në Terminalin Perëndimor në dy anijet tregtare të akostuara në molin 1 dhe 4, ndërsa në radën portuale ndodhen 2 anije të tjera tregtare. Ndërsa priten 4 anije tregtare, nga të cilat do të përpunohen çimento, grurë e hekur. #Çdoditënëpunë⚓️
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Alfred Cako vjen me një parashikim: Ja bombat e frikshme që do godasin popullatën, do zhduket uji

Alfred Cako tregoi se ekziston një rrezik që të fillojë një lloj lufte jo bërthamore, por me bomba me neutron, të cilat nuk shkaktojnë dëme, por ndryshojnë formulën e ujit në trup dhe që të bëjnë të vdesësh Brenda pak kohësh.

Alfred Cako: Nuk do të ketë luftë me bomba bërthamore, por do të ketë luftra me bomba me neutron. Bombat me neutron janë bombat më të rrezikshme që nuk lënë pasoja afatgjata, që nuk shkatërrojnë, që nuk kanë valë goditëse, por në zonën që ato veprojnë, e kthejnë ujin e trupit të njeriut nga H2O në H2O2. I ndryshojnë formulën kimike ujit dhe njeriu nuk rron, vdes për një kohë të shkurtër. Objektet nuk shkatërrohen, nuk shuhen. Për bombat me neutron, këto bunkerët e Enver Hoxhës për shembull janë të mira, por për goditje nukleare nuk të shpëtojnë sepse bombat nukleare lënë pasoja afatgjata dhe ka nevojë për filtra, ka nevojë për ujë, për banjo etj. Të paktën duhet të qëndrosh për 90 ditë brenda dhe ato lloj bunkerësh nuk mund të rrish i mbyllur pa ajër dhe nuk të shpëtojnë nga goditjet nukleare.

Continue Reading

Aktualitet

Rrëfimi rrëqethës i Ermal Metës për sulmet e panikut

Ermal Meta nuk mund të mos buzëqeshë kur flet për “Buona Fortuna”, albumin e tij të ri: Fortuna është në fakt emri i vogëlushes që pret me partneren, vajzën e parë.

“Duhet të lindë në mes të qershorit, mezi po pres ta takoj. Jam shumë gati”, thotë ai.

Kantautori 43-vjeçar shqiptar shpjegon se ai shkroi albumin (12 këngë duke përfshirë një bashkëpunim me Levante dhe një tjetër me Jake La Furia) për t’i treguar vajzës së tij “si e pa botën ndërsa e pret”, me idenë për t’ia bërë atë të dëgjojë “kur ajo të jetë në gjendje të kuptojë muzikën”.

Tema e fatit është filli i përbashkët mes këngëve: “Rastësiitë pozitive ekzistojnë, por fati është diçka që ndërtohet ngadalë – pohon Meta . Të gjithë e krijojnë atë përmes asaj që bëjnë ose nuk bëjnë, në mënyrën se si e trajtojnë jetën e përditshme dhe veten. Në fund, nëse nuk mëson të përballesh me veten, është e vështirë të përballesh me gjithçka tjetër”.

Në rastin e tij, tregon ai, rrugëtimi ka qenë i gjatë: “Kam qenë vetë-sabotator për një kohë të gjatë, por mësova të përballesha me këtë pjesë timen. Kam bërë shumë terapi që të mund të përmbahem, sepse ndodh që në një moment të caktuar nuk ndihesh më rehat me gjërat e mira që të ndodhin. Në moshën 25-26 vjeç ka pasur raste kur mund të kisha pasur rezultate më të mira, por shmangja të bëja gjëra të rëndësishme për karrierën time ose futesha në telashe me sjellje të paqarta. E gjithë kjo ishte pjesë e një procesi të nënndërgjegjeshëm. Fillova një udhëtim dhe me vështirësi arrita të zbërtheja disa re. Terapia ishte themelore”.

Mendimet tona shkojnë te artistët e rinj, të cilët, pas “goditjes” së parë të suksesit, e gjejnë veten duke luftuar me brishtësinë e tyre dhe ndoshta kanë nevojë për një pushim: “Në botën e argëtimit ekziston një imperativ, që është të performosh, përveçse ka momente në të cilat ajo që vjen nga jashtë nuk korrespondon me atë që ndjen, ndaj krijohet një përçarje – thotë Ermali . Unë do t’i këshilloja këta fëmijë të pyesin veten nëse ajo që bëjnë përputhet me atë që ata janë. Koncertet, arenat, stadiumet janë gjëra të mrekullueshme, por ndonjëherë ndihesh i dërrmuar brenda. Epo, dije se gjithçka është normale, mund të ndodhë”.

Atij i ndodhi edhe në një ngjarje e papritur: “Viti 2017 dhe 2018 ishin vitet më të mira të punës në jetën time, por ishin të tmerrshme nga pikëpamja e brendshme, sepse kam vuajtur shumë nga sulmet e panikut. Më ndodhte në çdo koncert: në 2017 bëra 80 dhe në 2018 bëra 46. Të gjithë pa përjashtim ishin kështu: 4-5 pjesët e para mbaja frymën, u ngjita në skenë dhe fillova të kërceja, të përpiqesha të më kalonin. Ka qenë e vështirë. Që në vitin 2016, nuk isha më në gjendje të merrja aeroplanë”.

Zgjidhja, edhe në këtë rast, ishte të kërkonte ndihmë: “U ktheva në terapi dhe u riorganizova përsëri. Është e rëndësishme të jepni përparësi se si ndiheni, sepse injorimi i saj nuk e bën të largohet”.

Tashmë Meta po përjeton një çast që e cilëson si “të bukur”: të mërkurën do të drejtojë Koncertin e Ditës së Majit në Romë së bashku me Noemin, “një rol të ri që e pranova me gëzim, në një skenë të bazuar në tema të dashura për mua. si ato të lirisë, paqes, punës dhe sigurisë në punë, gjëra që duhet të marrim frymë çdo ditë”.

Në korrik do të nisë turneun dhe ndërkohë do të vijë vajza e tij e vogël: e keni imagjinuar gjithmonë veten si baba? “Jo, ishte një moment kur mendova se nuk do të doja sepse kjo botë më trembte shumë. Por jam rritur me një vëlla dhe motër për të cilët jam kujdesur gjithmonë, ndaj ndoshta është një rol që e kam marrë që në moshë të vogël. Mendova se kryesisht do të birësoja një fëmijë dhe është diçka që dua ta bëj ende dhe do ta bëj”.

Për atë, që është shumë i përfshirë në çështjet e dhunës ndaj grave, ardhja e një vajze prek disa çështje? “Jo, i kam ndjerë gjithmonë në maksimum, sepse shoh se çfarë ndodh”.

Verën e kaluar, pas përdhunimit në grup në Palermo, disa nga fjalitë e tij në të cilat ai uronte vuajtje të ngjashme me fajtorët tërhoqën kritika: “Unë përdora fjalë të forta, por ato erdhën nga zhgënjimi kur pashë se njerëzit po hidheshin në mbrojtje të këtyre personave, duke thënë “ata janë djem” dhe duke fajësuar vajzën. Si është e mundur?”.

Pas atij episodi ai mori mijëra mesazhe: “Në 99% të rasteve thoshin të njëjtat gjëra dhe kjo është se shumë vajza që vuajtën këto trauma nuk u ndihmuan. Ato e ndërprenë terapinë sepse nuk kishin pará. Shumë kanë kryer vetëvrasje. Të gjithë shqetësohen për riedukimin e përdhunuesve, ok, por le të shqetësohemi për viktimat”.

Continue Reading

Aktualitet

“E fsheha kancerin se s’doja kimioterapi!”-Gazetarja Rezarta Reçi flet për sëmundjen

“Kam kurajon të jem pjesë e jetës, ta dua atë”, kështu tha gazetarja Rezarta Reçi ndërsa rrëfente se si e përballoi ajo betejën me kancerin.

Prej 4 vitesh Rezarta është në luftë me kancerin, por ajo në një intervistë ajo ka rrëfyer se nuk e ka lejuar këtë sëmundje  t’i cenojë asaj aktivitetet e përditshme apo daljet me familjarët apo miqtë.

“Unë kam ecur përpara dhe të gjithë më kanë zili, në kuptimin e mirë të fjalës. Më thoshin si ja dole? Realisht unë nuk zgjodha të jem e goditur, e mora vesh që jam e goditur, arrita ta fsheh, sepse nuk doja kimioterapinë, vazhdojë të mos e dua, por rrethanat familjare më shtynë drejt përzgjedhjes. Ti bindesha.

Nuk kam ndenjur një ditë e shtrirë në krevat. Dilja, dilja vazhdimisht, herë me këmbë e herë pa këmbë, herë me miq e herë pa miq, por nuk u dorëzova. Vetëm kjo ka qenë fuqia ime, të mos dorëzohesha edhe kur nuk ndjehesha mirë dhe thoja nuk kam fuqi të dal deri te “Pazari i ri”, i thoja vetes, “Po ç’do bësh shtirë? Çohu vishu, lyej buzët”, e kam kurajon të jem pjesë e jetës, ta dua jetën e të jem pjesë e saj”,-tha Reçi.

Më shumë…

Gazetarja Rezarta Reçi ka intervistuar më shumë se 750 personazhe dhe kësaj here është vendosur ajo në rolin e rrëfimtares për të treguar historinë e jetës për emisionin “Profil”.

E quajnë “peshku i kuq” dhe me të kemi notuar në jetët e shumë artistëve dhe personaliteteve shqiptar që ajo i ka zhveshur nga kostumi skenik për të njohur njeriun..

Ky “Profil” i jetës së Rezartës mbart emocione të forta, histori dhe rrëfime për jetën personale, për atë çka ajo nuk ka treguar në kamera. Prej 4 vitesh Rezarta është në luftë me kancerin, por ajo nuk e ka lejuar t’i cenojë asaj aktivitetet e përditshme apo daljet me familjarët apo miqtë.

E pyetur nga gazetarja Greta Topjana rreth personazheve që ka intervistuar ajo veçoi disa prej tyre si p.sh. Tinka Kurti, Timo Flloko, Kujtim Prodani, Ramadan Sokoli, Roza Anagnosti etj, ku me secilin kishte nga një kujtim për të ndarë.

Për Timon ajo tregoi se e ka pritur derisa ai vendosi se ishte gati të xhironte, por ai gjatë xhirimeve nuk ishte mire. Pretendohej që intervista të zgjaste pak por kishte zgjatur me orë…kështu tregonte vetë Rezarta saqë i gjithë stafi ishte i lodhur edhe zhgënjyer paksa.

Ndërkohë që me Tinka kurtin gjithçka kishte shkuar vaj, jo vetëm që kishin xhiruar shpejt, por Tinka edhe pse në moshë nuk e shfaqte lodhjen aspak, madje pas interviste kishte lënë një takim për të parukeri.

Këto e shumë dëshmi të tjera u rrëfyen nga Rezarta Reçi në “Profil”

 

Continue Reading

Aktualitet

Bomba: Rusët porosi për sulmet në burgun e Reçit në Shkodër

Ervin Karamuço, profesor i kriminalistikës ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes kriminale të ndodhur në Shkodër, ku banesa e gjyqtarit Tonin Sterkaj u sulmua me tritol.

Karamuço tha se vështirësia më e madhe me të cilën përballen gjyqtarët në këto zona, është ajo e mbijetesës, pasi shpesh herë atyre u kërkohet o të “shiten” o të përballen me kërcënime të tilla.

“Vështirësia më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve në këto zona është të mbijetojnë ndaj këtyre njerëzve që duan ti mbajnë të kapur. Se qëllimi kryesor i këtyre organizatave kriminale është të kapin institucione. Disa i kanë kapur, edhe në prokurorinë e Shkodrës ka të kapur edhe në polici. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që ka një rrezik potencial që qytete të tilla të dalin jashtë kontrollit”,-tha Karamuça.

Ai më tej tregoi edhe një rast të planifikimit të një sulmi në burgun e Reçit nga banda ruse.

“Po them një rast, na është kapur në Han të Hotit, një rus. Ishte pjesëtar i organizatave kriminale “bradva”, vëllazëri ruse. U kap rastësisht në Han të Hotit, u çua në burgun e Reçit, ju dha afati për procedurat e ekstradimit, brenda natës vjen informacioni se do sulmohet burgu i Reçit në Shkodër.

Porosia ishte dhënë nga rusët e do ekzekutohej nga bandat malazeze me këto shqiptare. Rusi u mor brenda natës u soll në Tiranë e mbahej në një dhomë të sigurt pasi s’kishim besim se ai edhe në Tiranë mund të kishte ndonjë sulm. Bandat e planifikuan edhe këtë të sulmonin burgun që të nxirrnin këtë sepse u kanë borxhe bandave malazeze të lidhura me bandat ruse. Kur ata mendojnë këto gjëra ata janë të aftë të kthehen nga narkotrafikantë, në narkoterroristë,-tha Karamuço.
Continue Reading

Aktualitet

Rai 3 nuk transmeton dokumentarin e paralajmëruar

Radiotelevizioni Italian Rai 3 pa asnjë njoftim ka anuluar transemtimin e një emisioni për Shqipërinë, sic e paralëjrmoroi gjithë javën gazetari Sigfrido Ranucci.

Autori i emisionit investigativ Report ne Rai 3, Sigfrido Ranucci ka paralajmeruar gjatë gjithë javës Ramën dhe Melonin duke thënë se të dielën do të ketë gjëra të reja pasi  do te ishte pjesa e dyte e reportazhit per Shqiperine.

Mënyra se si ai ka paralajëmruar  pjesën e dytë linte të kuptohej se ajo ishte gati për trasnmetim.

Sot, Rai 3 nuk e transmetoi pjesen e dyte. Sigfrido Ranucci nuk ka dal në ekran por në facebook dhe ka njftuar se po pëpriqet ti marrë një intervistë kryeminstrit Edi Rama.

Sidoqoftë bashkë me të janë nauluar dhe disa emicione në ekranet e Shqipërisë që prisnin të komentonin pjesën e dytë të emisionit.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING