Connect with us

Bota

Palmer: SHBA shpreson që BE të hapë Konferencën Ndërqeveritare për Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara shpresojnë  Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-  organizohet para fundit  presidencës gjermane  Bashkimit EvropianZëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer i tha Zërit  Amerikës se megjithëse mbetet ende punë për  bërë për reformat, Shqipëria e ka justifikuar atë  ai e quajti “hapin e ardhshëm logjik”. I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor tha gjithashtu se qasja e Shteteve  Bashkuara ndaj rajonit ka pasur vazhdimësipavarësisht nëse administrata ka qenë demokrate apo republikane dhe ai pret  njëjtën gjë me ardhjen e Presidentit  ri Joe Biden.  intervistën me kolegen Keida Kostrecizoti Palmer tha se Uashingtoni vazhdon  mbetet i angazhuar për normalizimin mes Prishtinës dhe Beogradit:

Zëri i Amerikës: Zoti Palmer duket se fillimi i negociatave mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, do të shtyhet përsëri. Cila mendoni se është arsyeja që BE-ja nuk është gati për fillimin e tyre?

Matthew Palmer: Nuk dua të flas për Bashkimin Evropian. Do të flas për Shtetet e Bashkuara. Në emër të Shteteve të Bashkuara mund të përforcoj dhe rikonfirmoj mbështetjen tonë të fortë për perspektivën, rrugën dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne ishim shumë të kënaqur kur Këshilli Evropian ra dakord marsin e kaluar për të hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë. Tani duam të shohim hapin e ardhshëm logjik, përcaktimin dhe organizimin e Konferencës Ndërqeveritare, si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Ne vazhdojmë të shpresojmë që Këshilli Evropian javën që vjen të bjerë dakord që të ndërmarrë këtë hap tjetër logjik.

Zëri i Amerikës: Ka vende në Bashkimin Evropian që kanë dyshime serioze nëse Shqipëria është gati. Duke pasur parasysh situatën me Gjykatën Kushtetuese, nuk mendoni që ato janë të justifikuara të jenë më të tërhequra dhe jo të gatshme t’i hapin këto negociata?

Matthew Palmer: Mendoj se Shqipëria ka bërë shumë. Nëse sheh çështjen e reformës zgjedhore, reformat për të cilat ishte rënë dakord, të kthyera në legjislacion në përputhje me rregullat e ODIHR-it, mjaft kohë përpara zgjedhjeve të prillit. Ishte një hap përpara dhe një fitore për demokracinë e Shqipërisë. A ka akoma për të bërë? Sigurisht. Pa dyshim në fushat e shtetit ligjor dhe reformës juridike, do të donim të shihnim që Shqipëria të bëjë më shumë. Do të donim që Gjykata Kushtetuese të formohet dhe të gjykojë çështje, do të donim të shihnim një pakësim të çështjeve të prapambetura, rreth 35 mijë prej tyre që presin të gjykohen nga Gjykata e Lartë. Do të donim të shihnim që Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK-u të funksiononin me kapacitet të plotë dhe përparim në këtë drejtim. Kjo është një përpjekje afatgjatë. Kështuqë është bërë shumë punë, ka ende shumë për të bërë, por pikëpamja jonë është se Shqipëria ka shënuar përparim të mjaftueshëm për të justifikuar hapin e mëtejshëm, Konferencën Ndërqeveritare. Do të donim që një gjë e tillë të bëhej para fundit të presidencës gjermane.

Zëri i Amerikës: Shtetet e Bashkuara ishin forca kryesore nxitëse e reformës në drejtësi. A do ta përdornin Shtetet e Bashkuara përvojën nga kjo reformë në vende të tjera, apo duke e parë tani mendoni se disa gjëra duhet të ishin bërë ndryshe, duke pasur parasysh për shembull vakuumin e krijuar me Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartën në vend?

Matthew Palmer: Ne sigurisht i kishim propozuar me forcë përpjekjet për reformat, por forca kryesore lëvizëse nuk kanë qenë Shtetet e Bashkuara, kanë qenë udhëheqësit politikë të Shqipërisë. Ishin udhëheqësit politikë të cilëve iu desh të merrnin përgjegjësinë, ta çonin këtë proces përpara, të merrnin vendime të vështira, të bënin kompromiset e nevojshme.

Ata e kanë bërë këtë me mbështetjen e Shteteve  Bashkuarambështetjen e fortë  udhëheqësve  SHBA-dhe një numri ambasadorësh amerikanë  TiranëPor merita   vërtetë i takon udhëheqjes  Shqipëri  ka qenë ajo  ka drejtuar këtë proces.

Zëri i Amerikës: Nga çka është arritur, a shihni ndonjë mangësi  zbatimin e këtyre reformaveÇfarë mund  ishte bërë  mirë?

Matthew Palmer: Sigurisht  ka shumë për  bërëNe zhgënjyem kur opozita dogji mandatet dhe doli nga parlamentiMendoj se kjo ishte e dëmshme për demokracinë shqiptareËshtë inkurajuese  opozita është e gatshme  marrë pjesë  zgjedhjet e prillit rimarrë rolin e saj marrë pjesë jo vetëm  procesin demokratik, por  institucionet  do  formohen përmes këtij procesiDhe  gjithë këtë procesdo  shpresoja  edhe udhëheqja  Tiranëedhe publiku shqiptar t’i shikojnë Shtetet e Bashkuara si miq, si partnerë, si aleatë, si mbështetës  reformës demokratikereformës  drejtësi dhe një  ardhmeje evropiane.

Zëri i Amerikës: Politika është polarizuar dhe retorika është ashërsuar  prag   fushatës për zgjedhjet e pranverës. jeni i shqetësuar se ky lloj polarizimi dhe mënyra se si partitë kryesore palët bashkëveprojnë me njëra-tjetrën mund  shkaktojë një tjetër shtyrje  Konferencës NdërqeveritarePra sa i rëndësihëm është qendrimi i forcave politike  vend?

Matthew Palmer: Mendoj se padyshim vendet anëtare  Bashkimit Evropian qeveritë e vendeve anëtare do  ndjekin me shumë kujdes se çfarë ndodh  Shqipëri gjatë gjashtë muajve  ardhshëmDhe siç e thashë ne shpresojmë  Konferenca Ndërqeveritare  hapet para fundit  vitit 2020. Por edhe për  tejajo  duhet, ajo  pritet është  qeveria shqiptare  vazhdojë  demonstrojë një angazhim ndaj përpjekjes  reformës, dhe përparim  dukshëmkonkret dhe  prekshëm drejt atyre reformave, përfshirë veçanërisht përsa i takon sundimit  ligjit.

Zëri i Amerikës: Madministratën e re  ardhshme  Shtetet e Bashkuaraçfarë ndryshimesh parashikoni si i dërguari për Ballkanin Perëndimor?

Matthew Palmer: Nuk dua  bëj parashikime lidhur me atë  do  bëjë administrata e ardhshme, por mund  them se kam punuar me Ballkanin Perëndimor për 27 vjet,  administrata demokrate dhe administrata republikane dhe politikaqasja e Shteteve  Bashkuara ndaj rajonit ka qenë e qëndrueshme nga administrata  administratësepse interesat tona kanë pasur vazhdimësi nga administrata  administratëVizioni ynë për Ballkanin Perëndimor është   shohim vendet e tij  paqe brenda tyre paqe me me fqinjët e tyreme stabilitetmirëqenie dhe  integruar  institucionet evropiane dhe Euro-Atlantike veçanti NATO-n dhe Bashkimin EvropianKjo nuk do  ndryshojëShtetet e Bashkuara janë  përkushtuara ndaj partneritetit me Ballkanin Perëndimor dhe me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për perspektivën e tyre evropiane.

Zëri i Amerikës:  konkretishtduket sikur bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë kanë ngecur dhe Kosova gjithmonë ka shpresuar  angazhimin aktiv  Shteteve  BashkuaraÇfarë parashikoni  ndodhë  muajt e ardhshëm? A do  ketë një angazhim   madh ose një shtytje   madhe për këto bisedime?

Matthew Palmer: Përsëri nuk dua  parashikoj  ardhmen, por ju them se Shtetet e Bashkuara kanë qenë vazhdimisht  angazhuara  mbështetjen e normalizimit  marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Ne e bëjmë këtë vazhdimisht nivele  ndryshmepërfshirë  shtator këtu  Uashington  nivelin   lartë  qeverisë amerikaneKy angazhim ndaj partneritetit me Serbinëpartneritetit me Kosovën dhe perspektivës evropiane   dy vendevenuk do  ndryshojëDhe ne do  punojmë me Beogradin dhe Prishtinën për  mbështetur normalizimin e marrëdhënies  tyre dhe integerimit respektiv evropiane për secilin prej vendeve.

Zëri i Amerikës: A do  duket pak  ndryshe (ky angazhimduke marrë parasysh  Shtëpia e Bardhënën administratën aktualeishte e përqendruar  shumë tek zhvillimi ekonomikndërsa zoti Biden para se  zgjidhej president, kishte shprehur një qasje pak  tradicionale?

Matthew Palmer: Çdo administratë është e ndryshme, por themelet e qasjes amerikane  Ballkanin Perëndimormbështetja e integrimit evropianmbështetja anëtarësimit në NATO për ato vende  Ballkanin Perëndimor  aspirojnë anëtarësimin  NATO, mbështetja e një procesi përmes  cilit vendet e Ballkani Perëndimor bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për t’u përballur me sfidat e përbashkëta dhepërfshirë atë  fundit, COVID-in. Kjo nuk do  ndryshojëKështuShtetet e Bashkuara do  mbeten  angazhuara  Ballkanin Perëndimor, ne do  mbetemi një partner i mirë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ne do  mbetemi  përkushtuar ndaj stabilitetitmirëqenies dhe paqes në të gjithë rajonin.

Bota

Vodhën mbi 100 mijë euro në markete në Itali, karabinierët arrestojnë 2 shqiptarët

Një bandë përgjegjëse për disa vjedhje në dyqanet e elektronikës është shkatërruar.

Mëngjesin e të enjtes së 2 majit, Karabinierët e Castiglione delle Stiviere (Mn) dhe Salò zbatuan një urdhër paraburgimi, të lëshuar nga gjyqtari hetues i Mantovës, ndaj dy personave.

Bëhet fjalë për dy burra me kombësi shqiptare: ata u vunë në gjurmim dhe u arrestuan në banesë në Soiano del Lago, të cilën e përdornin si bazë logjistike.

Sipas hetuesve, ata do të ishin përgjegjës për vjedhjet e shumta të kryera në dyqanet zinxhir të njohur si Trony në zonën e Brescias, por edhe në provincat Mantua dhe Vicenza.

Hetimet rindërtuan skemën e mënyrës së veprimit të bandës, e karakterizuar gjithmonë nga kontrollet paraprake. Po hetohet nëse banda ishte e përbërë dhe nga persona të tjerë.

 

Continue Reading

Bota

Netanyahu: Izraeli i gatshëm për armëpushim nëse lirohen pengjet, por lufta nuk mbaron këtu

Izraeli është i gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse Hamasi liron të gjithë pengjet e rrëmbyer tetorin e kaluar, njoftoi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke hedhur poshtë kërkesat për tërheqjen e forcave të IDF.

“Izraeli nuk do të pajtohet me kërkesat e Hamasit, që do të thotë dorëzim, dhe do të vazhdojë luftimet derisa të arrihen të gjitha qëllimet e tij” , tha kryeministri.

Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar në territoret izraelite pranë Gazës, militantët e Hamasit vranë rreth 1200 njerëz dhe morën peng 250 të tjerë. Që atëherë, një numër i pengjeve janë liruar, por rreth 130 janë ende duke u mbajtur në enklavën palestineze.

Javën e kaluar, Izraeli i dërgoi zyrtarisht Hamasit një propozim armëpushimi, i cili sugjeron një ndërprerje të përkohshme të armiqësive për të lehtësuar shkëmbimin e disa dhjetëra pengjeve për të burgosurit palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.

 

 

Propozimi është përshkruar si “jashtëzakonisht bujar” nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili i ka kërkuar Hamasit të “vendosë shpejt” dhe “të marrë vendimin e duhur”.

Continue Reading

Bota

Përmbytjet në Brazil, rritet në 56 numri i viktimave! Frikë për përhapjen e epidemive

Numri i të vdekurve nga shirat në shtetin më jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul, u rrit në 56 persona. Kështu bënë të ditur autoritetet lokale, ndërsa dhjetëra persona të tjerë ende nuk janë gjetur.

Më shumë se 69 mijë ishin zhvendosur pasi stuhitë prekën gati dy të tretat e 497 qyteteve në shtetin, i cili kufizohet me Uruguain dhe Argjentinën.

Përmbytjet masive shkatërruan rrugë dhe ura në disa rajone të shtetit. Stuhia shkaktoi gjithashtu rrëshqitje dheu dhe shembje të pjesshme të një dige në një hidrocentral të vogël.

Guvernatori i shtetit u tha gazetarëve se do të kishte nevojë për një “Plan Marshall” për t’u rikuperuar nga stuhitë dhe pasojat e saj, duke iu referuar një plani për rimëkëmbjen ekonomike të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkaq frika më e madhe është përhapja e ndonjë epidemie, pasi përmbytjet kanë shkatërruar rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm në shumë zona.

Continue Reading

Bota

Katër fëmijë 13-vjeçar bien nga tarraca e palestrës, ja gjendja e tyre shëndetësore

Në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, katër fëmijë të moshës 13-vjeçare u ngjitën në kulmin e palestrës së sporteve në qarkun Grunbach gjatë të shtunës mbrëma.

Megjithatë, ata u rrëzuan nga tetë metra lartësi, ku si pasojë që të gjithë pësuan lëndime serioze.

Mbetet e paqartë sesi ka ndodhur incidenti, kurse zëdhënësi i policisë në Aalen tha për Bild se ata me gjasë janë rrëzuar nga kulmi i punuar nga xhami derisa po luanin.

Një numër i madh i kamionëve të zjarrfikësve dhe autoambulancave u nisën drejt vendit të ngjarjes.

Në anën tjetër, policia gjermane nuk ka dhënë ndonjë detaj lidhur me këtë si dhe nëse gjendja e fëmijëve është përmirësuar.

Continue Reading

Bota

“Dyert për negociata janë të hapura”, Macron: Duhet të kemi dialog me Rusinë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar të dielën se duhet të ketë një dialog me Rusinë.

“Ne po bëjmë gjënë e duhur duke i lënë dyert e hapura për negociatat me Rusinë”, tha Macron në një intervistë për La Tribune. “Përndryshe, ne do të kishim hequr dorë nga rendi ndërkombëtar, si dhe nga paqja dhe siguria.

Megjithatë, Macron vuri në dukje në të njëjtën kohë se ishte e nevojshme të vazhdohej me politikën strategjike në lidhje me Rusinë.

Në fund të prillit, Macron tha duke folur në Universitetin e Sorbonës në Paris se Evropa duhet të jetë e përgatitur për të ndërtuar marrëdhënie me Rusinë pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë. Ai tha gjithashtu se aftësitë teknike dhe diapazoni i goditjes së raketave balistike ruse rrezikojnë vendet evropiane.

 

 

“Nëse flasim për Ukrainën, siguria e evropianëve është në rrezik sepse ky vend ndodhet rreth 1,500 kilometra nga kufijtë tanë,” vuri në dukje Macron. “Nëse Rusia fiton, atëherë do të duhet vetëm një sekondë që të mos ketë siguri për Rumaninë, Poloninë, Lituaninë apo vendin tonë”.

“Fuqia dhe diapazoni goditës i raketave balistike ruse na rrezikojnë të gjithëve”, shtoi presidenti francez.

Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov deklaroi më herët se Rusia nuk përbën kërcënim për askënd në Evropë dhe shpreson për një qëndrim të ngjashëm me veten.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING