Connect with us

Bota

Pandemia Covid-19 godet sistemin arsimor botëror

Emergjenca shëndetësore nga pandemia e koronavirusit ka bërë që sistemi arsimor botëror të marrë goditjen më të madhe të regjistruar ndonjëherë në histori. As luftrat e mëdha botërore nuk i kanë shkaktuar kaq shumë dëme.
Në të ashtuquajturën ‘Vala e parë e Covid’ rreth 1.6 miliardë nxënës u privuan nga qasja në klasa e auditore teksa u dërguan në shtëpi pasi shkollat mbyllën dyert.
Dhe ndërsa shumica e vendeve në botë janë prekur nga ‘Vala e dytë’ e pandemisë, mësimi ende është i ndaluar për gjysmën e totalit të nxënësve kurse pjesa tjetër me më shumë fat ka mundur të vazhdojnë studimet on-line, ndërkohë që edhe në shumë vende të zhvilluara, ky nuk është një opsion. Mbylljet e shkollave dhe hapësirave të tjera të të nxënit kanë ndikuar në 94 përqind të armatës studentore në botë dhe deri në 99 përqind në vendet me të ardhura mesatare dhe të ulëta.
Ndërsa bota kishte vite që po luftonte për të zbutur pabarazinë arsimore, tani Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se emergjenca shëndetësore po i përkeqëson gjërat në mënyrë disproporcionale, duke prekur më të prekshmit dhe duke kërcënuar të zerojë përparimin e bërë gjatë disa dekadave për këtë brez dhe ndoshta më gjerë.

Advertisement

TRENDING